Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ervin Mata jeton në Amerikën e Jugut, kush është personazhi tjetër për të cilin s’flitet shumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ervin Mata jeton në Amerikën e Jugut, kush është personazhi tjetër për të cilin s’flitet shumë
AktualitetKronike

Ervin Mata jeton në Amerikën e Jugut, kush është personazhi tjetër për të cilin s’flitet shumë

Published: November 21, 2023
Shpërndaje

Biznesmeni Ervin Mata, i shpallur në kërkim nga SPAK pas operacionit të mbrëmshëm, jeton në Argjentinë e Bolivi.

Gjatë operacionit që erdhi pas zbërthimit të aplikacionit “SKY” u arrestuan ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, djali i tij, oficerja e Drejtorisë së Kufirit Jonida Babameto e shefi i Krimeve në Komisariatin 5 Dedan Gjoni.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Mata është një person i rëndësishëm për sa i përket trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut.

- Publicitet -

“Ervin Mata është personazhi kryesor i përplasjes në ish-Bllok në vitin 2018 ku u përplas ashpër me Ervis Martinajn. Për këtë ngjarje që në atë kohë u përdor emri i këngëtares, Elvana Gjata, unë e kam bërë të qartë se ishte një përplasje në fushën e narkotrafikut. Përplasja midis dy grupeve kriminale kishte ardhur për shkak të trafikut të drogave të forta.

Ervin Mata konsiderohet një personazh dhe faktor kryesor në trafikun e drogave të forta nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian. Ai nuk qëndron në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës. Këtë verë ka qenë një ose dy herë me periudha të shkurtra dhe mendohet se jeton në Argjentinë, Bolivi etj.” – tha Lala në studion e News24.

Ajo shtoi se një nga personat e arrestuar si pjesë e grupit është edhe një ish-oficer i forcave speciale, i cili dyshohet se ka gisht në zhdukjen e Ervis Martinajt.

Sipas Lalës, Bujar Gërmizi, ka qenë i arrestuar në Maqedoninë e Veriut për trafik droge e po kështu në Kosovë.

 

Gazetarja shtoi se Gërmizi dyshohej për grabitjen e Bankës së Kursimeve shumë vite më parë ku mendohet se janë marrë rreth 300-400 milionë lekë.

 

“Unë e kam njohur disa vite përpara dhe për herë të parë e kam hasur me dokumente zyrtare në 2014. Ai dyshohet se ka lidhje edhe me zhdukjen e Ervis Martinit. Bujar Gërmizi, është ish-oficer i forcave speciale, ish-gardist, shoqërues i disa personaliteteve, ministrave dhe ish-ministrave. Ishte arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për çështje të trafikut të drogës, u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu.

 

Pati një përpjekje titanike atje për ta arrestuar. Ai hyri në Shqipëri dhe kërkoi që dosja të sillej këtu. Autoritetet maqedonase nuk pranuan dhe kërkuan të arrestohej dhe më pas të sillej dosja. Duke qenë se ishte në veri të vendit, duket se nuk tërhoqi vëmendjen. Për shkak të punës në Gardën e Republikës dyshohej për grabitjen e Bankës së Kursimeve në shuma të konsiderueshme prej 300 apo 400 milionë lekë.

 

U arrestua dhe u dërgua në burg në Prizren, pati revolta të forta. Kohët e fundit mendohet se ishte lidhur me disa grupe kriminale. Është i futur thellë në trafikun e drogës dhe këtu bëhet lidhja me Ervin Matën. Është duke u hetuar edhe në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt”, tha Lala.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  • Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Komentet e Fundit

  1. K R on “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  2. Qerratai Shurrelit on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  3. K R on “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  4. Vlora 97 on RaBexit!
  5. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?