Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ermal Meta kthehet në Shqipëri si shkrimtar me librin “Nesër e Përgjithmonë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ermal Meta kthehet në Shqipëri si shkrimtar me librin “Nesër e Përgjithmonë”
AktualitetKulture

Ermal Meta kthehet në Shqipëri si shkrimtar me librin “Nesër e Përgjithmonë”

Published: October 27, 2022
Shpërndaje

Artisti i njohur shqiptar, Ermal Meta është rikthyer në Shqipëri, kësaj here jo si këngëtar, por me petkun e shkrimtarit, për të prezantuar librin e tij të parë “Nesër e përgjithmonë”. Në takimin e zhvilluar në sallën e re “Tonin Harapi” të Liceut Artistik “Jordan Misja”, Ermal Meta rrëfeu për të rinjtë e pranishëm se si i lindi ideja për të shkruar këtë libër. Ai tha se ndër vitet që ka jetuar në Itali, ndjeu një thirrje të brendshme nga vendi i tij, derisa erdhi çasti për ta bërë këtë hap.

“Kam kaluar shumë vite pa u kthyer në Shqipëri, ndoshta 17, dhe sa herë që mendoja për vendin tim ndieja thirrjen e gjakut tim, ishte një thirrje shumë e fortë, saqë në fakt, më bëri efektin e kundërt, më shkaktoi frikë. Mandej, në një pikë i thashë vetes se nuk mund të prisja dot më për ta hedhur këtë hap, kështu që e bëra, e hodha hapin dhe kuptova se kisha humbur shumë ndërkohë, por nuk ishte vonë për ta rikuperuar”, tha Ermal Meta.

I pranishëm në promovimin e librit ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se libri i Ermal Metës mund të shërbejë si manual i një reflektimi të madh kombëtar dhe se si disa gjëra duhen bërë më mirë. Veliaj shtoi se shpreson që libri të ketë suksesin që ka pasur në Itali.

- Publicitet -

“Ky libër mund të shërbejë vërtet si një manual i një reflektimi të madh kombëtar, si një mënyrë për të kuptuar si kemi mbërritur deri këtu, dhe nëse ka një mënyrë për t’i bërë disa gjëra më mirë, nëse ka një mënyrë për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin, për të kuptuar se kur jemi bashkë, jemi shumë herë më të vlefshëm se secili veç e veç. Të falenderoj shumë Ermal, që na ke mbledhur për të reflektuar. Shpresoj shumë që suksesi që ka pasur në Itali libri – sigurisht, atje mund të jetë dukur si një çudi e madhe, se çfarë ka ndodhur këtej, anën tjetër të Adriatikut – por, për ne nuk është rrëfim ekzotik, për ne është diçka që na lidh me historinë tonë personale. Por, jam shumë krenar për ty, e çmoj jashtë mase faktin që e ke marrë mundimin, je këtu me ne, për ta treguar ti historinë sesi kemi mbërritur në këtë reflektim të madh. Shpresoj që të gjithë ne, do të bëhemi pak më të mirë seç ishim kur e filluam leximin e këtij libri”, deklaroi Veliaj.

Libri “Nesër e përgjithmonë” flet për historinë e një personazhi me emrin Kajan i cili rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX. Librit i janë shitur edhe të drejtat për t’u kthyer në prodhim kinematografik. Ato janë blerë nga producenti Carlo degli Esposti-Palomar për të realizuar një serial televiziv.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për “Revolucionin e Flamingove”: Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin
  • Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada. Si po i nxit Ballkani bebet
  • Horoskopi 12 Shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Çadrat me vete, si parashikohet moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Tellalli on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  2. Bruno on Letër deputetëve mbi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura
  3. elion on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  4. Shannan on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. nje shqiptar on 12 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?