Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
Lajmi i fundit

Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës

Published: July 16, 2026
Shpërndaje

Në një letër të ashpër e të paprecedentë të datës 15 korrik 2026, Byroja e Konventës së Bernës ka kritikuar hapur hermetizmin dhe mungesën e transparencës së institucioneve tona, duke kërkuar llogari urgjente për planet e fshehura të zhvillimit turistik dhe resorteve me pesë yje brenda peizazhit të mbrojtur Vjosa-Nartë

Byroja e Konventës së Bernës ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë shqiptare lidhur me zhvillimet infrastrukturore dhe turistike në peizazhin e mbrojtur të Vjosa-Nartës, një zonë e propozuar si pjesë e Rrjetit Emerald.

Në një letër të fundit të 15 korrikut 2026, drejtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatave mjedisore në Shqipëri, Byroja shpreh “keqardhje” për mungesën e informacionit gjithëpërfshirës mbi projektet dhe kërkon me ngulm paraqitjen e një Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis që të llogarisë ndikimin kumulativ të Aeroportit të Vlorës dhe atyre që i quan “projekte të reja të zhvillimit turistik”, që duket se lidhen me planet për resorte me pesë apo më shumë yje në zonë.

- Publicitet -

Dokumenti i publikuar nga EcoAlbania, që bashkë me PPNEA është regjistruar si ankues në kërkesat drejtuar Konventës, konfirmon se Konventa e Bernës mori në shqyrtim situatën në mbledhjen e qershorit, pas ankesave nga organizatat mjedisore dhe njoftimeve shqetësuese nga qytetarët. Në letër përshëndetet pezullimi i përkohshëm i punimeve dhe premtimi i qeverisë për një VNM të re të thelluar.

“Byroja shqyrtoi informacionin e marra mbi projektet e reja të zhvillimit turistik brenda zonës kandidate Emerald të Vjosa-Nartës dhe përshëndeti pezullimin e punimeve të ndërtimit në këtë zonë si dhe angazhimin e autoriteteve shqiptare për të kryer një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis,” thuhet në letër.

Por nga ana tjetër, Byroja thekson se institucionet shqiptare po tregohen hermetike dhe se informacioni i ndarë ishte i paplotë. “Megjithatë, ajo shprehu keqardhje që autoritetet nuk kishin ofruar informacion të detajuar mbi zonën kandidate Emerald të Vjosa-Nartës dhe ende nuk kishin dorëzuar një Formular të përditësuar të të Dhënave Standarde për zonat Emerald në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Përfaqësuesit e Konventës paralajmërojnë gjithashtu se “qasja e ndjekur nga autoritetet shqiptare mund të paraqesë rreziqe të ngjashme për site të tjera kandidate Emerald në vend.”

Organizata EcoAlbania e cilësoi letrën e Konventës së Bernës si një mesazh të fortë ndaj Qeverisë Shqiptare lidhur me kërcënimet e vazhdueshme ndaj sitit Emerald Vjosa-Nartë dhe bëri me dije se konventa ishte njoftuar edhe për punimet e kryera tashmë në zonë.

“Konventa e Bernës nuk mund të kishte qenë më e qartë. Qeveria Shqiptare nuk mund të vazhdojë të sillet sikur detyrimet ndërkombëtare janë çështje zgjedhjeje, ndërkohë që u hap rrugën investitorëve brenda zonave të mbrojtura,” citohet Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania, në deklaratën për shtyp të organizatës mbi letrën.

“Vjosa-Narta është një zonë me vlera të jashtëzakonshme natyrore, e njohur ndërkombëtarisht, jo një kantier ndërtimi… Qeveria duhet të ndalojë së kërkuari mënyra për t’iu shmangur vendimeve të Konventës së Bernës dhe të nisë zbatimin e tyre”, citohet mëtej Nika.

Në letrën e Sekretariatit të Konventës, kujtohet edhe kërkesa e parealizuar e Komitetit të Përhershëm nga dhjetori 2025 për pezullimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës deri në përfundimin e një VNM-je të re e të saktë, kusht ky që, sipas tyre, lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Byroja i ka lënë afat qeverisë deri më 15 gusht 2026 për të dorëzuar detaje mbi “lejet e dhëna dhe hapat proceduralë”, si dhe harta të mbivendosjes mes zonave të mbrojtura dhe projekteve zhvillimore. Më pas, në shtator, do të vendoset nëse Konventa do të dërgojë një mision vlerësues në terren.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?