Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ERE mblidhet sot, rishikon vendimin: Fasha 800 KW pritet të nisë në nëntor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ERE mblidhet sot, rishikon vendimin: Fasha 800 KW pritet të nisë në nëntor
AktualitetEkonomi

ERE mblidhet sot, rishikon vendimin: Fasha 800 KW pritet të nisë në nëntor

Published: October 7, 2022
Shpërndaje

Enti Rregullator i Energjisë do të mblidhet sot për të ndryshuar vendimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Njoftimi është publikuar edhe në faqen zyrtare të institucionit, por pa dhënë më shumë detaje nëse ka tërheqje nga vendimi i mëparshëm apo jo.

“Njoftojmë se ditën e premte datë 07.10.2022 do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite: Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të EREs, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kËh për konsumin mbi 800 kËh/ muaj për klientët familjarë për periudhën 1 tetor – 31 dhjetor 2022”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e datës 23 shtator, ERE vendosi të miratojë propozimin e Qeverisë për rivendosjen e fashës dhe faturimin me çmim tregu për çdo kilovat të harxhuar mbi pragun e caktuar. Por pa hyrë ende në fuqi vendimi, Kryeministri Rama njoftoi se fasha nuk do të niste në tetor, por në nëntor. Për shumëkënd ky komunikim i bërë fakt i kryer, nga Kryeministri, u lexua si zhvlerësim të kompetencave të Entit Rregullator të Energjisë, që funksionon si një institucion i pavarur. Këtë deklaratë të Ramës ERE e përcolli me heshtje. Për më shumë se një javë nuk pati asnjë reagim.

- Publicitet -

Madje në fund të shtatorit ky institucion njoftoi aplikimin e fashës 800 kilovat duke nisur nga data 1 tetor, ndërsa dy ditë më parë vendimi për rritjen e çmimit u botua edhe në fletoren zyrtare. Ndërmjet qeverisë dhe Entit Rregullator të Energjisë u duk qartazi që mungonte dakordësia, edhe nga deklarata e bërë nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. E pyetur mbi këtë çështje Balluku tha se me miratimin e vendimit kompetencat e ERE kishin përfunduar dhe se ishte e drejta e qeverisë që ta aplikonte apo jo fashën.

“ERE shprehet për miratimin e çmimit, çdo Kwh mbi 800 do kushtojë 42 lekë. Kjo është detyra e ERE. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën. Jemi të lumtur që ia kemi dalë për shkak të konsumit më të ulët që nuk e aplikojmë gjatë muajit tetor. ERE ka marrë vendim mbi çmimin, qeveria ka marrë vendim në shtator dhe vazhdon ta mbajë atë vendim për të mbrojtur konsumatorët”, tha Balluku.

Vendimi i ERE

Ndërsa në vendimin e ERE-s botuar dy ditë më parë edhe në fletoren zyrtare thuhej qartazi se çdo ndryshim do të bëhej bazuar në argument të qenësishme dhe mundësia për ta bërë këtë ishte brenda 7 ditëve të para pas marrjes së vendimit.

“Çdo palë e përfshirë në këtë procedurë mund t’i kërkojë ERE-s, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit, rishikimin e vendimit të Bordit në rast se ka siguruar prova të reja që mund ta çojnë Bordin në marrjen e një vendimi të ndryshëm nga i mëparshmi apo për gabime materiale të konstatuara. Për këtë vendim, mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare”, përcaktohej në vendim. Por, kjo “përplasje në distancë” zgjati veç pak.

Sot ERE do të mblidhet sërish për t’i dhënë “ok” qeverisë në atë që në fakt do të duhej të ishte vendimmarrja e këtij institucioni. Janë më shumë se 8 për qind e abonentëve familjarë që do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, pra ndryshe nga çfarë u tha nga Qeveria se prej vendimit preken 4 për qind e abonentëve numri i tyre është dyfish më i lartë. Kështu nga rreth 830 mijë abonentë familjarë, janë më shumë se 71 mijë prej tyre që do të përballen me faturë të shtrenjtuar këtë dimër për shkak të ngrohjes.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?