Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale
Sport

Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

Published: July 12, 2026
Shpërndaje

Argentina është gjysmëfinalistja e radhës e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë në një çerekfinale dramatike të zhvilluar në Kansas City.

Kampionët në fuqi e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaluan në avantazh që në minutën e 10-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Lionel Messi, Alexis Mac Allister u shkëput në zonë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Zvicra reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 67-të me Dan Ndoye, i cili realizoi një gol të bukur me një goditje të harkuar nga një kënd i ngushtë, duke rikthyer emocionet në sfidë.

Vetëm pesë minuta më vonë, zviceranët mbetën me një lojtar më pak. Breel Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së VAR-it, që konstatoi simulim në zonë, duke e lënë ekipin e tij me dhjetë futbollistë.

- Publicitet -

Edhe pse në inferioritet numerik, Zvicra rezistoi deri në fund të kohës së rregullt dhe e çoi ndeshjen në shtesë, ku dukej se gjithçka po shkonte drejt penalltive.

Por në minutën e 112-të, Julián Álvarez nxori në pah klasin e tij me një goditje spektakolare nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke rikthyer avantazhin për Argjentinën.

Në sekondat e fundit të sfidës, në minutën e 121-të, Lautaro Martínez vulosi kualifikimin me golin e tretë, duke i dhënë fund ëndrrës së Zvicrës.

Me këtë fitore, Argjentina vazhdon mbrojtjen e titullit botëror dhe siguron një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, ku do të përballet me Anglinë.

REZULTATI:

Argjentina 3-1 Zvicra

Mac Allister 10’, Alvarez 112’, Lautaro 120+1’ / Ndoye 67’

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndihmoi Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, lirohet nga qelia Embro Sulejmani
  • PRIZREN: Promovohet libri “Vallëzim me hënën” i shkrimtarit Namik Dokle, i botuar në Sarajevë
  • “Je transferuar me urdhër të Ramës”, Veliaj letër gjykatëses së GJKKO-së: Hetoni urdhrin
  • Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  • SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  2. anti25642654censurë on Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  3. anti25642654censurë on Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  4. anti25642654censurë on Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Publikohet intervista që largoi Ramën nga studio
  5. nastradini on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?