Autori i këtyre kujtineve, Sefer Pasha, ka qenë shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, funksion organik shtetëror në vitet e regjimit komunist. Pasha ka qenë shumë pranë udhëheqjes komuniste të kohës, si gardist në fillim dhe si drejtues më vonë.
Ai vëzhgonte dhe “fotografonte” në mendjen e tij gjithçka, përcillte ngjarjet e kohës me shqetësim dhe reflektonte. Ato për të cilat flet duken ngjarje të njohura dhe të shumë komentuara, por ka ende të panjohura, të vëzhguara nga këndvështrim tjetër.
Disa nga mbresat e asaj kohe ai i ka sjellë për rubrikën Histori të gazetës “DITA”. I përgatiti për botim Xh. Shehu
—–
Nga Sefer Pasha
Pranë Enver Hoxhës kam shërbyer qysh në ditët e para të karrierës ushtarake. Në ato fillime nuk kisha asnjë funksion, isha një roje i Gardës së Republikës. Megjithëse, asokohe, e shihja përditë, nuk e bëra dot një fotografi me Enver Hoxhën. Një miku im Gjelosh Ukcama nga Lekbibaj me ndihmën e Sulo Gradecit e bëri një foto krah për krah me Enver Hoxhën. Pas ’90-s mërgoi në Amerikë dhe me atë foto gjeti punë. Dhe te kush? Tek ata që ishin arratisur.
Sot, pothuajse çdo ditë shkoj nga ish Blloku tek vila 31, ku jetoi Enver Hoxha dhe ku unë dikur bëja shërbimin, shpesh edhe me tre turne. Nuk e di sa herë i kam numëruar pllakat e rrugicave, të korridorit dhe të trotuarit rrotull lulishtes. Për të shtyrë kohën numëroja gjithashtu vazot me lule, trëndafilat, bredhat, manjolat, plepat, kundroja me detaje të vetmin lis, i cili u shkul kur u ndërtua shtëpia e re e Enver Hoxhës. Nuk lija pa futur në “inventar” as skulpturën në këndin e lulishtes që është edhe sot aty.
Enver Hoxha më kalonte tek këmbët kur isha në vendrojet fikse. Tani që jam thinjur e sjell shpesh në mendje. Atëherë ai qe i ri, i gjatë, i drejtë, me ballin sa një gjysmë hëne. I pëlqente të mbante kapele, përdorte disa llojesh të tilla, më së shumti mbante një borsalinë të zezë. Këpucët e preferuara qenë në ngjyrën e mjaltit.
Nisej çdo mëngjes në këmbë për në Komitetin Qendror. Syzat e zeza nuk i hiqte kurrë. Asnjë roje nuk përshëndeste. Bënin përjashtim ata oficerë që shërbenin në hollet brenda shtëpisë. Skender Alikës që tani është 96 vjeç i thoshte tek dera e dhomës ku flinte: “Skënder! Je mirë! Të futa një herë në burg. Besoj të ka bërë mirë”. Skënder Alikua shërbeu tek dera e dhomës ku flinte Enver Hoxha 15 vjet.
Shpesh e shikoja me libra në duar në bibliotekën e madhe. Më ka qëlluar të futem edhe më pas atje. U largova nga Garda dhe u ktheva kur Enver Hoxha kishte vdekur. Isha Kryetar dege kur pashë që nisën ta plaçkisnin bibliotekën. Hajdutë me pushtet. I mbushën arkat me libra pa iu trembur syri. Një “personalitet” e kishte shtëpinë afër Presidencës. Me urdhrin e tij bashkë me dy kolegë ngarkuam një makinë me libra dhe i ngjitëm në katin e dytë tek banesa e tij. Hajduti që mori librat ishte bërë funksionar i lartë. E kishim frikë. Të përzinte nga Garda e të flakte në rrugë. Nga njëra arkë ra një libër tek dera. I “madhi” qe futur brenda banesës së tij. E mora librin dhe e futa nën sqetull. Ishte “Dëborat e Kilimanxharos” të Heminguejit, ishte edhe firma Enver Hoxhës në të. E ruaj në bibliotekën time edhe sot.
***
Po të mblidhen të gjitha vogëlimat e jetës së Enver Hoxhës do të delte një mal me libra. Për një periudhë u zgjodh një kuzhinier nga Kukësi, për të gatuar në vilë, i cili sapo ishte kthyer nga Franca. Nga fshati Borje i zonës së Gorës, kishte bërë emër të mirë në Drejtorinë e Pritjes. Për këtë arsye e dërguan në Francë që të specializohej. Sulo Gradeci më tha se ata të Parisit i kishte mahnitur.
Filloi punën si kuzhinier në vilë. Qysh në fillim gatimet e “gegës” nga Borja e Kukësit i pëlqeu Enver Hoxha. Një drekë “gega” i shërbeu vetë Enver Hoxhës. Kur mbaroi pjata e parë me supë “gega” i thotë Enver Hoxhës: “Enver! Po të hedh dhe një lugë tjetër. E kam “kripur” me erëza nga të malit të Shishtavecit”. Enver Hoxha qe çuditur. Askush nuk guxonte t’i fliste atij në emër. I gjithë personeli i druhej. Bile një berber nuk kishte mundur që ta qethte. Me gërshërë në dorë i vinte rrotull Enver Hoxhës dhe dridhej. Gërshërët nuk i “urdhëronte” dot. Më në fund Enver Hoxha qe ngritur pa u qethur.
Kurse një kuzhinier i ri pa iu trembur qerpiku guxoi t’i thoshte “Enver” sikur t’i kishte prerë kërthizën. Nexhmije Hoxha që gjithashtu po hante drekë kishte mbledhur vetullat. Enver Hoxha veproi siç i tha “gega”. E hëngri dhe pjatën e dytë me supë.
Sulo më tregoi se pas kësaj Enver Hoxha e kishte pyetur ku kishte mësuar të gatuante. “Gega” i Borjes i tha: “E kisha vëllanë e madh kuzhinier në Shtëpinë e Oficerëve në Kukës. Baba më dërgoi pranë tij që të mësoja zanatin. Ashtu bëra. Por unë nuk e dëgjoja vëllanë, gatuaja sipas mendjes time. Një ditë vëllai u mërzit shumë. Mori hanxharin dhe më qëlloi mes për mes ballit”.
Plagën e hanxharit e kishte vërtetë në ballë, i dukej si Përroi i Gurit të Shqipes në fshatin e tij, Borje. Kishte qëndruar gjashtë muaj në Spitalin Ushtarak.
-“Qysh atëherë vendosa dhe u bëra kuzhinier më i mirë se vëllai” – i kishte thënë Enver Hoxhës.
Atij i pëlqeu gega. Dhe ndonjëherë kur hante drekë e ulte në tavolinë dhe bisedonte me të si miq. Bukën ky kuzhinier ia përgatiste me thekër nga e fshatit Tërshanë pas malit të Gjallicës. E dinte që Enver Hoxha ishte me diabet.
***
Në Bllokun e udhëheqjes vinin shpendë që nga veriu i Evropës. Bahçet e udhëheqësve qenë plot me nuselale, kunadhe e ketra. Në Pallatin e Brigadave për shkak të pyllit atë kohë “këndonin” tufat me dhelpra. Çudia qëndron se aty ku është Kasollja e Bujkut u pa dhe një ujk. Askush nuk e shpjegon dot se si e kapërceu ujku murin e Pallatit të Brigadave. Aty kishin ushqim të bollshëm.
Por në familjet e Bllokut lumturia nuk u pa kurrë. E pyeta njëherë Sulo Gradecin tek po mblidhja të dhëna për Doktor Ibrahim Dervishin, në duart e të cilit kishte dhënë shpirt Nako Spiroja, nëse qe i lumtur Enver Hoxha.
– Jo, – mu përgjigj ai.
I kisha shkuar për vizitë në shtëpi pasi doli nga burgu. Për Ramiz Alinë, Sulo Gradeci volli vrer. “Kokë kauçuku, qe frikacak”, më tha. Folëm për dasmat e fëmijëve të Enver Hoxhës. Gjithçka qenë, por dasma jo. Ceremonitë qenë të thjeshta. Nuk u thye një qelq. Vetë Enver Hoxha as këndoi, as u ngrit në valle dhe as ngriti ndonjë dolli. Rrinte i menduar përpara gotës së rakisë. Të mos bëhet zhurmë, – kishte porositur Gradecin, u prishim qetësinë banorëve të Tiranës së Re.
Disa nga miqtë e mi nuk i botojnë kujtimet e tyre. Ata ia njohin sikletet Enver Hoxhës. Profesor – doktor Përparim Lika po i mban në sirtar kujtimet e të atit, Halimit, i cili i ka shkruar rrëfimet me dorë. Halimi qëndroi pranë Enver Hoxhës 30 vjet. Janë mbi pesëqind faqe.
Halimi nga Drizari i Mallakastrës, më tregonte se në studion e Enver Hoxhës, nën xhamin e tavolinës ku punonte, mbante të shkruar me shkrimin e tij të dorës atë që i tha në Dragobi në 7 maj të vitit 1970 malësori Ali Shabani: “Shqiptarin nuk e ka lindur Lokja prej barkut, por huta prej çarkut”.
***
Nëpër arkiva hulumtoj dhe silloisem. Në sytë e mi Enver Hoxha ishte tjetër njeri në mëngjes, tjetër në drekë e tjetër në orët e vona. Isha i ri dhe në mendjen time prej fshatari gjykoja se ai ishte vetë Zoti në tokë. Vitet rrodhën. Unë u largova nga Garda dhe Enver Hoxhën më pas e kam parë vetëm në ekrane. Kur vdiq erdha nga veriu dhe bëra homazhe.
Shumë ngjarje dramatike ndodhën në Shqipëri. Komplote, gjyqe, vrasje, internime e drama të panumërta. Nuk kam pse ta fsheh. Zhgënjimi im për disa prej tyre ka qenë i madh. Çfarë më mbetet nga ai “aktori” i dikurshëm i Bllokut? Përgjigjet janë të verbëra. Në dy hektar Bllok u pushkatuan pesë Anëtarë të Byrosë Politike dhe shtatë Anëtarë të Komitetit Qendror. Vetëm nga Blloku janë internuar dhjetë familje udhëheqësish. Jashtë Bllokut shifrat janë dhe më të trishtueshme.
Analiza e imët më bën gur. Dhe duke gërmuar nëpër arkiva e pyes veten: Ç’u bë ai Enveri me libra në duar që shihja nga dritarja kur bëja roje? Idhulli im mjegullohet. Megjithëse bëri punë e vepra të mira ai mbetet enigmatik tek unë për shumë anë të tjera.
Kush gjurmon nëpër arkiva shpesh ndodhet në mes të katër udhëve. Prej vitesh qëmtoj për Kadri Hazbiun. Dukej si lule me erë në malin e Korabit, por krejt papritur e përlau cikloni i luftës për pushtet. Fundi qe i llahtarshëm. Më 14 tetor të vitit 1982 i hodhën hekurat.
Shefi i hetuesisë që kishte qenë 30 vjet vartës i Kadri Hazbiut me ta ulur në karrigen e hetuesisë i thotë: “Ose trego veprimtarinë agjenturore ose unë të q… nënën!” Kjo shprehje gjendet në Arkivin e Shtetit.
Është një letër e gjatë që Kadri Hazbiu me dhëmbët e shkulur (ia shkulën sepse nuk donin të kafshonte gjuhën dhe t’u vdiste në duar) ia shkruan Enver Hoxhës.
Tani faqet e gazetave mbushen me legjenda nga jeta e këtij njeriu të jashtëzakonshëm dhe pyesin – A ishte Kadri Hazbiu agjent i zbulimeve të huaja, siç e akuzonin. Unë kam bindjen e plotë se Kadri Hazbiu nuk ka qenë agjent i ndonjë zbulimi të huaj. Natyrisht që ka bërë krime. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Gërmimi në mijëra faqe në Arkivin e Shtetit dhe në Arkivin e Ministrisë së Brendshme për të gjetur ndonjë thërmijë, nëse Kadri Hazbiu u shërbente agjenturave të çon drejt askundit. Nuk gjendet asnjë provë e vetme që ta vërtetojë akuzën e Enver Hoxhës. Dosja e Kadri Hazbiut është qepur sipas urdhrit të Hekuran Isait dhe të tjerëve.
Por një gjë del si drita e diellit. Plr mu, as Mehmet Shehu, as Kadri Hazbiu nuk e donin socializmin, ashtu si pretendonte ta ndërtonte ai që e kishin si shpatë mbi kokë. Kadri Hazbiu i varrosi tre gjeneralët e tij, Beqir Ballukun, Hito Çakon dhe Petrit Dumen në Vranisht të Lumit të Vlorës. Nëse do ishte gjallë pas 90-s, me siguri do t’i zhvarroste ish-miqtë e tij me ceremoni.
Në procesverbalet në arkivë del se Enver Hoxha thotë shpesh se veprimtarinë agjenturore të puçistëve e ka zbuluar partia. Broçkulla. Partia nuk ishte në qiell. Në dy mijë e ca faqe që kam shfletuar nëpër arkiva del se e gjithë katrahura që ndodhi brenda Bllokut ishte luftë për pushtet.
Në përplasjen e parë me Enver Hoxhën, Kadri Hazbiu i tha shefit të tij: “Asnjë sekret nuk ju mbaj shoku Enver, Teme Sejkon e kanë mbytur Rexhep Kolli me Mihallaq Ziçishtin”. I nervozuar Enver Hoxha e kërcënon: “Do të varesh ti Kadri!”. Dhe ja përgjigja e Kadri Hazbiut: – “Po mirë o, le të varem, por jo të shtrëmbërohen gjërat shoku Enver!”.
Partia nuk duhet të jetë prokurori. Por i tillë ishte diktatori. Edhe Lenini i tha Trockit: -“Juda Trocki!”. Megjithatë, nuk e eleminoi. E mbajti ministër të luftës. Kurse Enver Hoxha nuk lëshonte pe. Të gjithë i shkoi në plumb….
(Vijon)
Ky gardisti paska qene perdite prane Enverit dhe nje fotografi nuk e paska me Enverin.
Ndersa ky Sali “desidenti” ka fotografi me Enverin dhe pinjollet e tij. Me siguri e kane marre me zor ne keto foto, se ky Salihi “nuk i shihte me sy” bllokmenet. Dhe po ta shohesh, gjithmone i vrenjtur ( ha ha) ne cdo foto, si prane Enverit , ashtu edhe pinjolleve te tij.
Qen bir qeni ishte po me qen bir qeni eshte Rama dhe pisat e rilindjes.
Po lufte per pushtet ishte.
Midis kater kandidateve qe do zevendsonin Enverin, M.Shehu, H.Kapo, K.Hazbiu dhe R.Alise, Nexhmija zgjodhi kete te fundit! Ishte ky qe i beri “tetshin” ne fund Nexhit!
Ku pir.dhte Enveri per Nexhmijen.
Nexhmija e kishte frike Enverin per vete.
Po nuk kuptuat filozofine e pushtetit, do jepni nga keto mendimet dhe teori konspiracioni qe ju pelqejne, jo te verteten.
Arqile !
Bravo të qoftë .
Nga të gjithë zagarët e politikës shqipëtare , Edvin Kristaq Rama është qeni më i pabesë !
Titulli i shkrimit eshte “ Si e kam njohur une Enver Hoxhen”. Cuditerisht ne rreshtat e shkrimit autori nuk rrefen asnje rast qe ta kete takuar Diktatorin. Fantazia e tij e semure hedh ne tregun mediatik marrezira dhe shtremberime faktesh. Skender Alika nuk ka qene kurre ne burg dhe nuk ka bere sherbim per 15 vjet te dera e dhomes se Enverit, pasi ai ishte komisar i Gardes dhe kishte tjeter detyre. Shprehjen se “ Shqiptarin nuk e ka qit lokja prej barkut, por huta prej carkut” Enver Hoxhes nuk ja ka ka thene Ali Shabani ne Dragobi, por Kol Marrash Pepa ne Malesine e Madhe. Kadri Hazbiut nuk ja ka shkulur njeri dhembet, se ne gjyq flet si bilbil dhe pa asnje veshtiresi . Cudi e madhe eshte edhe se guzhunjeri i Enverit na del ngaBorja dhe qe i fliste Enverit me emer dhe qe i vellai e kishtegoditur me hanxhar ne ball. Po cdo te thote ne kete rast Micua, guzhnjeri real i Enverit?! Marrezite nuk kane te sosur kur na del qe ne pyllin e Pallatit te Brigadave vershonin dhelprat biles edhe ujku bente xhiro. Gazeta duhet te ruaj formatin e saj dhe kur flitet per fakte historike dhe personalitete qe kane dominuar jeten e vendit, ajo( gazeta) nuk duhet te lejoje deformimin e te vertetave dhe as ti hape rruge fantazive te semura te tipit Pasha, nje njeri qe kerkon te mediatizohet me brockulla.
Cfare te them une,o fshatar! JE ZGJUAR VONE.
Ne 1939 deri ne 1940 Vedat Kokona jetoi me enver hoxhen ne nje dhome dhe nuk e pa kurre duke lexuar libra,duke studiuar,duke korrigjuar,.Ata qe e paten nne nje dhome ne France nuk e pane kurre duke mesuar,,I hiqnin batanijet ne mengjes per tu zgjuar kur shkonin ne shkolle,.
Se si u be super aktiv,e super inteligjent ne 8 nentor 1941 e me pas kete ta tregon edvin rama,qe sapo nuhati EREN E PUSHTETIT,ju ngjit Fatos Nanos,ju pervesh bajatisjeve si nje bojaxhi i vertete,,rrembeu sopaten e dardharit dhe preu shtyllen ne Kinostudio si Alexandri i Madh nyjen gordjane,,Na mashtroi te gjitheve dhe tani VJEDH PER QEJF.Enver hoxha nuk kishte arsye te vidhte Dollapin e Vet,por ama per te vrare e per te torturuar,,kete e bente me qejf.
Ky lloj gjenialiteti i idiotave dhe paraziteve te lindur nuk eshte i ri ne historine boterore.
Shumica e perandoreve romake kane qene te tille, Ata benin kalin senator,,edvin rama ben pelat ministresha.
ARQILE NA RROFSH TE GJATIN HIDHI NJEHER SYT NGA SALI PORDHA QE KA FILLUAR KARIEREN SI AGHENT I UDB DHE KA PERFUNDUAR ME VJEDHJE DHE KRIME DERI SA FUTI VENDIN NE LUFTE CIVILE ME VRASJE DHE SHKATERRIME
Kufirin e SHBA nuk e ka kaluar asnje xhelat gjakatar i Enverit, filmat me seri te gazetarit te Nexhmijes Xhevdet Shehu jane mashtrime per katunare dru me pre por kursesi nuk mund te genjejne Boten Demokratike, keto histori mashtrimi me pendine pas pilafit 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit jane nje turp dhe rezil per median tone kombetare dhe per Shqypnine qe oo kerkon antarsim ne BE
SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDIRE, NJESOJ SI MEDIA NE KORENE E VERIUT
sepse:
Ceshtja nuk eshte qe nje gardist i penduar po kritikon Enverin pas pilafit, por ceshtja thelbesore eshte se Shqypnia sot drejtohet nga nje kryeminister pa shkolle si Enveri, kleptoman si Enveri, hajdut i fondeve publike si Enveri, masakrues i kundershtarit njesoj si Enveri, demagog dhe mashtrues si Enveri qe e ka baben Killer vrastar besnik te Enverit ne Presidiumin e Kuvendit dhe qe nuk ka kerkuar kurre falje per krimet e komunizmit qe mbushen lumenj me gjak shqyptari pa gjetur asnje fajtor deri tani
KJO ESHTE NJE GJE E PAPRANUESHME
Për mua ky personi e ka shkruar këtê artikull me sinqeritet. Ndofta ka harruar apo ngatërruar data apo fakte, por mbresat i ka të qarta. Ai e përshkron Enver Hoxhën ashtu siç ai ishte në të vërtetë: Vrasës paranojak. Filloi me vrasjet e shokëve të tij që gjatë luftës dhe pushoi vetëm kur dha shpirt.
Per Dragush Skeptikun nga Vjosa:
Kadri Hazbiut ne fillin i shkulen dhembet nje nga nje pa narkoze dentisti, perpara se ta vrisnin i shkulen edhe gjuhen dhe ja thyene kockat e trupit rolin e kirurgut e ka luajtur nje hetues verior Bajraktari qe u arratis pas 90 ne Kanada qe kur u perball me keto akuza monstruoze i mohoi te gjitha madje deklaroi se ishte perndjekur nga regjimi komunist dhe kerkoi nje proces gjyqesor. Interesane eshte se te gjithe deshmitaret u terrhoqen ne Gjykate nga deponimet ne zyrat e migracionit dhe Bajraktari fitoi statusin e emigrantit. Me pas regjistroi nje firme me vajzen e Sulo Gradecit per ekspoetin e pulave kanadeze te ngrira nga Kanadaja ne Shqypni por biznesi i pulave nuk u eci dhe firma e perbashket falimentoi. Bajraktari u zhduk nga Kanadaja ndersa goca e Sulo Gradecit mashtroi shume njerez ne Tirane e Shqypni duke u zhvatur leke me premtime false, pak a shume si ne Piramidat e Saliut dhe Ridvan Bodes, megjithate Lenken gocen e Kadriut Enveri nuk e masakroi si Vladimirin e Mehmetit sepse i firmosi te gjithe dokumentat qe i duheshin Diktatorit per te mbyllur masakren e tij ndaj shokeve te vet qe ishin edhe veglat e nje regjimi satrap antihuman dhe per kete arsye sot askujt nuk i plas nese ishin poliagjente apo tradhetare sepse ata ishin thjeshte xhelate te Enverit qe e merituan fatin e tyre
KJO E BEN NON SENS DHE KONTRAVERS KETE SHKRIM PA MORAL DHE PA LLOGJIKE NJEREZORE
Nga fillimi e deri ne fund ky Seferi mashtron te gjitha.
Paska qene gsrdist roje dhe qenks bere drejtues i Garded!
Po kudh te bente ne ate kohe oficer pa shkollen ushtarake?
Ketu fillon mashtrimi i tij!
Mbi te gjitha ,per cfare duhen tani shkrime te tilla pa asnje interes kur shqiptaret kane mijra halle te tjera per mbijetese?
Vazhdoni mbushni gazeten me pacavure te tilla qe te shplani trute e njerezve dhe hiqeni si te pavarur!
Jo,jeni te varur per interesat tuaja personale dhe se nuk guxoni t’u beni balle ketij regjimi antipopullor!
Per pseudo- Intelektualin
Me vjen peshtire te replikoj ne nje injorant si puna jote. Ti hake ne nje canak ne Seferin.
Kaq mjafton
Dragushi si BOLE e Enverit:
Nuk te detyron kush te debatosh me intelektualin, por mos luaj Shaban Hunderrin ne kete forum te nerum te gazetes DITA kur tema e debatit nuk eshte intelektuali,
por:
SI KA MUNDESI QE NE SHQYPNI 30 E KUSUR VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT NJE XHELAT I ENVERIT JEP LEKSIONE DEMOKRACIE DHE DEKLARON SI PASKAL MILO: ENVERI ISHTE EDHE I MIRE EDHE I KEQ MEGJITHESE VRAU TE GJITHE SHOKET E VET?
kur:
Vendin e drejton Edi Rama qe e ka babane killer vrastar te Enverit dhe eshte nip i Spiro Kolekes kriminel she spiun i Enverit dhe jo vetem kaq por ka akuzuar Ilir Meten si spiun te Sigurimit kur e hodhi vete ne karriken e Presidentit me parashyte enveriste?
Kjo eshte tema e debatit dhe jo intelektuali te pelqen apo nuk te pelqen ty
Kadri Hazbiun kur hetuesi Bajraktari i shkuli gjuhen me pinca elektriku e cuan ne nje dhome ku Enveri pas xhamit e pyeste: “He mo Kadri do t’i tregosh Partise kush te rekrutoi si agjent?” Kadriu me sy te zgurdulluar hungerinte H-M-M qe i bente te gajaseshin xhelatet e tij, kete metode Enveri e kishte perdorur edhe me Loni Adhamin, sekretarin e Pare te Ambasades amerikane ne Tirane perpara se t’ja thyente kockat e trupit, por edhe Zai Fundos kur e kapen spiunet e Titos dhe ja dorezuan Enverit, te gjitha krimet e Enverit jane te shkruara dhe arkivuara, por pyete edhe Lenka Hazbiun se ta tregon si ja masakruan babane e vet xhelatet e Enverit qe tani po shkruajne me Xhevdet Shehun leksione demokracie ne gazeten DITA
dhe:
Po te duash te mesosh akoma pyete Vera Bekteshin se ta tregon ajo si u masakrua babai i saj nga keta xhelate qe sot duan te na japin leksione demokracie
Me cudit ky pseudo biograf, pervec nje romantizi diletant dhe disa te dhenave te rremuara ne ndonje arkive, nuk shoh ndonje gje interesante. Une personalisht kame sherbyer si oficer ne garde direkt ne ruajtjen e vendqendrimit te Enver Hoxhes si ne Tirane po ashtu ne Vlore, Pogradec dhe Durresa nga viti 1978 deri ne 1989. Gjate qendrimit 11 vjecare, cuditem se as nuk kame degjuar dhe as nuk e kam njohur kete person me emrin Sefer Pashai. Edhe Sulo Gradeci po te ishte gjalle do te cuditej me kento imtesira qe zhgaravit ky oseudo biograf
Hahahaha edhe “intelektual” edhe shkruen “i neruem”…hahahaha, rrote bol.et
Sefer Pasha, ai që ka thënë Enver Hoxhës: “Shqiptarin nuk e ka lindur Lokja prej barkut, por Huta prej Çarkut”, e ka qenë Kole Marash Pepa nga fshati Brojë i krahinës së Kelmendit, në fshatin Rapësh, gjatë vizitës që ka bërë Enveri në vitin1968, kur përfundoj rruga e makinës Rapësh-Vermosh. Enveri shkoj deri ku fillojnë kthesat e Rapeshës. Në ketë takim Kola ka qene edhe pse ishte me një këmbë.
Pastaj, vështirë që roja të ishte aq afër ku punonte Enveri dhe ti shikojë se çfarë kishte në tavolinen e punës?!
Ti intelektual dike shume gjera. Dike per Kadriun, te bijen. Dike per Vera Bekteshin, edhe per te atin, Sadikun.
Dike cfare ka ndodhyr ne hetuesi.
Ti nuk je Uran Kostreci. Ai mbante pseudonimin Intelektual. Por ai ishte me bindje perendimore. Kurse ti je yni. Ishe nga spiunet me te mire ne burg, prandaj nuk te keqtrajtonim. Vecse te hipnim me radhe e ti hargaliseshe. Tani na je bere si i shtepise. Cdo dite shkruan. Njelloj si Ngjela. Aman, mos na braktis, na meso gjera te reja.
Por mos shpreso te te kenaqim si ne burg. Je plak tani, por edhe ne nuk jemi si qemoti.
Zonja panerume rita vako:
Te jesh i nerum apo i panerum eshte ceshtje relative si ajo teoria e Ajnshtajnit qe per nje cast kalon nga nje nivel ne tjetrin dhe pa e mare vesh fare behesh nga i nerum ne i panerum, keshtu ndodhi me Kadri Hazbiun, kur e mallkoi Mehmetin si poliagjent dhe i kerkonte llogari per krimet e tij Enveri e quajti Kadriun te nerum, kjo vazhdoi pasi Sulo Gradeci e vrau poliagjentin e rrezikshem Mehmet Shehu me nje plumb pas koke ne gjumin e nates kur Kadriu ne Peze e mallkoi perseri Mehmetin me liber shpie, njashtu sic i kishte mallkuar Mehmeti gjeneralet puciste kur i kallezoi te Enveri dhe Enveri e beri Mehmetin te nerum atehere, por kjo ndaloi kur mekanizmi vrastar i Enverit qe funksiononte si ore zviceriane kaloi ne nivelin tjeter dhe Mehmeti per nje cast u be i panerum, njashtu si edhe Kadriu do kohe me vone, ishte ceshtje kohe qe mekanizmi vrastar i Enverit me projektues Nexhmijen t’i katapultonte viktimat nga nje nivel dimensional ne nivel tjeter dhe ne cast edhe Mehmeti edhe Kadriu u bene te panerum si edhe shume te tjere, kete eshte munduar te spjegoje intelektuali me nje gjuhe popullore, si pergjigje per mekaniket e mekanizmit perfekt vrastar te Enverit qe sot po shkruajne leksione demokracie me Xhevdet Shehun e Nexhmijes ne gzeten e nerume DITA si nje cudiqe nuk e gjen ne asnje vend te Botes,
prandaj:
C’ka per t’u cuditur ketu o rita vako?
Fakti qe pas `90 – es doli ne shesh kaq llum antishqiptarizmi , qe vegjetonte aso kohe , verteton me se miri qe E.Hoxha nuk eshte treguar aq i rrepte sa kishte nevoje ky vend !
PO, PO pa tjeter, Enveri e kishte bere nder mend t’i vriste te gjithe shqiptaret po i tha Nexhmija po jo te gjithe or burre se nuk ka kush punon qe te hame ne.
O Niku , nuk ka pse te te cudite Sefer Pasha me keto qe po lexojme . Ai e thote vete edhe ketu , qe ishte (dhe mbeti) nje cope fshatar, qe nuk e kishin zgjedhur per te mencem , por si besnik te parties dhe me fizik e gjendje te mire shendetesore . Nuk kerkohej me shume . Me aq sa mundet , Seferi perpiqet t`i sheqerose nga pak , per tu pershtatur me kohen dhe treguar si “preson me rendesi !
Sefer Pasha, nga ushtar u be kapter vodhi e hoqen nga Rome garde e jo ne bllok
Pirdhte sillua per Sefer hajdutin….
Enver me pasurite qe la pasuroi Sali Ram berishacic dhe Likja I Mones. Beri shtet Por sistemi I keq. Shikoni ne boten demokratike cdodh. Edhe sot nuk po nxjerin vrasjen e kenedit etj etj .lufte pushteti gjithmone. Perse bertet ilir Meta pas 32 viteve, I vjen keq per Shqiperine e shqiptaret, JO JO , vetem per pushtet.
Dhe tani te degjojme (lexojme) serine e pordheve te Intelektualit , gomarit me te mencem qe ka nxjerre ky truall , i cili mezi i pret tema te tille qe te shpalose idjotesite e pa fund !
Intelektuali me pelqejne ca informacione qe ke dhe logjiken e ftohte
Por perse nuk shkon njeri ta pyesi njeri Afuz Muratin qe jeton ne rrugen Ali Visha
Ai ka qene pergjegjesi i truprojave ne grupin e Kadri Hazbiut dhe ka qene pjesemarres ne ekzekutim dhe vendvarrim
Eshte e shkruar ne procesverbal
Hafuz Murati ka qene pergjegjesi i truprojave ne burg kur mbaheshin te arrestuar grupini Kadri Hazbiut
Madje e ka deponuar ne vet Fecorri me ze dhe figure qe jam torturuar nga Hafuzi