Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Estonia thotë se është e gatshme ta mbyllë kufirin me Rusinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Estonia thotë se është e gatshme ta mbyllë kufirin me Rusinë
Bote

Estonia thotë se është e gatshme ta mbyllë kufirin me Rusinë

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Estonia ka thënë të mërkurën se është “e gatshme” ta mbyllë kufirin e vet me Rusinë, pas vendimit të Finlandës për ta bërë një gjë të tillë. Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, tha se situata në kufirin e Finlandës, e cila është përballur me një valë të madhe emigrantësh pa dokumente në javët e fundit, është “një sulm flagrant hibrid nga Rusia”.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Estonisë, Tsahkna theksoi se shteti baltik “është i gatshëm ta mbyllë kufirin me Rusinë dhe ta mbrojë veten kundër çfarëdo sulmi hibrid”. Estonia, ish-republikë sovjetike, është tani një përkrahëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtuesit rus.

“Kjo është një dëshmi tjetër se Rusia nuk po e lufton vetëm Ukrainën, por ajo përbën kërcënim ndaj vendeve të tjera me sulmet e saj hibride”, tha Tsahkna, duke iu referuar situatës në Finlandë, gjatë takimit të ministrave baltikë dhe nordikë në Bruksel.

- Publicitet -

Qeveria e Estonisë tha në një komunikatë për media se ministrat theksuan gjatë takimit se janë të gatshëm ta ndihmojnë Helsinkin, nëse është e nevojshme. Të martën, Finlanda njoftoi se e ka mbyllur kufirin me Rusinë, me të cilën e ndan një kufi 1.340 kilometra të gjatë. Kufijtë finlandezë dhe estonezë me Rusinë janë kufij të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi në Nju Jork: Shembet pallati trekatësh në Brooklyn, ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24

Komentet e Fundit

  1. Hana on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Vlora 97 on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  3. Mollosi on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  4. prehistoriku on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  5. Mentori on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?