Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Kush janë 10 të arrestuarit në Korçë për sherrin ku u përdorën thikat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Kush janë 10 të arrestuarit në Korçë për sherrin ku u përdorën thikat
AktualitetKronike

EMRAT: Kush janë 10 të arrestuarit në Korçë për sherrin ku u përdorën thikat

Published: September 1, 2025
Shpërndaje

Policia e Korçës ka zbardhur dinamikën e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen nr. 1, në një lokal, ku mbetën të plagosur me thikë dy persona.

Në njoftimin e kësaj të hëne, policia njofton se janë vënë në pranga 10 persona që u përfshinë në konfliktin për motive të dobëta, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Po ashtu, është proceduar penalisht pronari i lokalit për punësimin e punonjësve të paregjistruar në organet kompetente.

- Publicitet -

Më konkretisht në njoftim thuhet se u arrestua 54-vjeçari Dritan Pino, banues në Korçë, i cili akuzohet për vrasje me dashje në tentativë, plagosje të rëndë dhe të lehtë me dashje, shkatërrim prone, deklarim të rremë para policisë, prishje të qetësisë publike dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Të arrestuarit e tjerë janë Petrika Ropi, 28 vjeç; Ilir Shukulli, 51 vjeç; Rafail Kocaqi, 21 vjeç; Salvi Asllan, 21 vjeç; Mihal Zhidro, 31 vjeç; Serxhio Mema, 25 vjeç; Gersi Dervishi, 37 vjeç; Sotiraq Shkurti, 31 vjeç; dhe M.L., 29 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale plagosje të rëndë dhe të lehtë me dashje, shkatërrim prone, deklarim të rremë para policisë dhe prishje të qetësisë publike.

Në kërkim është shpallur shtetasi E.K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar për përfshirje në konflikt.

Gjatë konfliktit, personat janë përplasur fizikisht dhe me sende të forta, duke shkaktuar dëme në lokal dhe duke prishur qetësinë publike, ndërsa gjatë hetimeve disa prej tyre kanë dhënë deklarata të rreme.

Në vijim, është proceduar penalisht pronari i lokalit, shtetasi R.I., 45 vjeç, për punësim të paligjshëm, pasi kishte punonjës të paregjistruar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?