Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Mashtronin qytetarë të BE përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Mashtronin qytetarë të BE përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë
AktualitetKronike

EMRAT: Mashtronin qytetarë të BE përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Published: September 30, 2026
Shpërndaje

Policia ka arrestuar ditën e sotme katër persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.  Të arrestuar janë Emirjon Xhafa, 40 vjeç, Genci Ndoni, 42 vjeç, Ekzon Dervishi, 32 vjeç dhe Eroll Hyslihaka, 31 vjeç. Përmes platformës online, ata mashtronin qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian për t’u marrë para.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient, në rrugën e Kavajës, i përshtatur me poste pune. Në kuadër të kësaj kanë sekuestruar 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera.

Njofimi i Policisë

- Publicitet -

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “INVESTING”.Goditet një tjetër rast mashtrimi nëpërmjet platformave online. Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim pronari i ambientit dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase. Sekuestrohen 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një sërë veprimesh hetimore e procedurale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “INVESTING”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient, në rrugën e Kavajës, i përshtatur me poste pune, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit E. Xh., G. N., E. D. dhe E. H., si dhe shtetasen E. A., të cilët dyshohet se mashtronin shtetas të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, nëpërmjet platformave online.

Nga hetimet rezultoi se ambienti ishte në pronësi të shtetasit T. B., i cili, në bashkëpunim me shtetasit e mësipërm, e administronte atë me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit E. Xh., 40 vjeç, G. N., 42 vjeç, E. D., 32 vjeç dhe E. H., 31 vjeç.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. B., 45 vjeç, ndërsa shtetasja E. A., 23 vjeçe, u procedua në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me këtë veprimtari.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?