Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Erdhi vera”, meteorologia: Temperaturat do të arrijnë pikun në Shqipëri dhe Ballkan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Erdhi vera”, meteorologia: Temperaturat do të arrijnë pikun në Shqipëri dhe Ballkan
Lajmi i funditMoti

“Erdhi vera”, meteorologia: Temperaturat do të arrijnë pikun në Shqipëri dhe Ballkan

Published: April 28, 2025
Shpërndaje

Duke folur në një lidhje live në Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja tha se këtë javë na presin ditë të nxehta.

Ajo u shpreh se nga e marta do të ketë një rritje të vazhdueshme të temperaturave, të cilat do të kulmojnë të enjten dhe të premten deri në masën 30 gradë Celsius.

Sipas saj, këto temperatura janë tipike verore dhe do të jenë më të larta 6 deri në 7 gradë Celsius se normalja e tyre në fund të prillit.

- Publicitet -

“Nga nesër dhe deri në fundjavë, më në fund do të vijë koha me shumë diell, duke qenë se muaji prill ka pasur disa ditë me reshje. Parashikohet që të kemi intervale të gjata me diell gjatë gjithë fundjavës. Do të thoja se vranësirat e lehta dhe kalimtare do të jenë vetëm në zonat malore, ndërsa reshje do të ketë vetëm në shkallë të vogël në rajonin verior, por do të jetë një fundjavë fantastike, sidomos për vijën bregdetare”, tha Porja.

“Termometri ngjitet në 27 gradë Celsius nga e marta deri të premten, ku çdo ditë do të ketë rritje, ndërsa dy ditët më të nxehta do të jenë të enjten dhe të premten, kur temperaturat do të kalojnë 30 gradë Celsius. Në Elbasan, Berat, dhe Kuçovë temperaturat do të jenë mbi 31 gradë, një temperaturë tipike qershori. Edhe fundjava, edhe pse sjell një rënie të lehtë të temperaturave, do të ketë 28 gradë Celsius. E gjithë java do të jetë një javë me diell. Parametrat e erës do të jenë të lehta deri në mesatare, duke favorizuar dhe personat që pëlqejnë bregdetin, ku paradite deti do të jetë i qetë”, tha ajo.

Sa i përket rajonit të Ballkanit, meteorologia Porja tha se e njëjta situatë do të jetë në gjithë gadishullin, për shkak të ndikimit të një mase ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, e cila do të sjellë mot të nxehtë dhe të kthjellët në gjithë vendet e Ballkanit.

“I gjithë gadishulli i Ballkanit, duke filluar nga nesër, është nën ndikimin e një mase ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, e cila është kryesisht mbi brigjet e Mesdheut, dhe gadishulli i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e kësaj mase, ku kudo do të mbizotërojnë kthjellimet. Temperaturat do të rriten ndjeshëm; madje në Kosovë do të jenë mbi 22 gradë Celsius të enjten dhe të premten, ndërsa në fundjavë do të ketë një rënie të lehtë. Ndërsa në Shkup, temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë Celsius. Temperaturat më të larta do të jenë në bregdetin shqiptar, në Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe në Greqi, ku gadishulli i Ballkanit do të ketë mot të kthjellët dhe temperatura 6 deri në 7 gradë më të larta sesa janë zakonisht në muajin maj, dhe këto temperatura do të jenë tipike për verën”, tha Porja.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?