Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkon të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Braçe tregon arsyet: S’dua t’i vijë fundi PS-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Kërkon të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Braçe tregon arsyet: S’dua t’i vijë fundi PS-së
Uncategorized

Kërkon të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Braçe tregon arsyet: S’dua t’i vijë fundi PS-së

Published: April 2, 2026
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82?

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, rreth këtij vendimi.

Braçe theksoi se partia nuk mund të funksionojë me njoftime që ngjiten në mur.

“Se në rast se vazhdon kështu në mur mund të vijë dhe një njoftim tjetër, që mund të jetë më i rëndi për PS, që tregon fundin. Nëse partia shkon në këtë trajektore njoftimesh patjetër që vjen në këtë pikë. Unë nuk e dua këtë”, u shpreh Braçe.

- Publicitet -

“Unë kam bërë veten time dhe kam bërë atë që kam menduar shumë qartë. Po e dëgjoj ka marrë leje apo jo? Jo nuk kam marrë leje askund. Kanë qenë qëndrime shumë të qarta ideologjike. Aspekti social ka qenë po kaq i rëndësishëm që duhet të ketë vija ndarëse.

Mua nuk më pëlqen ky term, senator i PS-së. Unë jam thjesht deputet i PS-së, u bënë shumë vite. Për pak javë bëhen 30, por i zgjedhur jo i emëruar. Unë mendoj që Rama e ka pranuar, as nuk kam marrë leje dhe as nuk do të marr leje për ato që kam thënë. Ato që kam thënë kanë qenë të drejta, të vërteta.

Ka pasur edhe të tjerë brenda PS-së që kanë thënë gjëra të drejta ose të vërteta, të lidhura me njerëzit dhe interesat e tyre.

Gjëja nuk ka nisur në media, apo ambiente të tjera, ka nisur në Asamblenë e PS-së, në njësinë 5, nën përgjegjësinë time. Në atë Asamble jam munduar të ushqej njerëzit të flasin, jo të flas unë dhe ata të dëgjojnë. Kam lëvizur gjatë janë në mbledhjet e asamblesë së PS-së në Tiranë, më vjen keq që nuk gjej të njëjtën mënyrë ose ndjesi për të folur, por në njësinë 5 ishte një sallë e tërë që ngriti shqetësimin.

Atje kam thënë shumë qartë, që janë dy arsye që më shtyjnë ta bëj këtë. Partia duhet të zgjedhë një formë vendimmarrjesh dhe procesesh që janë krejt të ndryshme nga ato që janë sot. Partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten kohë pas kohe njoftime: njoftime për kryetar partie, njoftime për drejtues politik, të deleguar, njoftime për kryetar bashkie. Jo, partia nuk mund të funksionojë me njoftime që ngjiten në mur. Se në rast se vazhdon kështu në mur mund të vijë dhe një njoftim tjetër, që mund të jetë më i rëndi për PS, që tregon fundin. Nëse partia shkon në këtë trajektore njoftimesh patjetër që vjen në këtë pikë. Unë nuk e dua këtë”, u shpreh Braçe.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
30 Comments
  • Trimi says:
    March 29, 2026 at 11:51 am

    PO ERION BRACE.KANDIDO SE JUVE JENI I MAJTE. DREJTUESIT E TJERE TE PS JANE OLIGARKE.
    DO TE MBESHTESIM.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    March 29, 2026 at 12:05 pm

    Ikuuuu! E mori Ferra Uraten.si Plaku Mere po perfundon.

    Reply
  • Anonymous says:
    March 29, 2026 at 12:15 pm

    Një vendim shumë i drejt i Erin Braçes .E meriton plotësisht,asht edhe nja 100 here ma i plotësuar se kandadatja e ps.
    PS duhet ta konfirmojnë kadidaturen e tij për Kryeyar Bashkie të Tiranës dhe do të jete fitues.

    Reply
    • Astrit says:
      March 29, 2026 at 6:50 pm

      Je i mirepritur Erjon, e meriton.Pa dyshim vota kontributi yne me te gjithe te njohurit do te jete per Ty

      Reply
  • Korabi, France says:
    March 29, 2026 at 12:15 pm

    Një vendim shumë i drejt i Erin Braçes .E meriton plotësisht,asht edhe nja 100 here ma i plotësuar se kandadatja e ps.
    PS duhet ta konfirmojnë kadidaturen e tij për Kryeyar Bashkie të Tiranës dhe do të jete fitues.

    Reply
  • xxx says:
    March 29, 2026 at 12:28 pm

    Erion para se gjithash situata e keqe nuk zgjidhet me politike. E dyta Spaku eshte bulldog i nderkombetareve posacerisht krijuar me mbajt nen kontroll te majten. Jeni te paracaktuar preja e tij e pare.
    Der me sot ia ke dale por nese hyn ne sfera qeverisje direkte jo vetem je nen radar, por dhe potencial per te pas te njejtin fat si E. Veliaj me hir a pahir.
    E treta do e kesh kundra parlamentin e kryetarit. Ruhuni.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    March 29, 2026 at 12:55 pm

    Me që nuk ka opozitë e PD, PS-në do ta rrëzoi nga pushteti vetë PS-a.

    Reply
  • Zdromsi says:
    March 29, 2026 at 12:58 pm

    Për Braçen eshte shume vonë për të lënë pozicionin e Zhurmuesit profesionist te Partisë.
    Duhet ta kishte nisur me heret karrieren ne manaxhim. I vetmi post qe pati ishte ai të cilit Lideri i delegonte firmën që të mos firmoste vetë se ashtu ishin ca muhabete, Zv.kryeminister.
    Po s’ke edhe shume faj se keshtu ka qene politika ne Shqiperi. Por je kujtuar edhe pak vone per ndryshime.

    Reply
  • demo says:
    March 29, 2026 at 1:23 pm

    E gjete gati z.Rama.Hyre nga vrime e gjarperit ne PS.por Brace eshte themelues.Veshtire e ke me themeluesit,Erion Brace,Fatmir Xhafa.Eshte edhe Pando Majko Arben Malaj,Angjeli,Meksi,Dade,.Jane gjalle,me mend ne koke,pamvaresisht se mbajten deren zotrotes dhe heshten 25 vjet.Hodhen themelet,ngriten ndertesen,qe te hedhin valle ca hajdute.
    Behuni bashke,rrethojeni me ate ceten e tij te hajduteshave,se nuk shpeton kete radhe.

    Reply
    • Dashi says:
      March 29, 2026 at 4:31 pm

      Po more demo , po . Kur të këputen ato loqet që varen e tunden prej kushedi sa mijra vjetësh . Me atë mëndje fli ti .

      Reply
    • Engjellushe Pecani says:
      March 29, 2026 at 5:09 pm

      O Demo Rama nuk ka hyre nga brima e çelesit por me votim, ju berishiste nuk dini se çfar te shpifni tani .O te plaçin syte shko mbrapa kriminelit se Ramen nuk e baltosin kriminelet si ju .PD te mbaj damken e saliut se njesoj si ai jeni .

      Reply
      • xyz says:
        March 29, 2026 at 6:19 pm

        Rama nuk është fare socialist. Ai është mbrojtësi i oligarkëve. Politika e tij ekonomike nuk ndryshon fare nga ajo e Berishës. Braçe është i vetmi socialist i vërtetë te PS-ja. Rama është mish i huaj apo kollovar atje.

        Reply
  • Didi says:
    March 29, 2026 at 1:46 pm

    Erjon brace mburet me kajo babjenin ,qe kaqënë kaçak,Ali zoti Sardi ishte personi që e mbante nga pas si bodigard kur brithte ne tërë zonat që hapte gjuhën shqipe .

    Reply
  • capi says:
    March 29, 2026 at 2:04 pm

    Me vjen keq z. Brace se ndoshta qellimi eshte i mire dhe i drejt, por ai vend pune do bole dashi qe varen ne toke dhe jo stafidhe rrushi. Ndoshta do te duhet te lexosh librin “Edhe i vetem trim ne lufte”. Do ti kesh kundra te gjithe, nuk di nese ke kapacitet(bole) ti perballosh. E provove si zv. KM dhe arrite deri aty sa po qaje se po te linin pa gjume ndertuesit.

    Mba ate pozicionin qe ke si nje ze/mendim opozitar ose ndryshe brenda partise, se me shume se kaq nuk besoj se do besh.

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    March 29, 2026 at 3:07 pm

    Vertete e besoni se Brace i vogel del kunder meje?
    Kjo tregon se e ka luajtur bukur rolin e “rebelit” qe i kam ngarkuar me kohe..

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      March 30, 2026 at 7:54 am

      Më vjen keq që MIZA në PS bëhet BUALL dhe në PD ELEFANDI BËHET PLESHT:
      -Në PS,kërkon të kandidoi gjithkush dhe nuk i PRITET KOKA,Nuk është vrarë askush në PS,se ka mendim ndryshe,ndërsa në PD=13.!
      -Në PS,ka rregulla..kandidati votohet në FORUME.
      -E.Braçen e kam votuar në Qarkun Fier 2021.Ai e meriton të jetë DEPUTET SHUMË GJATË,POR JO DREJTUES QEVERIE,PASI ISHTE ZV.KM DHE NUK FOLI,KUR DOLI NGA KOLLTUKU..PO BËN OPOZITARIN BRËNDA PS.!?
      -Dhe,Non Grata ka deklaruar..NE NË FSHAT(VIÇIDOL),KISHIM 2 QËN..1 TË MADH & 1 TË VOGËL..I VOGLI BËNTE HAM..HAM..DITË NATË..UNË I THOSHA PUSHO..POR..AI..DHE NËNA(SHEQERE),MË THOSHTE..ÇBËN O SALI.? AI ËSHTË QËN DHE JO NJERI SI TI..(QË BËN MË KEQ SE AI..EL).!?
      VO:
      -Shqipëtar,Lutem merruni me punët e hallet tuaja,pasi Partit në këtë SISTEM TË EGËR.. NUK PUNOJNË PËR 95 % TË POPULLIT..?
      -Pa një drejtësi meritokrate NUK KA SHTET LIGJOR DEMOKRATIKË..AI VDIQ 1992.
      -Saliu do ishte VARUR 100 HERË..NDAJ RAMA DO RRIJË ATY DERI 90 VJEÇ.!
      -Amerika foli për non gratën..dhe Ajo flet vetëm 1 herë..”.Të mëson si zihet peshku por ai duhet të kapet nga Shqipot (Xh.Bejker),e SPAK NË KOMA NGA FRIKA PO I SHPËTOJNË PORDHËT.!
      -Këtë populli mbi 60 vjeç e di por nuk ka më AVNI RUSTEM 1929..për disa..që të kthejë vjedhjet e shtetarve nga 1992 mbi 500 mild.$ te populli dhe..
      … të mos VJEDHI VETË..(e kishte për Salin ndaj i dogji shumë),SIPAS KOMISIONERES MARTA KOS.!?
      EL news Albania
      FLM DITA

      Reply
  • Ay says:
    March 29, 2026 at 3:33 pm

    Shoku Teme! Si i behet ne kete rast? Se para ca ditesh na the qe e ke votuar familjarisht Bracen. Mos ka ngrene shalqi dhe ky pas kurrizit te liderit global? Apo do te prishi unitetin parti – popull dhe eshte blere 99% nga Saliu? Mbetemi ne pritje te komentit tend shterues.

    Reply
  • Kajmakëria rilindjotase says:
    March 29, 2026 at 3:56 pm

    Ai 20-përqinçi i lejeve të ndërtimit është bërë tashmë “model suksesi” ke socialpisat. Shumëkujt prej tyre i lëshon goja jargë kur ëndërron postin e kryebashkiakut.

    Pasurimi i shpejtë duket i omël në fillim po sa të shpërthejë skandali i parë surrati të merr çehrje tjetër. Ngado që të hedhë këmbën kryebashkiaku do ketë të bëjë vetëm sahanlëpirës të pështirë por edheme sojsëzër që mezi presin rastin të të bëjnë gropën.

    Braçja nuk është nga ata sociopetër që s’kanë të ngopur nga babëzitja. Është finok. Edhe sikur ta ketë me hak atë post, gjë që personalisht përkundrejt një pilivese as që e vë në dyshim, ai do e ketë të vështirë t’i rezistojë presioneve të vazhdueshme lart e poshtë.

    Sidoqoftë asgjë s’është e pamundur. Ndoshta e ka gjetur stilin se si mund të drejtosh një bashki e të fitosh njëkohësisht simpatinë e votuesit. Kjo mundësohet vetëm po nuk hëngri kumblla e dardha pas shpinës së begut s’kaner dhe po nuk i përlyu qysh ditën e parë duart me kajmak e akullore vangjushore.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    March 29, 2026 at 4:32 pm

    Kushdo ta kish thënë këtë, nuk do bënte përshtypje, madje edhe do paragjykohej. E thënë nga Braçe, i cili shihet si i “fundmi i mohikaneve” në PS, eshte nje bombe. Nuk do e keshe të lehtë, Braçe. Do kesh kundra gjithë oborrin PS-ist, të cilët janë thjeshte ne shërbim te kryeoborrtarit. Ama ke dhe një favor tejet të madh, kohën. Dhe koha ulëret para faktit që liderët e partive PS PD jane shndërruar ne ajatollahe sektesh partiake.

    Reply
    • xxx says:
      March 31, 2026 at 6:02 pm

      Me pergjigjen qe ka dhene, se do punpka per Zhvillimin e qytetit ne Dimrnsion te ri…. Dhe per TeGjithe!! Aha nuk ka shprese as me Bracen, i njejti fik mbup trushpelare qe vrapon pas “zhvillimit ” si gjithe PiSat. Tiranes i duhen marshe mbrapsh, jo perpara me kete “zhvillimin”.
      Tiranes po i merret fryma. Ia hiqni dot betonin, ia zhbeni dot kullat, ia lironi dot truallin e privatizuar te pakten mandatin e fundit te Edvinit? Jo! Se Tiranen e ka Edvini, kryetar i komisionit te zhvillimit te territorit, dhe atij te invest. Strategjik.
      E dyta, zhvillimi Tiranes nuk mund te jete i vecuar nga zhvillimi periferise se saj, te qyteteve te tjera nga imigrojne banoret e saj, te pjeses tjeter te Shwiperise.
      Ncuk, Erion Brace!!!

      Reply
  • demo says:
    March 29, 2026 at 7:00 pm

    Oj Engjellushee!Edi Rama u be minister i Qeverrise Socialiste me nje telefonate te Fatos Nanos.Nuk e dinte ku ishte dera e partise Socialiste.Qendroi 4 vjet minister dhe 4 vjet kryebashkiak i 20% pa qene Antar i partise se Fatos Nanos Erion Braces dhe Pando Majkos.U be anetar i asaj partie dy jave para se te vinte kandidaturen per Kryetar partie. Po te pat hedhur trute e gomarit o Ben Blushi jeto tani si gomar me pare.dhe mos na mallengje me fjalime patetike!
    Deren kokes Albin!
    Edhe pa jetuar me te,,Edhe pa e njohur delenxhiun,ja perplasi deren e Kosoves kokes.Shpetoi Kosoven.
    Ju kokeboshat e Partise Socialiste ju a mori Qeverrine nga duart nje Dallaveraxhi.

    Reply
    • Goni says:
      March 29, 2026 at 7:48 pm

      Je i papare demo.

      Reply
      • Ethem Lalaj says:
        March 30, 2026 at 7:54 am

        Më vjen keq që MIZA në PS bëhet BUALL dhe në PD ELEFANDI BËHET PLESHT:
        -Në PS,kërkon të kandidoi gjithkush dhe nuk i PRITET KOKA,Nuk është vrarë askush në PS,se ka mendim ndryshe,ndërsa në PD=13.!
        -Në PS,ka rregulla..kandidati votohet në FORUME.
        -E.Braçen e kam votuar në Qarkun Fier 2021.Ai e meriton të jetë DEPUTET SHUMË GJATË,POR JO DREJTUES QEVERIE,PASI ISHTE ZV.KM DHE NUK FOLI,KUR DOLI NGA KOLLTUKU..PO BËN OPOZITARIN BRËNDA PS.!?
        -Dhe,Non Grata ka deklaruar..NE NË FSHAT(VIÇIDOL),KISHIM 2 QËN..1 TË MADH & 1 TË VOGËL..I VOGLI BËNTE HAM..HAM..DITË NATË..UNË I THOSHA PUSHO..POR..AI..DHE NËNA(SHEQERE),MË THOSHTE..ÇBËN O SALI.? AI ËSHTË QËN DHE JO NJERI SI TI..(QË BËN MË KEQ SE AI..EL).!?
        VO:
        -Shqipëtar,Lutem merruni me punët e hallet tuaja,pasi Partit në këtë SISTEM TË EGËR.. NUK PUNOJNË PËR 95 % TË POPULLIT..?
        -Pa një drejtësi meritokrate NUK KA SHTET LIGJOR DEMOKRATIKË..AI VDIQ 1992.
        -Saliu do ishte VARUR 100 HERË..NDAJ RAMA DO RRIJË ATY DERI 90 VJEÇ.!
        -Amerika foli për non gratën..dhe Ajo flet vetëm 1 herë..”.Të mëson si zihet peshku por ai duhet të kapet nga Shqipot (Xh.Bejker),e SPAK NË KOMA NGA FRIKA PO I SHPËTOJNË PORDHËT.!
        -Këtë populli mbi 60 vjeç e di por nuk ka më AVNI RUSTEM 1929..për disa..që të kthejë vjedhjet e shtetarve nga 1992 mbi 500 mild.$ te populli dhe..
        … të mos VJEDHI VETË..(e kishte për Salin ndaj i dogji shumë),SIPAS KOMISIONERES MARTA KOS.!?
        EL news Albania
        FLM DITA.

        Reply
    • Asnjëansi says:
      March 30, 2026 at 12:18 pm

      Edi Rama ja ka bërë mutin Kosovës tënde o demo ata nuk janë shqiptarë janë dardanët e leshit .

      Reply
    • xxx says:
      March 30, 2026 at 12:59 pm

      Sh dakord o demo. Po vete ia dhuruan socialistet kryesine. Pa kushte!
      I vetmi kusht ishte qe te martohej. Se ishte cop rrugaci. U bene mbles socialistet i gjeten shurren sorroiste Linda.

      Reply
  • demo says:
    March 30, 2026 at 12:28 am

    Flmnd.Goni!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 30, 2026 at 7:55 am

    Më vjen keq që MIZA në PS bëhet BUALL dhe në PD ELEFANDI BËHET PLESHT:
    -Në PS,kërkon të kandidoi gjithkush dhe nuk i PRITET KOKA,Nuk është vrarë askush në PS,se ka mendim ndryshe,ndërsa në PD=13.!
    -Në PS,ka rregulla..kandidati votohet në FORUME.
    -E.Braçen e kam votuar në Qarkun Fier 2021.Ai e meriton të jetë DEPUTET SHUMË GJATË,POR JO DREJTUES QEVERIE,PASI ISHTE ZV.KM DHE NUK FOLI,KUR DOLI NGA KOLLTUKU..PO BËN OPOZITARIN BRËNDA PS.!?
    -Dhe,Non Grata ka deklaruar..NE NË FSHAT(VIÇIDOL),KISHIM 2 QËN..1 TË MADH & 1 TË VOGËL..I VOGLI BËNTE HAM..HAM..DITË NATË..UNË I THOSHA PUSHO..POR..AI..DHE NËNA(SHEQERE),MË THOSHTE..ÇBËN O SALI.? AI ËSHTË QËN DHE JO NJERI SI TI..(QË BËN MË KEQ SE AI..EL).!?
    VO:
    -Shqipëtar,Lutem merruni me punët e hallet tuaja,pasi Partit në këtë SISTEM TË EGËR.. NUK PUNOJNË PËR 95 % TË POPULLIT..?
    -Pa një drejtësi meritokrate NUK KA SHTET LIGJOR DEMOKRATIKË..AI VDIQ 1992.
    -Saliu do ishte VARUR 100 HERË..NDAJ RAMA DO RRIJË ATY DERI 90 VJEÇ.!
    -Amerika foli për non gratën..dhe Ajo flet vetëm 1 herë..”.Të mëson si zihet peshku por ai duhet të kapet nga Shqipot (Xh.Bejker),e SPAK NË KOMA NGA FRIKA PO I SHPËTOJNË PORDHËT.!
    -Këtë populli mbi 60 vjeç e di por nuk ka më AVNI RUSTEM 1929..për disa..që të kthejë vjedhjet e shtetarve nga 1992 mbi 500 mild.$ te populli dhe..
    … të mos VJEDHI VETË..(e kishte për Salin ndaj i dogji shumë),SIPAS KOMISIONERES MARTA KOS.!?
    EL news Albania
    FLM DITA.

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    March 30, 2026 at 9:47 am

    E shkreta Elisa Spirop…i, po i iken truri sa nga ato qe lexon e sa nga ato qe degjon aty ne krah te Skenderbeut te saj!

    Reply
  • Partia P i S a says:
    March 30, 2026 at 11:04 am

    Kete Bracen e kane si fishek mesimor, vetem per zhurme. E mbajne si specialist qe te bej Opoziten e kontrolluar brenda Pozites. Me pak fjale teater pisash.

    Reply
  • MH says:
    March 31, 2026 at 7:47 am

    Kapterr Ethe Lalaj oj Gomarice madhore, shpejt posto dhe kopjen e 4 te traplliqeve me MIZA, BUALL e ELEFANTE
    se ashtu verteton 4 fish dhe idiotesine tende jashte funksionit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?