Shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk ka të ndalur. Sot një megavat në bursën e ndërkombëtare HUPX kushton mesatarisht 731.05 euro, nga 501.71 euro që ishte në të njëjtën datë të muajit të kaluar. Ndërsa në raport me 29 gushtin e vitit të kaluar rritja e çmimit për megavat është rritur me 8 herë, pasi vjet një megavat kushtonte 90.46 euro.
Këto çmime sipas ekspertit të energjisë Lorenc Gordani do të jenë edhe të rrezikshme gjatë dimrit, ku në skenarin më të keq fatura e energjisë të arrijë deri në 1 miliardë euro.
“Këto çmime do të thonë që një sasi sado e vogël e energjisë që blihet në bursë, do të kushtojë sa 7 apo 10 herë që blihej më parë në bursë. Çmimet mesatare janë 730 euro, por më herët kanë qenë nën 100 euro, kjo është një barrë e madhe për kompaninë KESH. Projeksionet janë që deri më tani fatura energjisë minimalisht këtë vit të arrijë në 600 euro. Ne kemi importuar 200 milionë euro vjet, por asnjëherë nuk është kapërcyer në 600 milionë euro. Ndërsa skenari më i keq nuk dihet, por duhet të përgatitemi për skenarin më të keq, që mund të arrijë deri në 1 miliardë euro, por varet se sa fuqi ka edhe buxheti i shtetit për të importuar dhe mund të kemi edhe ndërprerje energjie. Dimri do të jetë akoma edhe më i vështirë, madje një situatë më e jashtëzakonshme”, shprehet Gordani.
Ndërsa KESH i cili deri më tani ka shpenzuar pothuajse 260 milionë euro për të importuar energji, vetëm këtë muaj ka anuluar 4 ankande për shkak të çmimeve stratosferike.
“Kaskada po mundohet të bëjë menaxhim por nuk i ka ato mundësi që të bëjë më shumë, por duhet të funksiononte bursa, pasi ne nuk marrim pjesë në asnjë bursë direk. Prandaj dhe faturën e importit e kemi më të lartë. Duhet të nisë kursimi i energjisë por reduktimi i energjisë nuk mund të arrihet nga facebook, sepse në realitet nuk ka efekt”, pohon eksperti.
Për shkak të konsumit të lartë dhe thatësirës, nga 1 tetori të gjithë ata që konsumojnë mbi 800 kilovat në muaj do ta paguajnë energjinë me çmimin e tregut, që është disa fish më i lartë se 9.5 lekë që paguajnë aktualisht familjet për kilovat. Mirëpo sipas Gordanit fasha nuk do të sjellë shumë efekt, ndërkohë sugjeron nisjen e kursimit fillimisht nga autoritetet publike.
“Vendosja e fashës është një masë që s’do të sjellë një efekt të jashtëzakonshëm pasi do të hapë një sërë problematikash. Vendet e BE kanë nisur të vendosin kursime tek autoritetet publike, kurse në Shqipëri autoritetet publike këtu po e rrisin faturën si ujësjellësit. Fasha nuk është zgjidhje nuk mund të jetë efektive, por ndoshta do të na ndërgjegjësonte disi”, tha Gordani.
Teksa e konsideron situatën në Kosovë si kambanë alarmi për shkak se ka nisur ndërprerjet e energjisë si pasojë e krizës, Gordani thotë se ndërprerje mund të ketë edhe në Shqipëri pasi mënyrat për të përballuar situatën janë vetëm tre.
“Injektim për të blerë energji por do të rëndojë faturën e KESH, së dyti është investimi në kursim energjie por kërkon shumë investim dhe së treti është situata e jashtëzakonshme ndërprerja e energjisë”, tha Gordani.
Gordani solli në vëmendje edhe paralajmërimin e Belgjikës që flet për një situatë kritike energjetike deri në 10 vite për shkak të ndikimit të luftës.
“Belgjika ka paralajmëruar që kriza energjia do të jetë deri 10 vite, dhe mund të jetë shkatërrues për buxhetet. Pra buxheti i shtetit do të jetë i detyruar që të injektojë më shumë buxhete. Vendet nuk po arrijnë të garantojnë rezerva për gazin natyror për dimrin, dhe është shkaktuar edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike”, tha ai.
Një ditë më parë, pasi ministrja e Energjisë e Belgjikës ka paralajmëruar se vendet e BE-së do të përballen me “pesë deri në dhjetë dimra të tmerrshëm” nëse nuk merren masa për të ulur çmimet e gazit natyror. Ministrja Tinne Van der Straeten shkruan në Tuitter se energjia po prodhohet me çmim shumë më të ulët se çmimi me të cilin shitet.
“Nuk ka më asnjë lidhje midis kostos së prodhimit dhe çmimit të shitjes. Ky sistem evropian i formimit të çmimit të energjisë elektrike duhet të rishikohet. Pesë deri në dhjetë dimrat e ardhshëm do të jenë të tmerrshëm nëse nuk bëjmë asgjë,”, shkruan ministrja.
Në kuadër të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, vendet e BE kanë shkurtuar importet e gazit rus, dhe nga ana tjetër edhe vetë Rusia i ka kufizuar furnizimet e për pasojë ka vijuar rritja e energjisë.

Spekullimet dhe alibite me krize energjitike boterore nuk ngjisin, sepse Shqiperia ka burime energjie 100% HIDRIKE dhe ndaj nuk ka lidhje me kete rritje te energjise qe vjen nga burime te tjera.
O gazeta e nerume DITA:
AMAN DHE DERMAN ME KETE INJORANCE TOTALE SHQYPTARE KUR FLITET PER ENERGJINE QE MATET ME KILOVATORE DHE JO ME KILOVAT, KILOVATI NUK MUND TE SHITET DHE AS TE BLIHET, SEPSE NUK MUN TE TRANSMETOHET ME TELA ELEKTRIKE, KJO ESHTE SI TE BLESH ENERGJI ME KILOGRAM APO ME METER LINEAR
Pse cuditemi pastaj me Edi Ramen qe ka prenotuar me qera motore diesel per energji elektrike nga injoranca ne drejtimin e shtetit. Kjo injorance totale teknike na paraqet ne shqyptareve si nje fis prej Afrike Zulu qe nuk njeh dhe nuk ka haber fare per njesite matese te energjise, te cilat mesohen ne shkollen fillore, por qe ne Shqypni nuk i njohin as media, as politika e deputete dhe as ministra e Kryeministra qe kur dalin jashte vendi behen gazi i Botes ne deklarata turpi dhe rezili per nje vend qe kerkon te antarsohet ne BE
Poshtë lufta ! – po fillon të thërrasë Populli
Rroftë lufta – vazhdojnë thirrjet Pushtetarët dhe Politikanët Perëndimore .
Ky është një konflikt pa zgjidhje, derisa
Politikanët Perëndimore të kuptojnë se në ç’greminë po i degdisin popujt e tyre,
derisa të kuptojnë se mirëkuptimi dhe bashkëveprimi i resurseve dhe energjive që kanë popujt e tyre me resurset dhe energjitë e popujve të shpallur “armiq” apo kundërshtarë, është detyrim i mirëqënies, dhe paqes.
Thellimi i krizës si pasojë e konflikteve dhe luftrave do të detyrojë shkaktarët të gjunjëzohet përballë thirrjeve : Poshtë luftrat dhe konfliktet për interesa të zgjerimit të zonave të influencës dhe të imponimit të detyruar të të quajturës “demokraci”.
Popujt kërkojnë jetesë paqësore brënda vehtes por edhe me popujt fqinjë dhe më tej tyre.
Kjo që po ndodh , është veç çmenduria e rradhës e Politikanëve të papërgjegjshëm.
Rroftë Paqja !
Kështu ndodh kur në krye janë PSIKOPATËT, IDIOTËT, TË PAAFTËT, TË PAPËRGJEGJSHMIT, UDHËHEQËSIT E FEJSBUKUT DHE TUITERIT QË KUJTOJNË SE NJË SHTET MUND TË UDHËHIQET NGA FEJSBUKU..
SANKSIONET NDAJ RUSISË JANË SANKSIONE QË VRTËM NJË GOMAR UDHËHEQËS MUND TI VENDOSTE , NUK E KAM FJALËN PËR GALLOFIN TONË VETËM, POR PËR GJITHË PSIKOPATËT DHE K@URVAT QË KA EUROPA SOT NË KRYE….