Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Epoka e një mijë të vërtetave!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Epoka e një mijë të vërtetave!
KomunitetKryesore

Epoka e një mijë të vërtetave!

Published: October 3, 2023
Shpërndaje

Nga Giovanbattista Trebisacce

Xhorxh Oruell. Nëse shkrimtari britanik do të kishte jetuar më shumë se 47 vjet, ndoshta do ta kujtonim me më shumë ëndje por edhe mister për shkak të “profecive” të tij. Në fakt nuk ka pasur asgjë që ka lindur nga imagjinata e Oruell, dhe që nuk është vërtetuar në realitet.

Mjafton të mendoni për romanin e tij “Vitit 1984” (një lloj Big Brother bashkëkohor:Sot miliona e miliona kamera të shpërndara nëpër botë monitorojnë vazhdimisht lëvizjet tona) apo internetin dhe rrjetet sociale, ku kontrolli i vazhdueshëm kryhet nëpërmjet të ashtuquajturit “profilim”.

- Publicitet -

Apo “Fermën e Kafshëve“, një përrallë alegorike madhështore,që mund të përfaqësojë sot retorikën“Të gjitha kafshët janë të barabarta “, dhe e “demokracisë nga poshtë” nga njerëz që luftojnë kundër establishmentit, dhe që më pas bëhen establishmenti i radhës”. Megjithatë, Oruell tregon një largpamësi profetike, edhe në konsideratat e tij më të thella që synojnë të analizojnë marrëdhëniet e njeriut me të vërtetën. Reflektimet e tij denoncojnë me vendosmëri rreziqet e një të vërtete të deformuar, të prirur për të qenë në shërbim të propagandës, retorikës dhe nacionalizmit (tashmë e zëvendësuar nga sovraniteti), një e vërtetë e burgosur nga lajmet, e kushtëzuar në mos e asgjësuar nga kufijtë e lirisë së shprehjes.

Këto referenca janë shumë aktuale sot për shkak të shumë të vërtetave të disponueshme në ueb, të shumëfishuara në mënyrë eksponenciale dhe që megjithatë e bëjnë të duket bosh konceptin e vërtetësisë. Çdo gazetar, çdo faqe online, çdo faqe në Facebook, përhap të vërtetën e saj.

Faktet ngatërrohen me opinionet, lajmet e rreme vihen në qendër të vëmendjes duke e zhvendosur në periferi informacionin e saktë. Dhe clickbait (burimi i lajmeve sensacionale) shndërrohet në njëlinjë editoriale. Pra një “pyll i errët” për ata që kanë si të vetmen dëshirë informimin.

Në këtë aspekt janë shumë domethënëse fjalët e Papa Françeskut, të marra nga encilika e tij “Ungjilli i buzëqeshjes”:“Çuditërisht, ne nuk kemi pasur kurrë më parë më shumë informacion se sa sot, e megjithatë vazhdojmë të mos e dimë se çfarë po ndodh”.

Një ndryshim kursi në lidhje me parimet e shenjta të së drejtës për informim dhe i historiografisë, të cilat kanë qenë gjithmonë të lidhura me pluralizmin e lajmeve dhe burimet e tyre. I njëjti pluralizëm që garanton sot shumëfishimin e kanaleve të keqinformimit dhe që ijep mundësi lajmeve të rreme – të cilat vijnë nga rrjetet sociale apo rrjeti – të pushtojnë faqet e para edhe të mediave kryesore tradicionale.

Prandaj, nevojitet një “dietë informative“ e karakterizuar nga një prirje e fortë për ndërveprim aktiv e mediave për të garantuar raportimin e së vërtetës. Dhe kjo gjë është e arritshme vetëm nëpërmjet një marrëdhënie të vazhdueshme me burimet e informacionit për të hetuar, verifikuar, krahasuar të dhënat, për të mos rënë viktima të keqinformimit.

Sot po përjetojmë një mbingarkesë informacioni, disa e quajnë Infodemi. Ky term i ri përfaqëson me saktësi dukurinë e ngopjes nga informacioni, zakonisht i pasaktë dhe i pa verifikuar, lajmet e rreme dhe sensacionalizmi, të cilat sidomos në kohën e pandemisë shkaktuan një rritje marramendëse të frikës dhe ankthit.

Të gjitha këtyre i shtojmë algoritmet matematikore (‘zemra’ e vërtetë e rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit), të cilët përmes proceseve të profilizimit përzgjedhin lajmet që duhet të lexojmë, produktet që duhet të blejmë. Sipas një raporti mbi konsumin e informacionit nga Agcom (Autoriteti për Garancitë e Komunikimeve), 54.5 për qind e përdoruesve kanë qasje tek informacioni përmes rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit.

Pra një proces që e ndryshon perceptimin tonë mbi realitetin,dhe që është konfiguruar në sytë tanë në mënyrë të pjesshme dhe paragjykuese. E ardhmja e informacionit, nuk mund të injorojë një apel të fortë për përgjegjësi kolektive.

Lajmet nuk mund të shndërrohen në produkte të zakonshme, dhe gjigantët e teknologjisë duhet t’u nënshtrohen rregullave të qarta, të sakta dhe të patejkalueshme. Më pëlqen që ta mbyll këtë shkrim të shkurtër, duke përmendur një autor tjetër të madh të shekullit XX-të , Luixhi Pirandelo.

Ai thotë se nuk ka asnjë të vërtetë të vetme, por ka po aq të vërteta sa ka njerëz që besojnë se i zotërojnë ato. Në dramën “Kështu është”, kur gruas së zotit Ponza i kërkohet të zgjidhë misterin e identitetit të saj, gruaja, mishërimi i së vërtetës pirandeliane, me fytyrën e mbuluar nga një vello e zezë, përgjigjet se është njëherazi edhe vajza e zonjës Frola, po ashtu edhe gruaja e dytë e zotit Ponza:“Unë jam ajo që t’i beson se jam!”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ të personave të akuzuar në Aruba dhe Antwerp
  • Jo vetëm Trump: Si e fituan protestat në Tiranë vëmendjen e medias ndërkombëtare
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?