Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Escobar pas dy orësh takim me Kurtin: Kosova të dëgjojë pak edhe brengat tona…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Escobar pas dy orësh takim me Kurtin: Kosova të dëgjojë pak edhe brengat tona…
KosovëLajmi i fundit

Escobar pas dy orësh takim me Kurtin: Kosova të dëgjojë pak edhe brengat tona…

Published: March 14, 2024
Shpërndaje

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zhvilluar sot një takim dy orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në përfundim të takimit, Eskobar tregoi shkurtimisht për gazetarët atë çka diskutoi me Kurtin.

“Mund të them që patëm një diskutim të mirë. Kryeministri do t’i marrë parasysh disa propozime që i kam bërë sot. Çdo gjë që kemi bërë këto vite ka qenë në favor të Kosovës. E kemi mbështetur Kosovën në të gjitha proceset demokratike. Kemi qendërzuar përkrah Kosovës. Kosova të dëgjojë brengat tona dhe nuk do të duhej të ishte e vështirë”, tha Escobar.

- Publicitet -

Më herët, Escobar të mërkurën u takua me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën patën dhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Ai tha se SHBA-ja nuk po i kërkon vetëm Kosovës të ndërmarrë vendime të vështira pasi e njëjta gjë, sipas tij, i kërkohet edhe Serbisë.

Duke folur për rregulloren e BQK-së, e cila e ndalon dinarin, Escobar tha se gjatë vizitës së tij do të angazhohet për të gjetur mënyra për të ecur përpara.

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po vijon sot vizitën e tij në Kosovë.

Ai ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit i shoqëruar nga ambsadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Vizita e tij në këtë Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.

I dërguari i SHBA-ve ka vizituar edhe Komunën e Pejës ku ka takuar kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga Gorazhdeci, si dhe të rinjtë nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në këtë komunë.

Escobar nga atje tha se pa që njerëzit po vuajnë dhe se kanë vështirësi reale për marrjen e pensioneve të tyre.

Për jetesën e serbëve në Kosovë, ai tha se do të bëjë përgjegjëse Prishtinën zyrtare.

Escobar shtoi se serbët në Kosovë dhe të gjithë që jetojnë atje, duhet ta ndiejnë mbështetjen e SHBA-së.

Ai tha se marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi duhet të zbatohet dhe se për këtë do të vazhdohet të punohet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • LEON says:
    March 14, 2024 at 3:21 pm

    O zoti me emer banditi! Ti ke shkuar te gjesh grepce ne Kosove,,apo te njohesh REALITETIN,,?
    Serbet,Kosha serbe,boshnjaket dhe magjupet trajtohen ne Kosove,si askund ne Bote. ..Shteti Serbise te marre shembull nga Qeverria Kosoves,,Te trajtoje Shqiptaret e Lugines si sewrbet ne Kosove.

    Reply
    • pilo Lala says:
      March 14, 2024 at 3:24 pm

      Leone,
      Sot ne hall eshte Kosova, ai eshte i panjohur, i pambrojtur, i paafte te mbijetoj pa Ameriken.
      Amerika nuk ka detyre te zgjidhi hallet e botes.
      Kosova eshte shtet i ri qe Amerika kerkon ta ndihmoje.

      Reply
  • God bless America says:
    March 14, 2024 at 4:06 pm

    Escobar percjell hallin e madh te administrates me pro-Serbe ne historine amerikane te Biden-Blinkes –
    – per jetesen e Serbeve ne Kosove
    – qe serbet atje te ndjejne mbeshtetjen e Amerikes
    Edhe nje i derguar direk i Putinit nga Moska ne Prishtine nuk do ti mbronte me mire se kaq interesat serbe e nuk do ti kerkonte me shume Kosoves per serbet!

    Reply
  • Nik says:
    March 14, 2024 at 4:52 pm

    Ploteshisht ne nje mendje me “Leon”! Serbet e Kosoves po vuajne presionin e madh te Serbise se Vuçiçit apo Milosheviçit te diteve te sotme, per te mos u integruar ne Shtetin e Kosoves. Jane te panumerta veprimet shkarerruese te manipulimit te serebeve te Kosoves nga Sebia, qe nga leshimi i institucioneve te pushtetit lokal, policise dhe parlamentit deri tek akti me i rende i Banjskes! Kane ndodhur arrestime politike ne Serbi nga shteti serb te serbeve te Kosoves te cilet duan te integrohen ne Shtetin e Kosoves, apo akte kriminale si djegia e automjeteve dhe bizneseve nga dora e zgjatur kriminale e Vuçiç-it te qytetareve serbe te Kosoves te cilet jane bashkepunues me Shtetin e Kosoves. Dhe keta emisaret e perendimit jo qe nuk i kane denuar fort keto veprime por i kerkojne Shtetit te Kosoves qiqra ne hell per hater te Serbise!

    Reply
  • korçari says:
    March 14, 2024 at 5:38 pm

    Idiotet e VV dhe fansat e provincialit Kurti akoma nuk e kane kuptuar se Kurti po i çon ne ….pra krenari i dhjere i cili mendon se Kosova eshte qendra e botes dhe duke luftuar me mullijte e eres eshte i sigurte se do te mbledhe votat qe i duhen per te mbajtur akoma dhe 4 vjet karrigen e k/ministrit dhe atehere kur t’ju vijne mendte idioteve te tij do te mendojne se jane ne ender dhe se Kosova do te paguaje shtrenjte çmimin e idiotesise ,arrogances dhe injorances se Kurtit dhe VV.Diaspora duhet t’i hape syte mire dhe te shohe se çfare ka arritur Kurti ne keto 4 vjet,ne punesim,shendetesi,arsim,apo zhvillimin e vendit dhe ta lene menjane luften me mullijte e eres se “Skenderbeut “te Kosoves Kurtit ,brumbulli te çon ne pleh…

    Reply
  • Refff...... says:
    March 14, 2024 at 5:46 pm

    JEPI ESKO BEJA FORRA
    KOSOVES FUTJANI THIKEN
    LUM SI NE QE JU BESUAM
    SHPRESE PATEM AMERIKEN

    TI JE AMATOR I SERBIT
    BASHKE ME HILL E HOVENIER
    ZEDHENES TE GRENELLIT
    QE JU KA TRE MOSKETIER

    VETEM BENI PAK KUJDES
    KOCKE E FORTE SHQIPETARI
    BEN VAKI GJEMEN TA BEN
    KUR PAPRIT KERCEN DAMARI

    TURKU NA KA NJOHUR MIRE
    NDAJ ME NE BENTE KUJDES
    NJIHTE INATIN E ARNAUTIT
    NDAJ NUK SILLEJ SI JU SERBES

    Reply
  • korçari says:
    March 14, 2024 at 6:55 pm

    O trimat e internetit qe tregoni trimerine tuaj nga divani duhet t’a kuptoni se pa USA jeni nje kafshate e Serbise,pyesni luftetaret e UçK per luften dhe ndihmen e paçmuar te USA dhe Shqiperise te cilet “harroni “t’i falenderoni dhe me te dhjerin Kurti keni perfunduar te braktisur nga USA,BE,Shqiperia etj dhe largqofte t’ju shohim te vetem trima ne lufte me Kurtin ne krye …a pika qe s’ju bie o trushpelare.

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    March 15, 2024 at 5:06 am

    Me mire nje mik sesa nje çiflik!.
    Burre asht ai qe nuk harron te miren.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    March 15, 2024 at 5:49 am

    O Pilo ne rast se Amerika nuk ka marre persiper te zgjidhe hallet e Botes (por kerkoka te ndihmoje Kosoven) perse nderhyn ne luften ne Ukraine, ne luften ne Palestine, ne Afganistan, ne Irak,ne Iran ,ne Siri,Tajvan e gjetke, per Kosoven?

    Reply
  • Flamur Struga says:
    March 16, 2024 at 10:52 pm

    Korcari,e paske humbur kontrollen e fjales,te mungon lidhshmeria dhe te del se paske urrejtje ,ne fillim ndaj vetvehtes,pastaj per nje pjese tjeter te kombit tone.Qenke i pa ditur,dukesh se injoranca te paska mbuluar shpirtin.Kjo eshte metode shum e rrezikshme,por ja qe ti shkruan si nje njeri me vetedije te cunguar.Ne ndjenjat e kombit tone eshte ,dhimbja si nje fenomen i trasheguar nga te paret tane,jane lotet qe manifestohen ,por eshte edhe pjesemarrja ne cdo hidherim qe perjeton cdo shqiptar ne bote,Tjeter,lind urrejtja kunder armikut,konkretisht tani per tani ,kunder rusoserbeve grekofileve…kjo eshte gjeni i trasheguar.Por per ty vlen se: Republika e Kosoves ,populli shqiptar atje,ka qen nje pararoje e interesave kombetare.Populli i pa trembur ne Kosove,ka lindur ne lufte dhe eshte rritur ne lufte.Kurr nga 1878 deri mars 26 ,2024 populli shqiptar eshte ballafaquar me burgosje,syrgjynosje!vrasje debime …per cdo gje shqiptarit i eshte dashur protesta demonstrata te pergjakeshme dhe ne fund fare mbase je edhe bashkemoshatar me mua(32vjec)besoj se i ke kujtimet e tua se cfare ndodhi ne 1998-1999 nga armiku shrkullor.Korcar jeta e kosovarit kurr nuk ka qen e lehte,te kujtohet treni rus we u drejtua drejt Republikes te Kosoves,po shkurt 24 i 2023 .,ke ndigjuar se sa shtepia u rrafshuan nga ushtria srrboruse,sa gra femi pleq u vrane,po per masskrat qe armiku i zhduki familje te tera,,,,edhe sot ne jemi si komb qe na trajtojne si kurban,sepse nuk jemi ata qe duheshte te ishim,prandaj bazohu ne fakte mos urre pjesen e trupit tent,mbase ndonje kosovar nuk eshte sjellur mire me ty,por ai perfaqeson vetvehten.Ndergjegjesohu lexo hiistorine e pioullit tone pastaj vill vrere,se keshtu sic thua ti ,mendon armiku qe eshte edhe i yti edhe i mbare kombit.

    Reply
  • demo says:
    March 17, 2024 at 12:04 am

    Targat e Kosoves
    Tabelat shqip-serbisht
    Pashaportat e Kosoves
    Monedha-euro
    Zgjedhjet kur te kem gati.
    zaednicat-Jane Antikushtetuese
    Edi Rama=Deren surratit
    Se Kosova eshte shtet,ku nuk hyn dot derri e dosa.
    Se Albin Kurti e ka adet
    Me e ba Kosoven SHTET
    jo si Hani edi Rames
    Hyn e del picka e sames
    ky kodoshi i Tiranes
    i therret nga Ane e Anes
    Se nga Gjadri ne patos
    eshte bere deti kos
    Nga Sazani ne Butrint
    Do tja jap nje mikut tim
    Goxha mik ne Amerik
    Investues strategjik
    Keshtu behem edhe mik
    me nje qe bera Armik
    Se s`e s`me le kjo llape e shkrete
    SHAVA GOXHA PRESIDENTE
    dhe tani si tjeter here
    Do te ha cfare kam dhjere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?