Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit
AktualitetKronike

Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

Published: July 8, 2026
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka drejtuar Gjykatës së Lartë një kërkesë për përshpejtimin e rigjykimit të çështjes së tij, si dhe për shqyrtimin e parashtrimeve pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Në kërkesën e depozituar, Veliaj argumenton se nevoja për një shqyrtim të shpejtë lidhet me pasojat që, sipas tij, po prodhon masa e sigurisë ndaj lirisë personale, ushtrimit të mandatit dhe funksionimit të Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku thekson më tej në kërkesë se çdo vonesë në rigjykim sjell pasoja të pakthyeshme për ushtrimin e mandatit të tij si kryebashkiak.

“Kërkesa për përshpejtim nuk mbështetet në një interes abstrakt për shqyrtim të shpejtë, por në pasoja konkrete dhe të përditshme mbi lirinë personale, mbi ushtrimin e mandatit të fituar me votë dhe mbi funksionimin e qeverisjes vendore në Bashkinë e Tiranës.

- Publicitet -

Çdo vonesë në rigjykim nuk është, për rrjedhojë, thjesht vonesë procedurale; ajo konsumon vetë kohën e mandatit dhe e bën gjithnjë e më të pakthyeshme pasojën që masa e sigurimit ka prodhuar mbi ushtrimin e funksionit publik, si dhe të pazbatueshëm efektivisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për rrjedhojë, edhe një vendim eventualisht pozitiv i Gjykatës së Lartë, nëse jepet pasi koha reale e mandatit të jetë konsumuar në mënyrë të konsiderueshme ose pranë përfundimit, do të rrezikonte të mbetej pa efekt praktik, pasi nuk do të mund të rikthente në mënyrë reale periudhën e humbur të ushtrimit të mandatit, as të riparonte pasojën institucionale të krijuar nga pamundësimi faktik i funksionit të Kryetarit të Bashkisë dhe as cenimin e së drejtës së qytetarëve dhe zgjedhësve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi i zgjedhur prej tyre”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Veliajt.

Për çfarë akuzohej Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ti nuk je ai që dukesh në momentet e rrëzimit…”
  • Katastrofa në Nepal, Instituti Gjeologjik i SHBA: Nuk ishte tërmet
  • Arrestimi i Ergys Agasit, reagon zyrtarisht SPAK
  • Alarme të njëhershme për bombë në disa institucione të vendit, reagon Policia e Shtetit
  • FOTO: Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë: Mbi 160 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytje apokaliptike

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?