Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Parandalohet atentati, tre të arrestuar në disa qytete, për çfarë dyshohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Parandalohet atentati, tre të arrestuar në disa qytete, për çfarë dyshohet
AktualitetKronike

EMRAT: Parandalohet atentati, tre të arrestuar në disa qytete, për çfarë dyshohet

Published: October 9, 2026
Shpërndaje

Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se do të kryenin një atentat. Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje edhe me atentatet e ndodhura në Sarandë dhe Mirditë.

Operacionet policore janë zhvilluar në Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Sarandë. Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e personave të arrestuar dhe për të përcaktuar nëse ata kanë lidhje me ngjarjet kriminale të mëparshme.

Elden Tarja, Kristian Ymeri (Shkambi) dhe Vinçesk Piroli u ndaluan në aksin “Gjadër-Barbullush”. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 3 pistoleta me krehra e fishekë, si dhe automjetin dhe motomjetin e përdorur në këtë rast.

- Publicitet -

Të arrestuarit janë të moshës 25, 34 dhe 38 vjeç. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Blutë kanë dyshime të forta se kemi të bëjmë me të njëjtët autorë të atentatit në Sarandë. Aktualisht kontrolle të shumta po bëhen në disa qytete në përfshirë Shkodrën, Laçin dhe Kamzën.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Puna e mirëorganizuar dhe e shpejtë policore parandalon një vrasje

Finalizohet operacioni i koduar “Detajet”.

Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët, në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar  të kryenin vrasjen.

2 prej tyre, të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin.

Shtetasi tjetër, bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar që të largoheshin me automjet nga zona ku  kishin planifikuar të kryenin vrasjen.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (pistoleta), si dhe automjeti dhe motomjeti i përdorur në këtë rast.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar operacionale të specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të intensifikimit të punës operative dhe kontrolleve, me objektiv madhor parandalimin e ngjarjeve kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Detajet”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. T., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin (shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit).

Menjëherë pas marrjes së informacionit se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar.

Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit V. P. dhe K. Y. (Sh.), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”. Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E.T., drejtuesi i automjetit,  me qëllim largimin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen.

Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e shtetasit E. T. dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për rastin, çelësat e të cilit iu gjetën shtetasit 34-vjeçar.

Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena
  • Presidenti dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46
  • Radarët inteligjentë nisin nga janari, survejim në këto 14 akse rrugore
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burg
  • VIDEO: E rëndë në Shkodër, shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

Komentet e Fundit

  1. image2img.net on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  2. prehistoriku on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  3. Ethem Lalaj on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. nastradini on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. anti25642654censurë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?