Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: Akuza për prodhim dhe shitje droge, arrestohet inspektori i Policisë në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRI: Akuza për prodhim dhe shitje droge, arrestohet inspektori i Policisë në Tiranë
KronikeLajmi i fundit

EMRI: Akuza për prodhim dhe shitje droge, arrestohet inspektori i Policisë në Tiranë

Published: March 23, 2024
Shpërndaje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar ditën e sotme arrestimin e inspektorit policior, Ervis Shkurta. Në njoftim bëhet me dije se Shkurta dyshohet se ka prodhuar dhe shitur lëndë narkotike në bashkëpunim.

Ndalimi i 38-vjeçari u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale pas arrestimit disa ditë më parë të tre personave të tjerë.

Shkurta së bashku me tre të arrestuarit ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë.

- Publicitet -

Më tej, bëhet me dije se ai ishte në dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.

Jo vetëm kaq, por Shkurta dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të Ervis Martinajt.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor E. SH., 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”.

Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në përmbushje të misionit të saj për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Garanci si të NATO-s për Ukrainën? Propozimi amerikan përballë kundërshtimit rus
  • Çfarë ndodh nëse një armë bërthamore shpërthen në hapësirë
  • A mbetet ende i frenuar rreziku i një lufte totale
  • Korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, caktohet seanca e parë për Ballukun
  • Dënohet me burgim të përjetshëm emigranti shqiptar që vrau bashkëshorten

Komentet e Fundit

  1. K R on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  2. demo on Afera e Porto Palermos
  3. Gjirokastriti on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  4. demo on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  5. telemaku on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?