Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Efektivi u përgjigj me plumba pasi i përplasën mjetin, arrestohen tre të rinjtë trafikantë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Efektivi u përgjigj me plumba pasi i përplasën mjetin, arrestohen tre të rinjtë trafikantë
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: Efektivi u përgjigj me plumba pasi i përplasën mjetin, arrestohen tre të rinjtë trafikantë

Published: March 22, 2024
Shpërndaje

Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e një trafikanti 30-vjeçar.

Enea Sulejmani ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas kontrollit, në automjet i është gjetur një pako me lëndë narkotike dhe me peshë rreth 1 kilogram.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç, që ishin në makinë me Sulejmanin. Ndërkohë janë zbuluar edhe fotot e të rinjve që u vunë në pranga në rrugën “Mihal Duri” në kryeqytet.

- Publicitet -

Të rinjtë dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut. Sipas raportimeve ata ishin nën vëzhgim nga policia prej dy muajsh, dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike në një rrugë pa krye, ku kishin lënë vendtakimin.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk rezulton që efektivët të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta.

Kjo pasi sipas tyre efektivi ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme. Plumbi i qëlluar ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, ka depërtuar brenda dhe e ka kapur Sulejmanin në kofshë.

Si ndodhi ngjarja?

Sulejmani po udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Tiguan” së bashku me dy persona të tjerë në rrugën “Mihal Duri”, kur uniformat blu që ndodheshin në një operacion antidrogë, kanë tentuar ta ndalojnë.

Por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien, automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga efektivët ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë mbeti i plagosur Enea Sulejmani.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet është gjetur një pako kanabis me peshë rreth 1 kg, ndërsa dy persona e tjerë në makinë janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    March 22, 2024 at 2:35 pm

    Efektivin mos e dekoroni,por te pakten i jepni nje rroge mujore shperblim.

    Reply
  • mali says:
    March 22, 2024 at 4:41 pm

    Nga polici I ligu duhet te kete frike sepse ate kobure nuk e ka te vrase lareska.
    Me vend ,pa vend seicili duhet t’i bindet policit ne detyre.
    Mos jua hapni syne gangsterave duke mare neperkembje policin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?