Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erdogan për sulmin në Ankara: Do t’i eliminojmë deri në terroristin e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Erdogan për sulmin në Ankara: Do t’i eliminojmë deri në terroristin e fundit
AktualitetBote

Erdogan për sulmin në Ankara: Do t’i eliminojmë deri në terroristin e fundit

Published: October 2, 2023
Shpërndaje

Sesioni i ri parlamentar në Turqi ka nisur me fjalën e Presidentit Rexhep Taip Erdogan, i cili ka dënuar ashpër sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm mbi selinë e Ministrisë së Brendshme në Ankara.

Ai e ka lidhur sulmin me aktivitete të tilla të ngjashme që kanë ndodhur më parë në Turqi, duke thënë se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë luftën brenda dhe jashtë vendit derisa terroristi i fundit të eliminohet.

“Ne nuk do të lejojmë që organizata terroriste të drejtojë politikën apo të pengojë marshimin e shenjtë të vendit tonë. Aksioni në të cilin u neutralizuan dy vrasës mëngjesin e sotëm është lufta e fundit e organizatës terroriste. Terroristët që kërcënojnë qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve nuk i kanë arritur qëllimet dhe nuk do t’i arrijnë kurrë.

Ne nuk lejojmë propagandë nga ata që tentojnë të minojnë vullnetin kombëtar duke përmendur artin. Mendoj se këtë ia kemi borxh kombit tonë që ndaloi tanket natën e 15 korrikut”, tha Erdogan.

- Publicitet -

Kritika të ashpra Presidenti turk ka rezervuar edhe për Bashkimin Europian, duke marrë në konsideratë stanjacionin në negociatat për anëtarësimin në union.

“Ne mbajtëm çdo premtim që i bëmë BE-së, por ata nuk mbajtën pothuajse asnjë nga premtimet që na bënë. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e njëanshëm të BE-së ndaj vendit tonë. Ata po i bëjnë padrejtësi vendit tonë me një qasje që shpërfill proceset që ata kanë bërë. Si Turqi, nuk kemi asnjë pritshmëri nga BE-ja, në derën e së cilës jemi lënë në pritje prej 60 vitesh. Ata duhet të mendohen për padrejtësitë që bëjnë ndaj nesh, veçanërisht për vendosjen e vizave. Nëse nuk e bëjnë, ata humbasin të drejtën për të pasur ndonjë pritshmëri nga ne. Nëse është e nevojshme, ne nuk do të zbatojmë kriteret e Kopenhagës por kriteret e Ankarasë dhe do të vazhdojmë rrugën tonë”, theksoi president i Turqisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gruaja e Trump: U rrita shumë mirë në komunizëm
  • I korruptuar ose leshko
  • Sa dhe si shfaqet Rama në mesazhet mes Agasit e Hysenit
  • Pse 2027 do diktojë nëse evropianët do të mbeten zotër të fatit të tyre apo do t’u nënshtrohen diktatit të fuqive të tjera globale
  • Ish-deputeti i PD thotë se Rama e Berisha u takuan në aeroport dhe pas bisedës Rama anuloi dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  2. Dudumi on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  3. Ethem Lalaj on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. . on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Claus on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?