Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Është kryer një falsifikim i rëndë”, profesori i njohur shpjegon se çfarë ka ndodhur realisht me “diplomimin” e Belind Këlliçit – Intervistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > “Është kryer një falsifikim i rëndë”, profesori i njohur shpjegon se çfarë ka ndodhur realisht me “diplomimin” e Belind Këlliçit – Intervistë
KomunitetKryesore

“Është kryer një falsifikim i rëndë”, profesori i njohur shpjegon se çfarë ka ndodhur realisht me “diplomimin” e Belind Këlliçit – Intervistë

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar sot lidhur me akuzat e dala nga një investigim mbi shkollimin e tij të mesëm në Tiranë dhe atë në SHBA.

Investigimi i botuar më herët nga DITA, pas një denoncimi publik të aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, është rimarë së fundmi nga disa media. Rezulton dy herë e provuar që Këlliçi nuk ka diplomë të shkollës së mesme.

Instituti Harry Fultz në Tiranë, pranoi disa muaj më parë në një përgjigje për DITA, se nxënësi Këlliçi nuk u diplomua. Kjo ngre pikëpyetje si arriti ai të regjistrohej në një shkollë amerikane pa diplomë të shkollës së mesme dhe për më tepër si e ka njehsuar diplomën e atjeshme me sistemin shqiptar më pas. 

- Publicitet -

Po vetë Këlliçi çfarë thotë? Në deklarimet e sotme në një intervistë televizive, ai thotë se ka kryer konvertim në SHBA duke marrë kredite atje, ndaj diploma nuk i është dashur.

Por a është kjo e mundur në sistemin arsimor amerikan? Dhe si është arritur të njehsohet me sistemin shqiptar më pas, ku nuk rezulton diplomim i subjektit në shkollë të mesme?

DITA pyeti për rastin, Fatos Tarifën, pedagog dhe njohës shumë i mirë i sistemit universitar amerikan dhe atij shqiptar. Profesor Tarifa ka fituar gradat Master dhe PhD në një prej universiteteve më të njohur në SHBA dhe në botë, si dhe ka dhënë për shumë vite leksione në disa universitete amerikane, ndërsa aktualisht jep leksione në një universitet shqiptar.

Më poshtë biseda me diplomatin dhe sociologun e njohur.

Profesor Tarifa, ju keni qenë aktiv me komente dhe analiza gjatë kësaj fushate zgjedhore për kryeqytetin. I keni ndjekur raportimet në media për shkollimin e kandidatit Këlliçi?

I kam ndjekur. Për diplomën e shkollës së mesme nuk di çfarë të them. Vetëm z.Arjan Kapedani (drejtues i shkollës Harry Fultz – shën.red.) mund ta zbardhë çështjen për këtë fazë.

Kurse për njohjen e diplomës së tij të nivelit Bachelor dhe konvertimin e saj në diplomë të nivelit Master nga Komisioni i Ministrise se Arsimit, është bërë një falsifikim i madh zyrtar.

Përse ky përfundim?

Në SHBA, të gjitha programet Bachelor, në çdo universitet, janë programe 4-vjeçare. 3-vjeçari i Bolonjës nuk ekziston dhe nuk njihet. Prandaj, një diplomë Bachelor e fituar në një universitet amerikan nuk mund të njihet si një diplomë e nivelit Master në Amerikë dhe s’ka si të njihet këtu.

Pra nuk mundet si konvertim?

Absolutisht. Në atë universitet krejt të parëndësishëm në Baltimore, ku ka qenë Këlliçi, ofrohet një program Bachelor në menaxhim, por jo një program Master në këtë fushë.

Nese s’ke gradën Master në Management nga një universitet amerikan, për të cilën të duhet të kryesh edhe 2 (dy) vite të tjera shkollë pas diplomës Bachelor, nuk ka se si të të njihet diploma Bachelor, si gradë Master në Shqipëri.

Janë dy nivele krejt të ndryshme arsimimi (kualifikimi dhe diplomash).

Atëherë, si është bërë i mundur ky konvertim?

Gjithçka të çon te Komisioni dhe tek korruptimi i tij. Bëhet fjalë për kohën e qeverisjes së Berishës. Në atë kohë (2010), ministër arsimi ka qenë Myqerem Tafaj (PD). Besoj nuk është e nevojshme t’ju kujtojë se në kohën e tij u shkatërrua sistemi universitar me shitjen e licensave të shumë universiteteve private dhe shkatërrimin e vlerave meritokratike.

Ky ka qenë konteksti kohor kur diploma amerikane Bachelor e Këllicit u konvertua si diplomë Master Shkencor nga Komisioni i Ministrisë së Arsimit të z.Tafaj.

Profesor, faleminderit…

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?