Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erdogan kritikon Suedinë: Të fyesh myslimanët nuk është liri e mendimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Erdogan kritikon Suedinë: Të fyesh myslimanët nuk është liri e mendimit
AktualitetBote

Erdogan kritikon Suedinë: Të fyesh myslimanët nuk është liri e mendimit

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi Suedinë për lejimin e një proteste gjatë së cilës një person dogji disa faqe të Kuranit, duke mjegulluar më tej shanset e vendit nordik për tu bërë vend anëtar i NATO-s.

Irakiani Salwan Momika, 37 vjeç, i cili jeton në Suedi e kreu protestën jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit pasi policia suedeze dha leje për mbajtjen e këtij aktiviteti.

“Ne do t’i mësojmë përfundimisht perëndimorët arrogantë se fyerja e myslimanëve nuk është liri e mendimit”, tha Erdogan në një fjalim televiziv.

- Publicitet -

Në Irak një numër protestuesish u futën në ambasadën e Suedisë në Bagdad të enjten, të zemëruar nga djegia e Kuranit në Stokholm. Një turmë mbështetësish të klerikut shiit, Moqtada Sadr, qëndruan brenda kompleksit për rreth 15 minuta, më pas u larguan ndërsa forcat e sigurisë u vendosën në objekt.

Protesta ndodhi pasi Momika shkeli librin e shenjtë të myslimanëve dhe ndezi disa faqe të tij përpara xhamisë më të madhe të Stokholmit.

Kjo nuk është hera e parë që në Stokholm mbahen protesta në të cilat është lejuar djegia e Kuranit. Në janar, në Stokholm një person dogji Kuranin, që çoi në reagim të ashpër të Turqisë. Ky incident thelloi mospajtimet mes Ankarasë dhe Stokholmit, teksa Turqia ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.

Turqia ka thënë se bllokimi që i ka bërë Suedisë ka të bëjë me dështimet e këtij shteti për të shtypur grupet kurde, që Ankaraja i cilëson “terroriste”./REL

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuqezinjtë shënojnë në klube, Shpendi kryeson renditjen në Serinë B, Kerjota shënon dy herë në Skoci
  • Dëmtimi i Yamal, do të mungojë në ndeshjen kundër Sabah
  • Pas skandalit seksual me spiunen kineze, Huang qëndroi vetëm 11 ditë larg NVIDIA, rimerr postin e CEO-s
  • Rreziqet që kërcënojnë sot në Shqipëri vlerat e antifashizmit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore
  • Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu

Komentet e Fundit

  1. Vani on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  2. Dursakja on Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun
  3. https://vids.xvideosporn.cc/ on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  4. Nik on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  5. Durrsaku. on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?