Nga Viktor Malaj
“Ato që dikur konsideroheshin vese, tani janë bërë mënyra të sjelljes së përditshme” – Seneka
Veset, krahas virtyteve dhe në ndeshje me to, kanë ekzistuar dhe shoqëruar njerëzimin gjatë gjithë kohërave. Në njëfarë mënyre, veset janë “virtytet” e horrave. Në kohët tona, në kohët moderne të sundimit të mediave vizive dhe të shkruara, veset janë bërë më të stërholluara, më ngjitëse, të përhapura dhe më të guximshme, ngaqë i shiten njerëzimit si “virtyte” të modernitetit, “liri individuale”, madje si parime apo udhërrëfime për të tjerët, “të prapambeturit”, konservatorët etj.
Përpjekjet e pareshtura të bartësve dhe manifestuesve të veseve kanë synuar dhe synojnë që, nëse nuk arrijnë t’i shesin ato për virtyte, të paktën t’i reklamojnë si diçka të barabartë me virtytet, si sjellje dhe veprime që duhet të gëzojnë të drejtën e bashkëjetesës në shoqëri, prandaj edhe duhet të respektohen për shkak të “lirisë” së mendimit dhe veprimit.
Krahas shumë veseve që kanë kapluar shoqërinë shqiptare, po ndalem në pak raste domethënëse që “lulëzojnë” në ditët tona.
Banaliteti si Art dhe Liri Fjale
Tashmë jemi bërë dëshmitarë të banalitetit të skajshëm të shumicës së emisioneve televizive (apo radiofonike) të karakterit humoristik apo edhe social. Arti, dhe jo vetëm, kërkon dhunti dhe mundime për të qenë i suksesshëm dhe i dobishëm.
Kur mungojnë dhuntitë dhe vullneti që puna të arrijë nivele të larta në art, letërsi, teatër, kinematografi etj., atëherë do t’i drejtohesh banalitetit si mjet shpëtimi dhe fitimi. “Arti” komercial nuk mund të jetë kurrë art i vërtetë, por shëmti e tij. Atje ku lufta kryesore bëhet për klikime (që sjellin reklama dhe, rrjedhimisht, fitime) as që mund të bëhet fjalë për art dhe krijimtari të vërtetë. Thjesht dhe vetëm merret banaliteti i rrugës dhe sillet në skenë.
Ato që, zakonisht, njerëzit vulgarë i tregojnë apo bisedojnë në grupe të vogla shoqërore, tani sillen në skenë dhe në ekranin e TV.
Një ish-aktor i njërit prej emisioneve televizive më banale, njëfarë A. Bogdo ka filluar një emision individual në njërin prej kanaleve televizive dhe, për t’u bërë interesant, domethënë tërheqës dhe i ndjekur, përdor shprehje vulgare dhe fyerje që arrijnë deri atje sa të thotë se “motra e X e kryen atë punë me Y…”. Kur reagon personi i fyer dhe njerëz të tjerë, “filozofi” Bogdo hidhet përpjetë, i fyen ata si injorantë, plehra, pa moral etj. dhe pretendon se “Ky është emisioni im dhe unë bëj çfarë të dua”.
Jo moreee! Nuk është e vërtetë se në “emisionin tënd” mund të bësh çfarë të duash as ti dhe as numri pafundësisht i madh i banalistëve televizivë që, për të shtuar sasinë e parave nëpër xhepat e tyre, nuk njohin kurrfarë virtyti, etike dhe, rrjedhimisht, as përgjegjësie përpara shoqërisë. Njeriu nuk mund “të bëjë çfarë të dojë”, madje as në shtëpinë e tij.
Kur dy apo më shumë individë bëhen pjesë e një bashkëjetese familjare, shoqërore, udhëtimi, pune apo shfaqjesh publike, fillojnë kufizimet. Së pari, janë kufizimet etike (prandaj ka edhe një institucion si AMA) dhe pastaj edhe ato ligjore.
Duke u hequr si shumë i ditur, Bogdo na citon Mark Tuein, i cili paska thënë se “Na ka bekuar Zoti me tri gjëra: 1. Lirinë e Fjalës, 2. Lirinë e mendimit e të ndërgjegjes dhe 3. Kryqëzimin publik nëse përdor një nga dy të parat”. Jo vetëm Konventat Ndërkombëtare, por edhe praktikat e vendeve perëndimore e kanë përcaktuar qartë se liria e fjalës nuk mund të shkojë deri në cenimin e dinjitetit të tjetrit.
Ato që Bozgo, dhe të tjerë personazhe të vulgaritetit komercial mediatik, thotë në emisionin “e tij” fyejnë individin të cilit i drejtohen, por edhe shikuesit e TV që duan të rrisin fëmijë të shëndetshëm moralisht. Po të ecim me mentalitetin e këtij “artisti” do të duhet që shoqëria njerëzore të shpallë të gabuar, non-grata dhe, madje, të dëmshme, krejt etikën njerëzore. Por, jo edhe “pak” kohë!
Krimi i Vrasjes si “Nder” Shoqëror
Fatkeqësisht, krimet kanë marrë përpjesëtime të frikshme në larmi dhe rrezikshmëri. Pas vitit 1990 filluam të dëgjojmë për vrasës me pagesë, një lloj biznesi i shkallës më të lartë kriminale. Kohët e fundit kemi lexuar e dëgjuar edhe për fenomenin e “vrasjes si nder shoqëror”.
Nga përgjimet e individëve të arrestuar pas sjelljes nga Franca të transkriptimeve të bisedave në aplikacionin SKY-EEC rezultonte se një person nga Shkodra i thoshte shokut të tij se “Po deshe, unë e vras X-in edhe falas, ta bëj si nder për ty. Nuk du gjë more burrë!”.
Tani, nga deklarimet e të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani thuhet se “Për vrasjen e Elton Memalit nuk kam marrë asnjë lek, e kam kryer si nder ndaj shokut tim Laert Haxhiu”.
Rrëqethës ky mendim kriminal i mishëruar në marrjen e jetës së një njeriu. Sa larg ka shkuar guximi kriminal i individit të shoqërisë tonë! Çfarë motivi të habitshëm shfaq njeriu i depersonalizuar, e shet guximin kriminal si burrëri, si nder për shokun! Vesit i vishen petkat morale të “burrit”, të “nderit”, të “besës”, sepse bartësi i tij s’ka më ndjenja, s’ka turp, s’ka skrupuj. Ai shkon drejt humnerave antinjerëzore të paimagjinueshme.
Njerëzit “me emër”, ose VIP-at e sotëm
Kam besuar dhe besoj se një nga kriteret matës të moralit të një shoqërie është edhe fakti se cilët individë mban si modele për t’u ndjekur, domethënë cilat kategori shoqërore vlerëson, lartëson dhe përpiqet të imitojë. Nuk është gjë e panjohur se sot në Shqipëri, shumica e atyre që quhen VIP-a (Person Shumë i Rëndësishëm) janë individë pa kurrfarë skrupujsh moralë, me fare pak kulturë, por të pasuruar kryesisht nëpërmjet krimit dhe të trimëruar nga pandëshkueshmria që iu ofron pasuria e vënë në rrugë të paligjshme.
Nga bashkëpunimi i të penduarit Artan T. me drejtësinë del se një shtetas shqiptar me emrin Laert Haxhiu mund të jetë drejtues i një grupi kriminal, përgjegjës për shumë vrasje, armëmbajtje pa leje, trafik droge etj. Pas lajmeve të transmetuar nga masmedia, si dhe faktit që Haxhiu, përveç bashkëshortes, kishte edhe një të dashur, babai i tij z. Qamil Haxhiu, u tha mediave se “Kjo vajza (K.Gj.) mund të ketë dëshirë, si çdo vajzë, që të ketë një të dashur me emër, pompoz dhe të zgjuar, por Laerti është i martuar dhe me tre fëmijë. Kështu po shkatërroni një familje”.
Është e vërtetë se prindërit nuk mund të penalizohen për çfarë bëjnë fëmijët e tyre dhe se ka ndodhur shpesh që nga prindër dhe familje dinjitoze kanë dalë fëmijë të padenjë që kanë kryer krime. Mirëpo, jeta ka treguar se jo rrallë mendësia e prindërve dhe trajtimi që iu kanë bërë ata fëmijëve kanë ndikuar në përfundimin mos mëkeq të tyre.
Mbaj mend, para disa vitesh, se një qytetar pa mend në tryezën ku pinim kafe pohoi me krenari se “Djalit tim s’ia bën kush gëk as mëk”. E pashë me keqardhje dhe e pyeta me një farë mllefi: As ju si prind?! Ai e përcolli me buzëqeshje shpotinë time dhe heshti. Nuk kaluan shumë muaj dhe djali i tij u vra me armë zjarri në përleshje me një bandë tjetër.
Pohimet e Q. Haxhiut janë dëshmi e mendësisë së gabuar dhe mjaft të dëmshme të jo pak shqiptarëve që veset i vlerësojnë si virtyte, që famën e kërkojnë nëpërmjet sundimit kriminal të shoqërisë, që mospërfilljen shoqërore, morale dhe ligjore e konsiderojnë zotësi dhe zgjuarsi. Njerëzit normalë do të mund të pyesnin: Në çfarë fushe e ka dëshmuar “zgjuarsinë” deri sot Laert Haxhiu?! Për çfarë ka bërë emër ky qytetar i këtij vendi që të mbahet dhe shpallet “me emër”?! A e di babai i të akuzuarit nga drejtësia se pompoziteti nuk është virtyt, por ves dhe ka të bëjë me dëshirat dhe përpjekjet e individit për t’u dukur, për t’u bërë i bujshëm dhe lënë përshtypje si person që qëndron më lart se të tjerët dhe, prandaj, të tjerët duhet t’i nënshtrohen?!
Budallallëku si dije enciklopedike
Në përpjekjet e tyre donkishoteske për t’u dukur si të shumëditur, ka disa vite që jo pak individë të shoqërisë tonë dalin pa u skuqur nëpër ekranet televizive apo shtypin e shkruar dhe pohojnë konkluzione historike, gjuhësore apo shkencore jo vetëm të pavërteta, por edhe tërësisht jashtë fushës ku kanë studiuar dhe jashtë mundësive të tyre për studime dhe përfundime të tilla akademike.
Në përpjekjet e tyre për t’u shitur si atdhetarë të kulluar dhe mbrojtës të historisë e kulturës tonë, ata e bombardojnë shikuesin apo lexuesin me broçkulla “shkencore” dhe me të pavërteta historike. Profesor F. Tarifa shkroi nja dy herë kohët e fundit rreth këtyre budallenjve të pandreqshëm, por edhe të dëmshëm pasi tufa e stërmadhe e analfabetëve funksionalë fillon e i admiron, i ndjek dhe i beson përrallat e tyre. Në përpjekjet që bëjnë për shikueshmëri sa më të lartë, pronarët dhe drejtuesit e kanaleve televizive po dëshmojnë papërgjegjshmëri që lënë pasoja të rënda në shoqëri. Studiot e tyre televizive i ftojnë herë pas here këta borizanë gënjeshtrash të ëmbla, pa iu vënë përballë në studio shkencëtarët e mirëfilltë të fushave ku amatorët qejflinj ushtrojnë “sportin” e budallallëkut.
Një inxhinier gjeolog me mbiemrin Guri ka marrë përsipër të na shpjegojë prejardhjen e të gjitha gjuhëve të botës nga gjuha jonë shqipe dhe prejardhjen e shumicës së figurave të shkencës, artit e politikës botërore nga “fisi” shqiptar.
Një ish-politikan i pasuksesshëm me mbiemër Cako ka marrë përsipër të shpjegojë të gjitha fenomenet e botës, duke përfshirë edhe urinimet e pavullnetshme, si vepra konspiracioniste dhe e mitralon publikun çdo javë me konkluzione fantazmagorike të tmerrshme mbi luftëra shkatërruese të afërme apo mbi zhdukjen e miliona e miliarda njerëzve të globit nëpërmjet vaksinimeve, çipave nën lëkurë apo lëshimit të helmit të gjarpërinjve pa hesap në atmosferë.
Mospërfillja ndaj gjuhës shqipe si vetëfyerje shqiptare
Në asnjë vend të botës nuk është bërë e mundur që gjuhën letrare, apo standarde ta flasin e shkruajnë si duhet të gjithë banorët e atij vendi. Mirëpo, vendet dhe kombet më të zhvilluar kanë përcaktuar rregulla dhe vendosur sanksione kundrejt institucioneve mediatike, shtetërore dhe kulturore që nuk zbatojnë normat e drejtshkrimit të gjuhëve të tyre. Në një raport të vitit 2017 me titull “Mbrojtja e Gjuhës Franceze”, thuhej “Gjuha frënge është shtylla e kulturës tonë, është çimentoja e shoqërisë tonë”.
Tek ne është bërë zakon që, përveç disa “shkencëtarëve” që e sulmojnë Gjuhën e Njësuar me heshtat e provincializmit, aty-këtu ndeshesh me tabela apo lajmërime të shkruara me mjaft gabime. Jo vetëm kaq, por edhe në TV-të kryesore mund të dëgjosh politikanët kryesorë të vendit apo drejtuesit më të njohur të emisioneve televizive duke keqpërdorur fjalë e shprehje të gjuhës shqipe. Madje, vitet e fundit duket sikur i kanë shpallur luftë përemrit pyetës “cili, cila” duke e zëvendësuar me përemrin “kush” edhe kur flasin për sende, ngjarje apo vende si: Kush janë arsyet? Kush është qëllimi? Kush janë vendet? etj.etj.
Të vinë zorrët te goja kur sheh që në dhjetëra tabela të emaluara është shkruar “Qëndera”. Kjo tabelë, për të cilën duhet të jenë paguar shumë lekë, mëton t’u tregojë vizitorëve të qytetit se cili është drejtimi që duhet ndjekur për të shkuar në qendër të Vlorës. Ec e merre vesh kuptimin e kësaj fjale që Bashkia ka disa vjet që rri e vështron! Në një tabelë të vendosur në rrugën pranë një plazhi shqiptar shkruhej: “Kemi lloma plazhi me qera. Shumë pran detit. Uj, drita, uajfaj 24 or”.
Siç shihet, në 13 fjalë ndodhen 10 gabime drejtshkrimore. Merret me mend sa mund të kuptojë një vizitor i huaj që e ka mësuar gjuhën shqipe në vendin e tij dhe ndesh në tabelën e mësipërme me vetëm 13 fjalë. Sigurisht që nuk kupton gjë. Kjo tabelë dhe qindra njoftime të tjera dëshmojnë nivelin e mjerë kulturor të shumicës së biznesmenëve shqiptar, si dhe mospërfilljen rrëqethëse dhe rrënuese të shoqërisë tonë ndaj njërës prej pasurive më të mëdha që ka çdo komb. Gjithashtu, ato flasin edhe për mungesën e përgjegjësisë dhe të vullnetit të elitës politike shqiptare për të vendosur disa norma ligjore me sanksione lidhur me zbatimin si duhet të rregullave gjuhësore në të gjitha komunikimet publike mediatike, institucionet shtetërore dhe reklamimet e ndryshme.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Ke harruar nje kategori te atyre qe shkruajne neper media artikuj pa fund e qe hapin OJF apo institute me dashnore, miq, shoke “made in OPEN SOCIETY” e qe ngrihen si vigane te moralit nga bataku i qelepirllekut. Ka te tjere syresh qe hiqen gjithologe e japin mend per cdo gje e ne cdo fushe te dijes, madje edhe ju si media i cilesoni si “historiane”, “gjuhetare” edhe pse nuk i kane ato tagra apo kompetenca.
Shoqeria shqiptare po shkon drejt shkermoqjes si nga pikepamja kulturore ashtu edhe nga ajo shoqerore. Nje shoqeri e paafte te dalloje te miren nga e keqja e qe genjehet lehte nga cdo shkelqim populist sepse ndalet tek fasada e jo tek thelbi. Ne Shqiperi i kushtohet nje vemendje e ekzagjeruar dukjes dhe ambicia eshte ajo e nje pasurimi te shpejte pa u lodhur.
Për injorantët me patentë dhe moderatorët që i ftojnë nëpër studio
Nga Aristotel Spiro
TUMORI MALINJ I NDËRGJEGJES SHOQËRORE (Me shkas nga shkrimi Prof. Fatos Tarifës “Vdekja e arsyes)
Lexova me vëmendje kryeartikullin «Vdekja e arsyes» të Fatos Tarifës, botuar në gazetën «Dita» më 28 shtator 2023. Është gjë e mirë që më në fund njerëz nga bota akademike po reagojnë kundër pellazgologëve, këtyre vagabondëve të dijes, të cilët dalin në tregun e ideve si shitës përrallash nacionaliste.
Shembujt hipotetikë që artikullshkruesi sjell në artikullin e vet dëshmojnë se arsyeja e shëndoshë është ende një barrikadë e fortë ndaj mashtruesve e prestigjiatorëve shëtitës të etimologjisë vulgare.
Autori i këtij kryeartikulli shpjegoi qartë absurditetin dhe karakterin qesharak të arsyetimeve të sëmura të kësaj kategorie individësh. Por dëshira ime ishte që ai të përqendrohej më shumë në plagën e thellë që mundojnë në mënyrë tragjike mendimin dhe ligjëratën e sotme shoqërore.
Problemi i vërtetë me përrallëtarët e alkimive etimologjike dhe patetizmave pellazgologjikë nuk është ekzistenca e tyre. Përrallëtarë të tillë, entuziastë e batakçinj, haluçinantë idesh të sëmura ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë. Ajo që ka ndryshuar sot është se këta sharlatanë gjejnë tribunë në median televizive. Fatos Tarifa e shpreh qartë edhe këtë shqetësim.
Kjo është fatkeqësia e vërtetë: media e shndërruar në një plehurishte, ku gjelat moderatorë në majë të tyre ftojnë në bisedë a në duele rrugësh lloj-lloj sharlatanësh të etimologjisë, mjafton që të nyjëtojnë çdo budallallëk, çdo banalitet, çdo lloj ekskrementi mendor në lidhje me origjinën e fjalëve e të gjuhës shqipe, mjafton që të tingëllojë ledhatues për psikozat e sëmura të vulgut.
Është vërtet e vajtueshme të shohësh në një panel televiziv të një medie me emër si Euronews Albania, një profesor të mirënjohur si Rami Memushaj krah për krah me një «hero» të vulgut, të cilit moderatorja e papërgjegjshme dhe injorante i drejtohet me fjalën «Profesor».
Është trishtues të shohësh një profesor të denjë si Xhevat Lloshi përkrah bashkëpanelistësh me ligjëratë të padenjë. A ka një kod etik media shqiptare për këto raste? A ka ndonjë fije përgjegjësie organizmi i quajtur Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA)? A e kuptojnë këta njerëz se ç’dëm kolosal i bëjnë shoqërisë duke lejuar vulgarizimin e komunikimit dhe lejimin e banalitetit mendor e shkencor?
Është lajm i mirë që AMA ka marrë ditët e fundit kryesimin e enteve rregullatore të Mesdheut. Por ky lajm vjen si një ironi kur dikush njihet me gjendjen kritike në të cilën ka rënë sot media shqiptare, kur sheh që zbatohen standarde të ulëta etike dhe të shfaqen nëpër studio në rolin e specialistit lloj-lloj njerëzish me përgatitje të pamjaftueshme arsimore, kulturore e shkencore.
Këta maskarenj, që moderatorët e papërgjegjshëm i thërrasin nëpër studio, nuk janë engjëj të dijes. Përkundrazi! Janë injorantë me patentë, matrapazë të dijes, që përdorin si kriter nacionalizmin banal. Duke qenë injorantë, kërkojnë të monopolizojnë patriotizmin dhe atdhedashurinë dhe fabrikojnë etiketa tradhtie ndaj çdo shkencëtari e dijetari të ndershëm dhe vjellin nga truri i tyre i sëmurë çdo lloj akuze monstruoze.
Nuk është e rastit që përbindësha të tillë kanë vjellë fëlliqësitë e tyre mendore kundër figurave të ndritura të gjuhësisë shqiptare si Eqrem Çabej ose kundër Kolec Topallit. Nuk është e rastit që vjellin vrer ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, një institucioni që është pasuri e vendit dhe e shoqërisë shqiptare.
Por ata nuk e bëjnë këtë gjë vetë. Këtë vrer ia mundëson një medie me një mendje të papërgjegjshme dhe një emisioni të quajtur «Me Xhaxhiun». E, pra, ky moderator vendos lidhje direkte me «xhihadistët» antiakademikë dhe lejon që të përbaltet figura e të madhit Eqrem Çabej.
Intelektualët e këtij vendi – në qoftë se vërtet ka ende të tillë – kanë një përgjegjësi të madhe në mbrojtjen e vlerave intelektuale e shpirtërore dhe dinjitetit të shoqërisë. Duhet ngritur zëri sa nuk është vonë për vendosjen e një kodi të qartë etik dhe moral të medias televizive e të shkruar, në mënyrë që atmosfera shoqërore të mos ndotet nga fëlliqësirat mendore të çdo sharlatani dhe batakçiu.
Kjo gjë duhet bërë sa më parë. Duhet miratuar një ligj që t’i ndalojë televizionet të punësojnë moderatorë injorantë, në mënyrë që të mos ftojnë në panelet e tyre sharlatanë të dijes dhe individë të papërgjegjshëm. Një gjuhëtar me emër nuk duhet assesi të pranojë të dalë në të njëjtin panel me karagjozët e etimologjisë. As me përrallëtarët e historisë. Nuk ka ç’i duhet një publicitet i përlyer.
Dhe në rastin e një «fakti të kryer» prej moderatorëve të papërgjegjshëm e injorantë, duhet menjëherë të denoncojnë jo vetëm batakçinjtë e pranishëm por edhe vetë moderatorin.
Ka ardhur koha për t’i shpallur një luftë të vendosur aventurizmit të dijes dhe aventurierëve të etimologjisë. Përndryshe, truri i shoqërisë shqiptare do të toksifikohet nga helmi që derdhin këta individë, një helm i cili do të evoluojë në tumor malinj duke ia mbërthyer gjithë trupin dhe duke e çuar drejt fundit të sigurtë.
Viktori eshte analisti me i mire ne gjithe median shqiptare!
Te lumte pena
Pas vitit 1990 filluam te degjojme per vrases me pagese – nuk mungon te ngreje krye nostalgjia e kahershme per epoken e para-1990 e artikullshkruesit me pseudonimin Viktor Malaj.
Se ketyre nostalgjikeve te asaj epoke nuk i duket gje pushkatimi per 2 vjersha i Vilson Blloshmit e Genc Lekes. As dhe pushkatimet shteterore ne kufi pa pagese fare qe pushteti asaj kohe para-1990 u bente shqiptareve qe i afroheshin klonit. As varja ne mes te Kuksit ne 1988 e nje ish te denuari per arratisje se dyshohej se do arratisej prap.
Per Viktoret epoka para 1990 ka qene parajsa qe u prish pas 1990. Le te enderrojne e lotojne per ate kohe, ne fund te fundit enderrat jane pa pagese. Ato i sugurojne vetem nje fluturim me pras ne prapanice atyre qe i shohin dhe aq.
“Ato që Partia i konsideron virtyte, tani duhen bërë mënyra të sjelljes së përditshme”
Enver Hoxha pas Senekes
Enveristi Viktor Malaj:
AJO QE VUAN SOT SHQYPNIA E KA ZANAFILLEN TEK KOHA E QEPES E ENVERIT
Ajo e LIGE komuniste qe implementoi Enveri gjate dhe pas Luftes duke mbushur lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Kosove dhe Shqypni nuk ka si te mos kete lene gjurmat e Satanait Antikrisht te shqyptaret e neshtruar dru me pre qe i u sullen Kishave dhe xhamiave me kazma dhe vare per t’i fshire nga faqja e dheut duke i bere shqyptaret ateiste fanatike qe i besonin vetem Partise dhe Enverit si robote spiune dhe vrastare, njashtu sic kane mbetur deri me sot,
sepse:
KUSH ESHTE EDI RAMA?
Ti e di dhe te gjithe e dine se eshte cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit qe nuk di te kerkoje falje per krimet e familjareve te tij dhe per krimet e komunizmit ne Shqypni, por ti e voton vazhdimisht ne tre mandate pushteti, por te gjithe e votojne unanimisht, sa me shume vjedh aq me shume e votojne, sa me shume korruptohet aq me shume votohet, madje edhe kur korruptoi FBI si nje enverist i vertete me nje spiun te Sigurimit nga dora juaj o Viktor Malaj, madje edhe kur plasi sheshit qe i kishte falur Deripaskes se Putinit fusha nafte sikur t’i kishte prona te babes se vet, madje edhe kur hedh ne median nderkombetare tezen antishqyptare se “Kosova eshte toka e Askujt”, madje edhe kur vleresohet nga gazetaret e huaj si “Kryeministri me mire serb qe nga koha e Qepes e Pashiqit”
PERSERI EDI RAMA I FITON ZGJEDHJET KUDO, MADJE EDHE NE KUKES PASI GJICI I TIJ E TURPEROI ME GOJORE
prandaj:
O enveristi Viltor Malaj qe e cileson gjykaten e Hages si “Dhome mesjetare inkuizicioni, kjo eshte diagnoza e LIGESISE injorante dhe anti-etike qe ka kapluar Shqypnine
Bukur Viktor. Kjo është e vërteta e kohës që po jetojmë sot. Kurvëllik, maskarallik, degjenerim e imoralitet, banditizëm, pasurim me drogë dhe krime, korrupsion në çdo cep të vendit etj etj. Të kritikosh të metat dhe të këqijat e tmerrshme të kohës së sotme nuk do të thotë kurrsesi nostalgji për kohën e socializmit diktatorial. Këtë paralelizëm e bëjnë vetëm ata që mbështesin dhe janë autorë të veseve të mësipërme. Po e përsëris: Të kritikosh të metat e pamohueshme të këtij sistemi nuk do të thotë që po lavdëron sistemin e kaluar. Por kur ke qënë i burgosur për vjedhje në sistemin e kaluar, ky sistemi i sotëm normal që tê duket parajsë!
@alphazeta, ti nuk hake mut kot, sidomos mut te vjeter te para 1990s.
Nuk eshte faji i SISTEMIT sotem qe Kryeministri Rama pasi e shkarkon per pa aftesi nga Drejtoreshe Doganash, e ngre politikisht dhe e merr aty prane vehtes shoqe Spiropalin, fill pasi ajo ulerin “Edi Rama eshte Skenderbeu i shek. 21”
Eshte percudnimi e deformimet qe brenda SISTEMIT kryejne qeveritaret ketej nga anet tona, se te ishin gjetke me te njejtin SISTEM nuk do mbushte 24 ore ne Pushtet nje Kryeminister qe i arratiset zv.Kryeministri me nje mal me korrupsion e vjedhje mbi kurriz.
Te gjuithe e dime se cfare ndodhte ne Kosove por vecanerisht ne Veriun e Kosoves! Kontrabanda, droga,arme qarkullonin lirisht ne kete territor dhe Policet ishin patjeter pjese e saj ose me heshtjen e saj ose ne te! Dhe doli Banjska,Saliu dhe shikoni ALbinin si pjelle e mentalitetit mesjetar te kombit tone!
I nderuari Viktor Malaj!
Ndonese anonim ngrini shpesh here probleme qe shqetesojne popullin shqiptar,por megjithate,gazeta DITA nuk eshte ajo e dikurshmja,OPOZITA E VERTETE e cdo qeverie dhe ne mbvrojtje te interesave vte shumices se shqiptareve!
E keni bere zakon kohet e fundit ,qe te bllokoni komentet ne shume shkrime,bile moderatori juaj edhe treguar ZHELAT I INKUIZICIONIT duke censuruar komentet kritike me fakte dhe arsyetime reale ndaj Edi Rames dhe ne menyre te vecante ndaj Erion Veliajt,qe e trajtoni si MONUMENT KULTURE ,qe ruhet nga botuesit apo kryeredaktori i DITA-s!
Ju botoni shpesh shkkrime te Fatos Tarifes,qe ndonese teorikisht trajtojne gjera konkrete,por ne thelb nuk i sherbejne askujt realisht vecse ai demonstron delirin e tij te madheshtise!
Tarifa dhe Veliaj jane diplomuar ne Michigan,bile Tarifa edhe ka punuar atje disa vjet si dhe ka punuar edhe ne Washington si ambasador i RSH!
Sot shqiptareve nuk u duhen fare citatet e Tarifes nga turli filozofesh te huaj,kryesisht amnerikane,por i duhen shembuj te pervojes se perparuar per t’i ballafaquar me realitetin tone otoman!
Veliaj ne detyrewn e tij si kryebashkiak NUK KA PRURE ASNJE NGA PERVOJAT E MREKULLUESHME TE PUSHTETIT VENDOR ATJE NE SHERBIM TE QYTETAREVE!
Dhe Tarifa e njeh mire realitetin e jetes ne Michigan,por NUK KA FOLUR,sepse jeni ju si redaksi qe nuk ju interesojne keto gjera sepse do jeni te lidhur me interesa personale me Veliajn!Shembull:
Para disa muajsh mbushet faqet e gazete4s me disa stola qe ishin prishur tek stadiumi Dinamo,ndersa te nesermen mbushet prap nje faqe gazete me keto stola te riparuar nga bashkia duke bere lavderimet perkatese!
Kur qenkeni kaq te ndjeshem per kaq pa gjera,si NUK JU SHPOHET LEKURA E BUALLIT,kur une ju kam informuar gati cdo dite se lagjet periferike te Tiranes,ku banojne shumica e qytetareve te Tiranes jane vetem GETO te verteta dhe banoret jetojne si ne kampet e perqendrimit?
Lagja nr.14,Astiri-Yzberishti,ka mbi 100 mije banore,por bashkia nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive,stola dhe tavolina pushimi,wc,kosha mbeturinash,stacione urbani,bile edhe ka zaptuar hap?
Krahasoni po mundet shqetesimin tuaj per 3 stola te prishur tek stadiumi Dinamo dhe mijra femije,te rinj dhe te moshuar,qe NUK KANE ASNJE ELEMENT JETIK TE DOMOSDOSHEM faji i te cileve eshte se BANOJNE NE NJE GETO,ku nuk ksalojne turistet apo diplomatet!
Kurse Tarifa dhe Veliaj e dine fort mire se cfare ka bere pushteti vendor per qytetaret ,qe lulishtet,parqet, kendet e lojrave,fushat sportive,wc,plazhet te gjitha PUBLIKE FALAS jane kudo ku banojne njerezit,aq sa edhe ne parqe me madhesine e disa lagjeve te Tiranes frekuentohen nga pak njerez sepse ka aq shume te tilla,ndersa Tirana ka vetem dy parqe ( u thencin) ku mblidhen bythe me bythe qindra femije dhe prinder ne radhe per te hipur femijet ne lisharse etj!
Ne se doni t’ua faktoj,kam me qindra foto dhe vidio te marra vitin e kaluar nga te kater anet e Michiganit!
Keqardhje e madhe vertet qe vendi eshte katandisur ne kte derexhe! Keqardhja me e madhe eshte qe nuk shohim rrugedalje dhe shprese.
Nuk dime kujt ti besojme dhe ti japim voten dhe ta delegojme qe te mbroje interesat tona.(e popllit!)
Kryeministri yne vuan nga deliri i madheshtise dhe duke folur me rrokje kodra mas bregut, bon corap gjithe dynjone.
Zevendsi i tij vjedh paret e popllit dhe zhduket ne arrati.
Ministrat e tij perfshihen ne skandale te njepasnjeshme dhe afera korruptive apo trafiqe narkotikesh.
Kryebashkiaket e tij i marrin frymen bashkeqytetarve te tyre me dallavere dhe ligesi, pa iu futur gjem ne kembe!
Opozita mbush me non grata dhe bashkefajtore per kte gjendje, vertitet kot me kot neper kallamishte sepse i ka humbur busulla orientuese per vetveteten dhe as qe mendon per popllin dhe nuk konsiderohet alternative e vleshme qeverisese .
Mbetet vetem shpresa ke Zoti, shpresojme te behet me mire per te gjithe.
Shqiptaret do fillojne te shpresojne per NDRYSHIM vetem ne se del ndonje force politike e re,qe veprimtarine e pare te saj politike te mos e filloje me PREMTIME MASHTRUESE,por kur te distancohet boterisht nga klasa politike aktuale qe u nxine jeten shqiptareve!
Ne se nje force e re politike ,ndonese pranon se ne Shqiperi cdo gje ka deshtuar,ka korrupsion netj,por NUK GUXON T’U BEJE GJYQIN E HISTORISE ZHVILLIMEVE POLITIKE,EKONOMIKE etj te 33 vjeteve te kaluar duke i vene gishtin FAJTIOREVE,atehere cdoi gje eshte MASHTRUESE,ZHGENJYESE!
Dhe pasi t’i beje gjyqin e historise,duhet t’i paraqite popullit shqiptar edhew MODELIN E SHTETIT tek i cili duhet te mbeshtetet zhvillimi i vendit ne te ardhmen!
Pa bere keto 2 gjera,kurre nuk do arrije qe nje force politike e re vte arrije t’i mbushe mendjen shumices se shqiptareve ,qe te SHKULIN PARTITE SHUSHUNJA NGA TRUPI I GJAKOSUR I POPULLIT SHQIPTAR!
Po, force te re politike psh te marrim Viktorin, Bedriun, Thanon, qe njehere u ha xhepi nga greket, dhe njehere nga serbet e gores.
Keta e kane mbytur te ardhmen e Shqiperise. E kane kanalizuar rinine te kaloje o nga pislleku i pushtetit, o te rruga e krimit dhe e kontrabandes, ose ne emigracion.
Ketu duhet permbysje vella, kunder Parlamentit dhe qeverise. Kjo eshte e para. Duhet tu hyet njehere me hu ku u dhemb e ku nuk u dhemb, pastaj te shikojme si i bejne ligjet keta.
Pa, sa per partite e reja, nje mut jane te gjitha.
Hiq nje Qorr, te tere morra jane.
Ja ku e kemi Qorrin, pse nuk e votojne mileti?
O Viktor gjithollogu moralo-shoqeror, inxhinieri gjeolog me mbiemrin Guri, nuk ka marre persiper te te shpjegoje gjuhet e botes. Inxhinieri Guri, me kompetence te plote ka marre persiper te te sqaroje qe po jua more ujin e pijshem te burimeve dhe lumenjve nje vendi, dhe tja japesh nje vendi tjeter, quhet krim kombetar.
Dhe konventat nderkombetare kane ligje per ujin, o gjithollog moralo shoqeror.
Ka me llogjexhi se ty, qe nuk prononcohesh per problemet delikate qe ka Shqiperia sot, po merresh me llafollogji gazetash dhe teorizmash morale, kur shtetin e ke ne krye te krimit dhe degjenerimit shoqeror?
Shkoni dhe ti, dhe Fatosi te mesoni shqip me mire njehere, pastaj drejtojuni inxhinier Gurit, se nuk e arrini dot nga ana profesionale. Shkollimi juaj, qe e mbani veten per intelektuale, eshte i dyshimte. Shkollimi i inxhinier Gurit nuk eshte i dyshimte.
Bythepambuket si Tosi nuk jane origjinale ne sukses. e ka nga i jati qe e kishte te pushtetshem. 10tat ja ka vene sistemi Tosit, nuk i ka marre vete si Guri. Si puna e Rames, qe beri nje shkolle per hir te Kristaqit.
Mos na hapni barkun me shqipen tuaj te zorraxhinjve majmune dhe servile.
Se gjuha eshte pasqyre e mendimit dhe karakterit. Kur je idiot, e shpreh ne shkrim. Kur je servil, e shpreh ne shkrim. Nuk kaloni dot nivelin e karakterit te pavarur. Te jesh karakter do te thote te kesh inteligjence.
Ju nuk e keni.
Jeni morra!
Ose, si thote Ramuti, bashkepenembajtes
Dhe, si thoni ju, gazekaret..
dhe jo vetem
copa idiotesh
Paskeni gjetur teme per publicitet
Njeriu qe ben si lamash pas pushtetit eshte funderine. Beni dhe moral pale
Viktor Malaj, ndoshta më ke keqkuptuar. Komenti im nuk i referohej Aristotel Spiros, me të cilin jam shumë dakord e as Fatos Tarifes.
Isha keto dite ne Tirane. Tek grupi i pallateve ku banova s’kishte parkim. Mes pallateve eshte nje bicim lulishte qe eshte uzurpuar pothuaj komplet nga tavolinat e lokaleve. Mund ta hamendesoj si uzurpim te ligjeruar, sepse per karriket e tavolinat perjashta bashkia merr takse. Ose ndoshta Jo, por dikush mbyll nje sy. E kam shkruar ketu edhe here tjeter, po s’ka hapesire per gjera konkrete, se o do bejme sherr per Zogun & kohen e Zogut, per Enverin &kohen e Enverit, etj, dhe i bejme naften litarit ne fyt qe po na mbyt jeten e perditshme. Sikur te sjell kryetarin e bashkise apo ndonje pergjegjes te bashkise tek grupi i pallateve, aty fare mire mund te zgjidhet hapesira e parkimeve. C’è do te kesh dy pellembe bar si vitrine dyqani kur robi rrotullohet pese here per te gjetur parkim. Do djegesh 200-300g co2 per ate pak oksigjen qe prodhon bari mes tavolinave. S’eshte e mundur qe te ndertosh pallate te reja e te mos parashikosh parkim te hapur per familjet qe do popullojne keto pallate. Ose te flasim per cilesine e ujit. Ne Tirane qarkullojne autobote qe shesin uje te pijshem sepse rrjeti i ujesjellesit nuk eshte ne gjendje te shperndaje uje te pijshem ne rubinet. Po flas per gjera elementare qe nje qytet apo fshat progresivisht duhet ta kish zgjidhur si problem ne shekullin e XXI. Ndersa ceshtja e “kush”/”cili/cila”, etj, jane ca me pak thelbesore. Ose ceshtja e pare, e VIP -it si dukuri bashkohore. Cfare ndryshimi ka televizorraxhiu Frangaj nga televizorraxhiu Ndroqi? Te kishin ndryshim te madh nuk do i bente”te fala Sandrit ” shefi i madh i pushtetit. Apo fituesi i bigbrother Luisi nga nje kapobande i lagjes? Perdorin te dy te njejtin fjalor. Veshur me te zeza, me pak mjekerr dhe zinxhir floriri te trashe si zinxhirat e qenve dikur. Se tani qente shetitin me rripa lekure. Para disa vitesh ne Itali u ndermor nje fushate e forte ndaj evazionit fiskal. Policia financiare dhe karabinieret ndalonin ne rruge makinat luksoze dhe Brenda pak minutash verifikim bllokonin makinen mi aty ne rruge. Shume i thjeshte verifikim; kontrollo te ardhurat vjetore, taksat e papaguara dhe dilte vete rezultati; ti S’mund te mbash dot nje mjet 100mije € kur ke te ardhura 25-30mije. Ne Shqiperi gjezdisin te papune me mjete qe vetem karburant harxhojne 30 mije leke ne dite. Ne vend qe qeveria te beje kete hap konkret nxiton te fute ne treg para te ardhura nga jashte, si bicim kursimesh nga puna e zeze. Doemos ky fluks do rrite indlacionin artificialisht, dhe VIP-at e rinj do jene akoma me dobet ne shqipen e folur, pa’ lere ne shqipen e shkruar. Per punen e vrasesve me pagese jemi po ketu; tek ligjerimi i kriminalitetit. Nuk eshte sasia e madhe e parave te trafiqeve qe pasuron nje vend, se ndryshe Kolumbia dhe Afganistani do ishin perpara Zvicres, qe komandon tregtine detare pa pasur det. Paraja e trafiqeve ha koka njerezish dhe e shkaterron bazen ekonomike.
Z. Viktor Malaj zbertheu esencen e nje bashkesie dukurish shume negative e me pasoja shume te renda ne shume drejtime te jetes se perditeshme duke filluar qe nga themelet deri tek kulmi i piramides se pushtetit, politikes, te asaj qe konsiderohet ajka e kombit.
Me jep kenaqesi kur lexoj mendimet e “Klubit te Komentusve” qe i mbeshtesin dhe penetrojne akoma me thelle ne disa problematka duke u bere ne nje fare menyre bashkeautore te “Perpjekjeve te Perbashketa”
per standarte te reja, te domosdoshme per nje ndryshim cilesor, per te “Dale Nga Cikli Veteshkaterrus”
qe na ka mberthyer.
Num a kuptim akoma se si shqiptaret endem dyerve te Europes per nje jete me te mire jashte Shqiperise
Ne kete k/artikull te lavderueshem ka 4 shtylla kryesore ku njera prej tyre eshte gabimisht te quhet VES.
*
Pra nese I rendisim 1-Banaliteti si Art….2-Krimi I Vrasjeve…3 –Fake enciklopediket e ekraneve dhe e fundit 4-Vete-fyerja e gjuhes shqipe bie ne sy se “goditen me te njejten arme mediatike si ai qe ben gabime gjuhesore me ate qe ekzekuton edhe pa euro/dollare vetem per qejf nje x-person
*
Ne fakt keto vese dhe krime jane bere aq te “ligjeshme” sa qe nuk ka zot ne bote ti regulloje..ben perjashtim Kryezoti Argjirokastres E H H qe do mbahet mend si I vetmi person qe I futi ne rrjesht shqipfolesit njerit I dha librin ,tjetrit kazmen dhe ai qe bente si garip apo karaduz prangat pasi I kishte dale hakut..
*
Ajo qe mungon shume ne kete k/artikull te KRIMI VRASJEVE eshte se ne kete aspekt ka dy kategorizime…e para..vrasjet nga lufta e bandave me njera tjetren dhe e dyta eshte vrasja nga bandat e rruges apo banda shteterore si Grupi Naziskin ‘CIFTELIA” te personave me detyre shteterore apo figura politike:
Me lejoni te paraqes nje liste modeste…
Shtator 2011..Egzekutohet gjyqtari Konomi per ti marre tokat e “bolleshme” ne Gjirin e Lazit ku interferojne dhe emra si Berisha-Fejziu-Meta me cfare ndodhi me vone
Tetor 2011 ..Oficeri Shikut ISA COBA qe pasi I presin gjuhen e djegin brenda ne makine (MAKABRE) sepse po binte ne gjurmet e vrasesve te Konomit dhe porositesit e tyre “me kollare”
Shtator 2016..Rrihet barbarisht (pak pa deke) biznesmeni amerikano-libanez qe po investonte ne Gjirin e Lazit rreth gjysem miliardi dollare…
*
Ketyre 3 fakteve te lidhura me njera tjetren me siper po ti shtojme dhe zhdukjen nga faqja e dheut patriotit Remzi Hoxha ,egzekutimet e deputetit Xhindi…Kryekomunarit ne Kukes…Drejtorit te bankes Santo si dhe egzekutimet inteligjente te Sokol Olldashit apo Kosta Trebicka eshte lehte te dilet ne konkluzion se Bandat e Mafioze te Rruges kane dale jashte kontrollit te Shtetit I cili eshte I pafuqishem ndaj tyre sidomos kur keto lidhen me mafien me “kollare” ku naziskinet e grupit Ciftelia jane teper te sofistikuar se kane dollare/euro per te porositur cdo nivel ekzekutimi te personave publike per “heqja qafe”
Nje shqiptar@
Me keto mend qe ke ti per Kosoven,per Mitrovicen e Isa Boletinit,perpara teje ka pas qene nje shqiptar me nofken Aliu,,edhe nje shqiptar tjeter me nofken Sala,edhe nje shqiptar pa nofke fare qe quhej Rankovic,
Keshtu qe nuk je ndonje zbulese e rralle.
O nje shqiptar,se desh harrova!
Eshte edhe nje shqiptar tjeter me nofken Edi Rama,qe ka menjen tate.
Fajtorët për këtë gjëndje janë kjo klasë politike dhe media. Shoqëria shqiptare është e çorganizuar dhe një veprim i padrejtë paraqitet si një veprim normal. Meqënëse nuk kam hapsirë për të shprehur mendimin tim, po e shkruaj këtu. Më bën përshtypje protesta e studentëve të mjeksisë dhe them se ata nuk kanë aspak të drejtë. Pse e them këtë? Universitetet më të mira janë ato që studentët paguajnë më shumë dhe anasjelltas. Një student në amerikë duhet të paguajë nga 50 mijë dollarë deri 100 mijë dollarë në vit dhe duhet t’a meritojë me notat e shkollës së mesme, përndryshe nuk futet. Po kështu i ka edhe Europa. Të vijmë tani tek shkollat e Shqipërisë që mbulohen nga taksat e të gjithëve. Shteti u thotë ose paguani tarifën e kostos, që qenka një shumë fare e papërfillshme, ose punoni 5 vjet dhe pastaj shkoni ku të doni. Kushti është fare normal. Në amerikë nuk del doktor me 5vjet, por do të bësh praktikë dhe pas 12 vitesh je i pavarur. Thoni pastaj që renditja e shkollave shqiptare janë të ulta. Janë të ulta sepse janë të lira dhe të paorganizuara. Këtu nuk kam parë ndonjë demostratë studentësh. Kush nuk ka para, merr kredi që e shlyen kur del në punë.
Me vjen keq qe po e them , por eshte me se e vertete qe Edi Rama , porsa u ul ne fronin e k/ministrit , e trajtoj drejt e me force kete rpoblem , duke bere edhe premtime konkrete , poooor nuk zgjati shume dhe gjuithecka u harrua . Bile edhe vete k/ministri nuk eshte gjithmone i sakte ne shkrimin dhe ligjerimin e gjuhes sone . E thene shkurt dhe troc : Kur vete kreu i qeverise nuk eshte serioz dhe konsekuent ne ato qe thote , cfar do te presesh nga pjesa bajate e popullsise ? !
Dekadat e fundit po dalin shume zera, nder te cilet shume te njohur dhe te respektuar qe ngrene teza se gjuha shqipe eshte shume e lashte biles më e lashta. Ne nje fare menyre kjo godet si padashje akademiket qe me punen e tyre mbeten ne inferioritet me arritjet e tyre. Tani kjo pjese me kushtrimin e sociologut te njohur prof F. Tarifa (e konsideronte debatin publik mbi kete teme te hapur) po ngrihet e irrituar se cqenkan keta injorante qe hedhin në media teorite e tyre, por kesaj pjese i eshte errur arsyeja dhe kane humbur sensin e mases. Keshtu prof Tarifa , Aristotel Spiro dhe te tjere kerkojne ne kor censurimin e medias ! Perse tu jepet hapesire ne media kesaj pjase, kerkojne deri deri gati ndeshkim te medias !
Nuk jam linguist dhe nuk marr persiper cila pale ka te drejte, natyrisht ka teprime deri ne halucinacione te teoricieneve te “shqipja gjuha mëmë” por te arrihet deri ne mohimin e te drejtes per t’u shprehur ne media kjo eshte mentalitet i personave mendje eshkë. Po per gazetare te miremjohur te medias sone apo te huaj qe intervistojne kriminele te njohur shqiptare apo te huaj kete standart do aplikojme ? T’i bllokojme moderatoret sepse japin intervistat e tyre ????
Deri ketu arrin mendjeshkurtesia e tyre ! Kane memorje te mire matematike por kane logjike 0 !
Sociologu i njohur F. Tarifa ne kete merr persiper te analizoje dhe zbertheje njerin nga perkrahesit e teorise se Gjuhës Mëmë dhe sic shprehet vete te na beje te qeshim me të. Por kthehet vete ne qesharak ! Nga njera anë e sulmon te panjohurin per teorine e vet nga ana tjeter ngre ne qiell mikun e vet linguistin e respektuar Petro Zheji si personalitet megjithese ky eshte 100% ithtar i Gjuhes Mëmë. I vlereson te njejtat gjera me dy standarte !! Dhe e shpreh me force kete; nuk e kupton ky autogolin ? Dhe sugjeron te mos merretn me te ndjerin Petro sepse e ka patur mik ! Cfare mendje e mbyllur ! Sa iMahnites !
Akademike qe u eshte bllokuar logjika : mos shantazhoni median ose te tjere, keni te drejten e debatit çp jo te mohimit te te tjereve.
A kane popujt e tjere njerez intrigante qe shtiren sikur po ndihmojne,qe te shkaterrojne?
Konkretisht Kombetarja shqiptare futbollit po kalon nje periudhe te shkelqyer suksesesh.Lexova nje interviste te ish futbollustit Rudi Vata.Titulli:Ne jemi nje kombetare qe ka pasur pabesi brenda,por Selvinjo gjeti karakterin. Cfare po kerkon ky njeri?Per mua ky kerkon te fuse fitilat.
Eshte e njejta strategji nme te cilen edi rama kerkon te shkaTERROJE kOSOVEN,duke e ndihmuar me zajednica,.Rudi Vata vazhdon:A mund te imagjinohej qe Seferi te luaje si titullar dhe Uzuni te mbahet ne stol? Jam tifoz n-1 i Brojes,por ndoshta trajneri beri mire qe nuk e aktivizoi..
Ky nuk eshte vetem intrigant,ky eshte edhe injorant.Nuk e di ky ish futbollist,specialist,qe Broja ka nje vit i demtuar?
Ti kujtosh ketij ekipi,qe po punon si ore zvicerane,,pabesite mua me duket pabesia me e madhe.
Me kete formacion Selvinjo fitoi 3-0 me nje fuqi futbollistike si Cekia,,sa do fitonte me Uzunin dhe Brojen e demtuar, 13 me 0???????
Ky person ka deshtuar perballe Dukes,100 me 0 per President Federate.Le qe s`ka stature per ate pune,por edhe si lojtar ka qene nje mediokerr,fals,Vetem poza kishte.,.Tani ky kerkon te shurroje kupen e Fitoreve te ekipit kombetar,qe po shkon drejt Gjermanise?