Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
Analizaopinion

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Published: June 24, 2026
Shpërndaje

Nga Gjergj Erebara

Deputetja socialiste, Evis Kushi foli të hënën me shqetësim për “gjuhën e urrejtjes” në sferën online, që sipas saj, ka shënjestruar persona publikë, politikanë dhe këdo që mendon ndryshe.

Shqetësimi i Kushit është një shqetësim i drejtë, i dalë nga goja e gabuar. Kushi, si shumë deputetë dhe deputete të tjera, socialiste apo demokrate, kanë dëshmuar gjatë shumë viteve paaftësinë për të pasur mendim ndryshe, mungesën e kurajës qytetare për të pasur mendim ndryshe nga kryetari, dhe, larg qoftë, për të votuar ndryshe nga kryetari në ndonjë nga temat e nxehta me të cilat është përballur vendi gjatë gjithë këtyre viteve.

- Publicitet -

Shqetësimi i Kushit për mendimin ndryshe nuk ka se si të mos na sjellë ndër mend kolegen e saj, Marjana Koçeku, e cila, për të pasur mendim ndryshe, u detyrua njëkohësisht të mos jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Jo vetëm kaq, por sulmet publike dhe private ndaj Koçekut, nga zyrtarë të ndryshëm socialistë, normalisht që bien në këtë kategorinë e shqetësimit të Kushit, gjuhës së urrejtjes ndaj mendimit ndryshe.

Kushi gjithashtu është politikania që nuk vëren gjuhën e urrejtjes dhe ushqimin e urrejtjes që propaganda e shefit të saj, Edi Rama dhe e gjithë socialistëve të tjerë po ushqen çdo ditë, përmes teorive të pabaza për armiq imagjinarë të brendshëm dhe të huaj, me agjentura greke, serbe, ruse e të tjera, të cilat, duket se e kanë halë më sy Edi Ramën dhe po ushqejnë protestuesit me zemëratë të paqenë.

Rrjedhojë e kësaj gjuhe urrejtjeje është shënjestrimi i minoritetit grek të Shqipërisë si “armik”. Ndoshta Kushi nuk e ka vënë re, por ishte kryeministri Edi Rama i pari, ai që përhapi teoritë me armiq grekë që ndezin protestat kundër projektit të Zvërnecit. Dhe ishte gjithashtu Rama ai që u kap pas një detaji të parëndësishëm, kur media greke përshkroi protestuesin e dhunuar si “shtetas grek”, duke supozuar në mënyrë të pavërtetë se Greqia po shpallte pretendime territoriale, e përkatësi etnike greke të banorëve të Zvërnecit.

Seria e gjatë e aludimeve me komplot grek vijoi me foto të falsifikuara dhe pretendime të pabaza për autobuzë me protestues, e pastaj u pasua me aludime të pabaza nga vetë Taulant Balla për protestues nga Serbia dhe pastaj u pasua me shkrime në median proqeveritare që rrekeshin të bindnin protestuesit se flamingoja është simbol i gejve (nënkupto, armiqtë komplotistë gej kundër familjes). Shto këtu pretendimet se qytetarët nga Maqedonia apo nga Kosova apo nga Presheva nuk kanë të drejtë të protestojnë në Shqipëri. Të gjitha këto janë shqetësime reale, të cilat Kushi nuk i ka, sepse shqetësimi i saj nuk duket se është gjuha e urrejtjes, por protesta qytetare. Gjuha e urrejtjes është thjesht një alibi tjetër që shërben për të shmangur përgjigjet për protestat qytetare kundër shkatërrimit të mjedisit, kundër korrupsionit, kundër abuzimit me pushtetin, pro Shtetit të së Drejtës, pro demokracisë përfaqësuese.

Lehtësia me të cilën aktorët e organizuar politikë, aktualisht PD e PS, përhapin urrejtje dhe dizinformim në mendjen e shqiptarëve mund të konsiderohet si litari i lënë jashtë te fabula me priftin. Fabula flet për një prift fshati që, për t’u hakmarrë ndaj fshatarëve, u la porosi që kur të vdiste, t’i vinin një litar rreth qafës dhe ta linin njërën anë të litarit jashtë varrit. Kur autoriteteve u ra rruga nga fshati, litari u interpretua sikur fshati e kishte varur priftin.

Litari që na ka lënë ne jashtë regjimi komunist është kultura e mosbesimit ndaj tjetrit dhe politika e sundimit përmes teorive të komplotit.

Shumë dhe shumë vite më parë, Papa Gjon Pali i Dytë, i cili e njihte komunizmin sepse ishte nga Polonia, deklaroi se dëmi më i madh që regjimet totalitare komuniste i kanë shkaktuar njerëzimit, nuk është shkatërrimi i besimit në Zot, por është shkatërrimi i besimit të njeriut te njeriu. Regjimet totalitare ia dalin të shkatërrojnë besimin e njeriut te njeriu duke i detyruar ata, siç shpjegon Hannah Arendt, të zgjedhin mes alternativave që janë njësoj kriminale. Dhe regjimet totalitare gjithashtu sundojnë gjerësisht falë shpikjes së një armiku, të jashtëm, të brendshëm apo thjeshtë imagjinar, i cili duhet të shërbejë si fantazma përballë së cilit, shoqëria duhet të shtrëngojë radhët përreth kryetarit dhe rrjedhimisht, të mos vërë në diskutim se çfarë pune e si po e bën punën kryetari, sepse çdo diskutim i tillë shkakton përçarje dhe na dobëson përkundrejt këtij armikut imagjinar.

Kjo shpjegon faktin se teoritë e komplotit janë instrumente politike që kanë prodhuar më shumë rezultat në vendet post-komuniste se sa në vendet e Evropës Perëndimore.

Nevoja për armik të jashtëm si faktor unifikues është diskutuar që në kohën e Romës së Lashtë përballë Kartagjenës. Një nga argumentet në senat ishte që Kartagjena nuk duhej të shkatërrohej, sepse përndryshe, Roma do të humbte elementin që e mbante bashkë.

Teoria e komplotit të hebrenjve kundër botës ishte politika që ushqeu cari i Rusisë apo nazizmi, ndërsa teoria e komplotit nga armiku i klasës ishte ajo që ushqyen regjimet totalitare komuniste gjithkund, përfshirë edhe Shqipërinë.

Teoritë e komplotit të kësaj natyre ndihmojnë regjimet jo vetëm që të shmangin goditjen ballore nga ankesat e shoqërisë, por edhe për të zhdukur dallimin mes të vërtetës dhe të pavërtetës dhe për ta bërë atë dallim të parëndësishëm. Diskursi politik transformohet në pseudoreligjion. Sepse nuk është e mundur të vërtetohet ekzistenca e, fjala vjen, një agjenti grek ndaj turizmit shqiptar dhe as nuk mund të vërtetohet dhe as të hidhet poshtë supozimi se dikush është “sorosian”. (Për hir të fakteve, duhet të themi se “sorosianët” ekzistojnë po aq sa ekzistojnë kuçedrat dhe kafshët e tjera mitologjike). Politika, e cila duhet të jetë fushë e kushtëzuar nga arsyetimi logjik, kthehet në këtë mënyrë në një religjion, në të cilin, nuk është e mundur as të vërtetohet dhe as të rrëzohet me argumente shterruese ekzistenca e qenies supreme.

Dhe rrjedhimisht çdokush mund të jetë agjent ose sorosian, kështu që, çdokush është i dyshuar. Shoqëria humbet në këtë mënyrë aftësinë për t’u organizuar, pasi gjithkush dyshon gjithkënd ndërsa autokrati fërkon barkun me lehtësinë me të cilën, përrallat me armiq përhapen mes qytetarëve që normalisht duhet të bashkohen për ta rrëzuar.

Teoritë e komplotit shërbejnë gjithashtu për të zëvendësuar atë që është komplese dhe në ndryshim të vazhdueshëm me një recetë të thjeshtë. Njeriu është agjenci komplekse. Njeriu ka mendime komplekse. Njeriu ka identitete të ndryshme. Askush nuk mund të jetë thjeshtë “socialist” apo “demokrat” dhe çdokush ka të drejtë të ndryshojë opinion, të kalojë nga një identitet politik te një tjetër. Përkundrejt kësaj, supozimi se njeriu është thjeshtë një kukull drejtuar si marionetë nga një dorë e padukshme, është një zgjidhje më e lehtë, dhe tërësisht e pavërtetë.

Lehtësia me të cilën teoritë e komplotit po përhapen në shoqëri, nga njëra anë dobësojnë forcën e protestës qytetare dhe nga ana tjetër, janë tregues i dështimit të sistemit shkollor shqiptar për të pajisur qytetarët me aftësinë për të gjykuar çështjet në mënyrë komplekse dhe përmes arsyetimit kritik.

Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Koha says:
    June 24, 2026 at 6:15 am

    Nuk eshte edhe keshtu si e pershkruan ti o zoteri, ndonjehere “la verità sta nel mezzo”, thote nje proverbe italiane….. te gjitheve ju terheq grepi nga veteja por Dita kohet e fundit po perdor nje krrabe gjigande nga vetja…. ne pergjithesi populli nuk gabon dhe kjo do te, dhe duhet te shikohet vetem ne votime, pastaj koha do ta tregoje. Sidomos ka nje zhgenjim jo te vogel ndaj gazetes, jo per faktet se sa per shkrimet e cuditshme tendencioze dhe shpesh me keqesi dhe aspak neutrale, professionale, dhe realiste . Mendim personal. Histeri kolektive, shpresoj, qe do te ishte versioni me i mire, gjera qe ndodhin, ne te kundert do te ishte deludente per shume lexues te gazetes, pertej disa komentuesve te zakonshem me gjuhen e tyre dhe me nivelin e tyre te diskutueshem, gje e zakonshme kjo ne keto kohera te turbullta interneti ku cdo injorant ka te drejte te tregoje se si duhet drejtuar shteti, ekonomia, diplomacia, politika e jashtme, etj etj.

    Reply
  • demo says:
    June 24, 2026 at 10:31 am

    Kur e votuam nuk i thame:Vidh sa me shume,,Trojet kombetare beji placke tregu,,Beji kasht e koqe,per horrat e Botes,vetem Edi Rames ti shtohet hyqmi

    Reply
    • Dashi says:
      June 24, 2026 at 8:58 pm

      Po t’a kam thënë edhe një herë tjetër o demo , sado që të shesë trualle shqiptare Rama , dy metër katror dhe’ për të futur kufomën tënde , do t’a gjejmë .

      Reply
  • 1thundrak says:
    June 27, 2026 at 3:02 am

    Kurse per ty bole dashi do germohet gjysme metri se do futesh me palosje. Si patronazhist do kesh ne varr dhe nje sufllaqe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  • Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
  • Mbi 40 gradë Celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
  • Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë
  • Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!

Komentet e Fundit

  1. K R on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  2. 100% on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  3. Andi on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  4. Vepro on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  5. Epopeja e Rilindjoteve on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?