Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Rusët shtojnë sulmet në Bakhmut, Spanja premton nisjen e tankeve Leopard
Aktualitet Bote
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve/ Presidenti Begaj: Respekt dhe mirënjohje ndaj punës së bluzave të bardha
Aktualitet Lajmi i fundit
Shtimi i burimeve për energji të ripërtëritshme, BE-ja arrin marrëveshjen ambicioze 
Aktualitet Kryesore
Avokatët e shtetit, gati draftligji që i “ndëshkon” kur vlerësohen të paaftë profesionalisht
Aktualitet Politike
SHËNIM: Pse e kam të vështirë ta besoj, se akti kriminal ndaj Top Channel ka lidhje thjesht me “fjalën e lirë”
Analiza Komunitet Kryesore
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Jeta në Çift
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • Rreth nesh
Duke lexuar: Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Jeta në Çift
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • Rreth nesh
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes
AktualitetKosovë

Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

Published 18 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron në Ohër prej nga foli të shtunën për Radion Evropa e Lirë.

Escobar do të marrë pjesë në takimet e Ohrit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e vëzhguesit.Ndërmjetësues të takimit Kurti-Vuçiq janë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Kjo është vërtet historike”

Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, teksa flasim, liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke zhvilluar një takim në kuadër të dialogut, këtu në Ohër. Ditëve të fundit ju kemi dëgjuar duke folur për shpresat që keni për këtë takim. Por, cilat janë pritjet tuaja realiste për ditën e sotme?

Gabriel Escobar: Pritja jonë më e madhe sot është për finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim [të marrëdhënieve]. Kjo Marrëveshje për normalizim krijon marrëdhënie paqësore, miqësore dhe të parashikueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Por, po ashtu, ua hap dyert të dyja vendeve për të ecur më shpejt drejt strukturave euro-atlantike.Prandaj, nga perspektiva jonë, kjo është vërtet historike. Kjo është, vërtet, një mundësi për t’i lënë shumë mbrapa ngjarjet e viteve ’90, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi.

Radio Evropa e Lirë: A jeni takuar sot me të dy liderët?

Gabriel Escobar: Jo sot, por i kam takuar këtë javë. Jam takuar së fundi me kryeministrin e Kosovës,Albin Kurti dhe shpresoj të takohem me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic më vonë gjatë ditës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, ka pasur shumë presion që marrëveshja të arrihet në muajin mars. Pse është aq i rëndësishëm ky afat kohor?

Gabriel Escobar: Janë disa arsye. E para, ne duhet ta pranojmë që jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore.Prandaj, në mënyrë që Evropa të jetë e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë, duhet t’i zgjidhë të gjitha sfidat e sigurisë që ekzistojnë brenda kontinentit evropian. Dhe, kjo është ndër të fundit.Neve na duhet ta konsolidojmë, jo vetëm paqen, por ta konsolidojmë edhe projektin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për gjithë kontinentin evropian. Kjo e hap derën për atë gjë. Prandaj, tani është mundësia më e mirë që e kemi për ta arritur atë gjë, përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet disa vendeve që ende nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm drejt integrimeve euro-atlantike.

Radio Evropa e Lirë: Para këtij takimi, kemi parë skepticizëm nga të dyja anët – veçanërisht nga pala serbe. A është zbutur qëndrimi i tyre këto ditë?

Gabriel Escobar: Një gjë që duhet ta them për Serbinë është që presidenti Vuçiq e ka nisur një bisedë të vërtetë kombëtare lidhur me atë se si do të dukej një marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbinë në të ardhmen. Dhe, duhet të them që të dyja palët janë duke e marrë seriozisht këtë përgjegjësi.Kështu që, unë shpresoj se do të arrijmë një aneks të finalizuar për një marrëveshje për normalizim sot.

Radio Evropa e Lirë: A prisni të ketë nënshkrim të dokumentit sot, veçanërisht nga Serbia?

Gabriel Escobar: Shikoni, ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit.

“Kjo do t’i jepte fund një prej mosmarrëveshjeve të fundit të mbetura në rajon”

Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për vetë propozimin. Është përshkruar si shumë i dobishëm për të dyja vendet, veçanërisht për Kosovën. Por, nuk e përfshin njohjen reciproke. A mendoni se ky propozim mund dhe do të çojë në njohje reciproke?

Gabriel Escobar: Sigurisht që e hapë një derë për këtë dhe shikoni, qëndrimi im – siç e kam deklaruar vazhdimisht, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi – është se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën. Ky rajon është një rajon me premtime të jashtëzakonshme.E, megjithatë, jashtë rajonit, njerëzit besojnë se Ballkani Perëndimor është një zonë konflikti dhe tensioni etnik. Në realitet, kjo do t’i jepte fund një prej mosmarrëveshjeve të fundit të mbetura në rajon dhe do të lejonte që i gjithë rajoni të zinte vendin e tij në Evropë, si një pjesë e rritjes më të shpejtë të Evropës.

“Nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën”

Radio Evropa e Lirë: Atëherë, ju do të thoshit se njohja reciproke është qëllimi përfundimtar?

Gabriel Escobar: Është për ne.

Radio Evropa e Lirë: Duhet të ndodhë patjetër?

Gabriel Escobar: Mirë, mendoj se duhet të ndodhë. Mendoj se duhet të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit. Kështu që, unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën të gjitha vendet e rajonit dhe pa punuar REL

Ornela 18 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Rusët shtojnë sulmet në Bakhmut, Spanja premton nisjen e tankeve Leopard
  • Dita Ndërkombëtare e Mjekëve/ Presidenti Begaj: Respekt dhe mirënjohje ndaj punës së bluzave të bardha
  • Shtimi i burimeve për energji të ripërtëritshme, BE-ja arrin marrëveshjen ambicioze 
  • Avokatët e shtetit, gati draftligji që i “ndëshkon” kur vlerësohen të paaftë profesionalisht
  • SHËNIM: Pse e kam të vështirë ta besoj, se akti kriminal ndaj Top Channel ka lidhje thjesht me “fjalën e lirë”

Komentet e Fundit

  1. kemi të bëjmë me një individ që duhet ndalur urgjentisht në Akuzat se rriti pagat në fushatë, Rama: Analfabetizëm politik
  2. intelektuali në RAPORTI: 6 apo 10 miliardë? Një jetë e mirë për të gjithë është e mundur vetëm nëse reduktohet përdorimi ekstrem i burimeve nga elita e pasur
  3. Zgjohuni, gjumi t’rrit por dhe t’con ne t’somes. në Rama: 5 mijë lekë shtesë për pensionistët muajin e ardhshëm, paga mesatare do shkojë 900 euro
  4. vlonjati në Si do shkojë lufta në Ukrainë, sipas Soros (por bota ka një problem shumë më të madh)
  5. paga minimale përcaktohet për orë pune në SHËNIM: Pse e kam të vështirë ta besoj, se akti kriminal ndaj Top Channel ka lidhje thjesht me “fjalën e lirë”
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?