Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje në Komisariatet e vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje në Komisariatet e vendit
AktualitetKronike

EMRAT: Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje në Komisariatet e vendit

Published: October 29, 2025
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka kryer disa ndryshime në radhët e saj drejtuese, duke përfshirë lëvizje të disa kryekomisarëve në drejtime të reja në disa qarqe të vendit.

Kryekomisar Mariglen Duçi, që më parë mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në DVP Shkodër, është emëruar shef komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër.

Ndryshimet vijojnë me kryekomisaren Nertila Meta, e cila ka mbajtur detyrën e specialistes në Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Drejtorinë për Krimet në Volum, në DPPSH. Ajo është emëruar shefe komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd, në DVP Elbasan.

- Publicitet -

Kryekomisar Elton Halili, që shërbente si shef komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd, është transferuar shef komisariati në Bulqizë, në DVP Dibër.

Në vendin e tij, kryekomisar Edvin Peci, më parë shef komisariati në Bulqizë, është emëruar shef komisariati në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në DVP Tiranë.

Ndërkohë, kryekomisar Erdit Rrëçeku, që më parë mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 6, është emëruar shef sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.

Gjithashtu, komisar Klaudio Zhupa, që ushtronte detyrën e shefit të Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, është emëruar shef komisariati në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në DVP Shkodër.

Ndërsa kryekomisar Altin Lila, që mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Dibër, është emëruar specialist për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DPPSH.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • MeteH says:
    October 29, 2025 at 10:55 am

    Ta haje dreqi, edhe keto levizje te fundit ne Policine e Shtetit nuk sollen emerimin e shumepritur nga Kapterr Ethem Lalaj si kryeKomisar ne Corrushin e tij ne Mallakaster.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    October 29, 2025 at 11:37 am

    Ore, sqaroni lexuesit, ç’jane “krimet ne volum”?

    Reply
  • Mali robit says:
    October 31, 2025 at 12:34 am

    Krimet ne sasi te modhe pra

    Reply
  • [email protected] says:
    October 31, 2025 at 8:59 am

    JANE AKOMA SHUME OFICERA QE KANE KALUAR TESTIMIN PER MARRJE GRADE DHE NUK PO EMEROHEN NUK JANE PAK PIR RRETH 40 OFICERA ME GRADA KOMISAR E K/KOMISAR.CFARE BEHET ME KETA.TJETRI ME GRADEN N/KOMISAR SA DOLI NGA KURSI AKADEMISE SE POLICISE EMEROHET SHEF RENDI CUDIRA E ME PAS PRESIM REND E SIGURI.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vendimi i Sylvinhos, ish-trajneri i Kombëtares refuzoi kthimin te klubi i njohur brazilian
  • Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi
  • Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve
  • I shoqëruar nga senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK
  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?