Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Escobar: SHBA pret propozim konkret nga Kosova për Asociacionin deri më 2 maj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Escobar: SHBA pret propozim konkret nga Kosova për Asociacionin deri më 2 maj
AktualitetKosovë

Escobar: SHBA pret propozim konkret nga Kosova për Asociacionin deri më 2 maj

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se ai pret që të ketë një propozim nga qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.

“Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore tha se ka pasur përparim lidhur me këtë çështje dhe një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor.

- Publicitet -

“Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cila duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra”, tha Escobar.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do t’i njohin zgjedhjet e së dielës në Veri të Kosovës edhe nëse Lista Serbe i bojkoton ato, duke thënë se bojkotimi nuk përcakton zgjedhjet.

“Ne u kemi bërë thirrje dhe unë personalisht u kam kërkuar serbëve, Listës Serbe, që të marrin pjesë dhe të mos heqin dorë nga roli që kanë. Fakti që nuk marrin pjesë, është vendimi i tyre. Por këto parashikohen nga Kushtetuta. Ka vende të paplotësuara. Ka njerëz që nuk po marrin shërbime nga pushteti lokal sepse nuk ka pjesëmarrje. Pra nëse këto zgjedhje janë të dhe të ndershme, dhe unë parashikoj që të jenë, rezultati do të jetë legjitim nga këndvështrimi ynë”, tha zoti Escobar.

Ai tha se shpreson që serbët në Kosovë të gjejnë një mënyrë të rikthehen në institucione. Megjithatë zoti Escobar tha se bojkoti nuk duhet të vonojnë themelimin e Asociacionit.

“Ai detyrim është i menjëhershëm, është ekzistues. Pra, pavarësisht se kush është në pushtet, Asociacioni duhet të formohet”, tha ai.

Escobar e vlerësoi marrëveshjen e Ohrit si “të jashtëzakonshme” dhe tha se nëse ajo zbatohet siç duhet, do të sillte “një epokë të re në marrëdhëniet paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” dhe do t’i hapte rrugën të ardhmes së tyre euro-atlantike. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?