Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: 20 mijë lekë për të futur drogë në burgun e Elbasanit, zbardhet skema e përdorur nga efektivi i policisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRI: 20 mijë lekë për të futur drogë në burgun e Elbasanit, zbardhet skema e përdorur nga efektivi i policisë
AktualitetKronike

EMRI: 20 mijë lekë për të futur drogë në burgun e Elbasanit, zbardhet skema e përdorur nga efektivi i policisë

Published: January 24, 2026
Shpërndaje

Një polic i burgut të Elbasanit, një i paraburgosur dhe partnerja e këtij të fundit, u arrestuan nga policia, pasi u zbuluan se bashkëpunonin për të futur lëndë narkotike në burg.

Ndriçim Kroi, gjatë orëve që nuk ishte në punë, punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë.

Në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua sillte në burgun e Elbasanit.

- Publicitet -

Shumat për lëndën narkotike varionin 100-200 mijë lekë të vjetra.

Ndërkaq, Esmeralda Komici, partnerja e të paraburgosurit Gerald Stamolla ka treguar se i dashuri i saj ka shitur lëndë narkotike brenda burgut me çmime të ndryshme.

Për të tre, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi “Arrest në burg”.

Organi i akuzës thotë se nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë së burgjeve, për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, gjatë orëve që nuk ishte në punë shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë.

Pikërisht në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua dërgonte ato në burg.

Gjatë hetimeve për këtë veprimtari, prokuroria zbuloi se efektivi i policisë furnizonte të paraburgosurit edhe me lëndë narkotike kundrejt pagesës.

Prokuroria thotë se Kroi këtë veprimtari e kryente gjatë shërbimit në turnin e tretë dhe ditëve të shtunë e të diel, kur në institucion nuk kishte personel të administratës.

Nga hetimet rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunonte me shtetasen Esmeralda Komici, e cila e paguante për të futur lëndë narkotike në burg, kundrejt shumave që varionin nga 100–200 mijë lekë të vjetra.

Drogën që merrte nga Komici, efektivi i policisë ia jepte të dashurit të saj, Gerald Stamolla, i cili e shiste më pas në burg.

Mbi këta tre persona rëndojnë akuzat: Prodhim dhe shitja e narkotikëve dhe Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?