I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, u shpreh se tani është në duar të negociatorëve kryesorë të ecin përpara dhe të fillojnë të hartojnë një plan funksional.
“Presim që ata të takojnë në dy javët e ardhshme dhe të diskutojnë përsëri për këtë proces”, u shpreh zëvendësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, i cili kujtoi edhe një herë marrëveshjen e arritur në Ohër, dhe faktin që ajo konsiderohet ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Diskutuam për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Dhe zbatimi fillon me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky ishte me të vërtetë një fokus intensiv diskutimi në kontekstin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Elementët e rëndësishëm janë diskutuar dhe tani i takon krye-negociatorëve të ecin përpara dhe të fillojnë të hartojnë një statut të zbatueshëm. Ne presim që në dy javët e ardhshme negociatorët kryesorë të takohen dhe të diskutojnë përsëri këtë proces”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Escobar ka rikthyer në vëmendje prezantimin e asociacioni nga Kurti dhe Vuçiç dhe ajo që ka ngeluar tashmë është që të dyja palët të takohen dhe BE të gjejë zgjidhje për të bashkuar të dyja palët.
