Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Drogë për klientët në ish-Bllok, administratorët dhe punonjësit e klubeve të natës që u arrestuan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Drogë për klientët në ish-Bllok, administratorët dhe punonjësit e klubeve të natës që u arrestuan
AktualitetKronike

EMRAT: Drogë për klientët në ish-Bllok, administratorët dhe punonjësit e klubeve të natës që u arrestuan

Published: March 28, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Tiranës lëshoi 11 masa sigurie për administratorë e punonjës të lokaleve të natës në Tiranë që operojnë kryesisht në zonën e ish-Bllokut të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike brenda ambientit.

9 persona janë arrestuar, 2 prej tyre më parë ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim. Personat e arrestuar janë: Enis Haxhiaj, Akil Ndreu, Klevis Maqellari, Raul Loka, Endrijus Shaliu, Ergi Hasani, Migert Balla, Arli Gjokmeli dhe Fradjo Keli.

Orges (Dritan) Jahelezi është arrestuar në flagrancë pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai është dënuar më parë nga GJKKO për trafik droge.

- Publicitet -

Gjatë gjithë kohës që janë zhvilluar hetimet, policia ka gjetur në clube dhe ka sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.

Njoftimi i Policisë:

“Tiranë

Finalizohet, pas disa muajsh hetimesh me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Night Clubs”.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 11 shtetas,  punonjës ose administratorë të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në brendësi të ambienteve ku ushtronin aktivitetin.

Nga 11 masa sigurie të caktuara nga Gjykata, u ekzekutuan 9 masa sigurie “Arrest në burg”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë. Ndërkohë, 2 shtetas të tjerë janë arrestuar më parë, gjatë periudhës hetimore.

Arrestohet në flagrancë edhe një 49-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata.

Gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Night Clubs” u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

E. H., 39 vjeç; A. N., 37 vjeç; K. M., 30 vjeç; R. L., 29 vjeç; E. S., 34 vjeç; E. H., 26 vjeç; M. B., 31 vjeç; A. Gj., 36 vjeç dhe F. K., 32 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, punonjës ose administratorë lokalesh, shpërndanin doza të drogave të forta në ambientet e brendshme të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut. Gjatë kontrolleve fizike, atyre iu gjetën doza të lëndës narkotike të dyshuar kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 11 aparate celularë.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, të cilëve iu sekuestruan 2200 tableta ekstazi (MDMA).

2 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi O.(D). J., 49 vjeç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Dursakja says:
    March 29, 2026 at 7:09 am

    Po vetëm me veprimtari antiligjore mund të arrish të bëhesh me banesë në Shqipëri, në të kundërt do të mbetesh totalisht i pamundur të jetosh si njeri.
    Rrugë e dytë emigrimi, pa kthyer kokën pas.
    Nga të ardhurat e turizmit qytetarët kanë humbur, rritje e kostos së jetesës e papërballueshme për 75_80%e popullsisë, 15%e popullsisë jetojnë si shtrese e mesme dhe 5%pronarë dhe agallarët që fituan në kurriz të qytetarëve.
    Këtë ekstremitetet të polarizimit të shoqërisë nuk do të guxonte ta bënte në Shqipëri asnjë pushtues sado i fuqishëm potencialisht.
    Kjo është “demokracia” shqiptare për këtë demokraci shpresuan Shqipëtarët në vitin 1990.
    Jemi në Europë me polarizim shoqëror ekonomik si në vendet e Afrikës, por me fasadë më se vet Europa.
    Kjo është e vërtetë dhe shumë tragjike.

    Reply
  • Peqe, lepe, shoqja Zenepe says:
    March 29, 2026 at 9:42 am

    Saktë për gjithë sa shkruan. Pyetja ime për ty dursake do ishte se ke apo s’ke një farë zgjidhje, se si mund të dilet nga llumi ku e kanë zhytur vatanin grykësit me postiqe të salduara pas të ndënjurave?

    Me lëvizje lapajsh me nga dhjetë roje nate para kryeministrisë, apo çeta si ato me emra absurde “bashkë”, “kundër”, “libra”, “fletore”, etj. nuk shkohet as në htg (hale të gomerëve). Ato nuk japin asnjë gram garanci.Luftën për pushtet e kanë për vetveten, dhe jo për masën. U mjafton vetëm një post deputeti dhe kaq.

    Sa për rifreskim kujtese. Qysh prej tre e kusur dekadave asnjë prej gazetarëve, të gjithë rrogëtarë pushtetarësh pa përjashtim, nuk ka dhënë as idenë më elementare, se si mund të shembet kjo demokraturë postdiktatoriale, për t’i hapur rrugën ndryshimit dhe qasjes me hapa gjjgande (edhe Kosova na ka lënë në bisht) drejt strukturave të Bashkimit Evropian.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?