Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…
AktualitetKronike

Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…

Published: June 24, 2026
Shpërndaje

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është shoqëruar me debate dhe replika të forta mes të pandehurve, prokurorisë dhe trupit gjykues.

Pas parashtrimeve ligjore të mbrojtjes, Ilir Meta mori fjalën në sallën e gjyqit, duke mohuar kategorikisht çdo pretendim për ndikim politik apo ndërhyrje në çështje që lidhen me Adrian Shatkun dhe persona të tjerë të përmendur nga organi i akuzës.

“Asnjë sms e Ilir Metës, as e Monikës, as për Shatkun, as për Pirro Xhixhon, as për dreqin. Të gjitha janë shpifje. Nuk ekziston asnjë mesazh. Kjo është histori grekësh. Shatku duhet të vinte këtu të sqaronte çdo gjë. Por është arratisur nga shqipëria. Kjo është histori e sajuar nga grekë kundër Ilir Metës. Jam rrëmbyer nga kjo histori mashtrimi”, deklaroi Meta.

- Publicitet -

“Nuk ekziston asnjë ndërhyrje imja. As për veprimet e Monikës nuk kam ndërhyrje, i di vetë ajo veprimet e saj. Tek unë nuk figuron asgjë, nuk ekziston asgjë”, u shpreh më tej Meta.

Gjatë seancës ndërhyri edhe Monika Kryemadhi, e cila iu drejtua Metës me komente ironike për akuzat e paraqitura.

“Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”, tha Kryemadhi.

Ndërhyrja e saj solli reagimin e menjëhershëm të gjykatës, e cila i tërhoqi vëmendjen për ruajtjen e rregullit në sallë. Kryemadhi vijoi me komente të tjera, duke deklaruar se prej katër vitesh dëgjon të njëjtat pretendime.

“Kam katër vjet që e dëgjoj. Edhe babai im të çohet nga varri nuk e duroj dot më”, tha ajo.

Pas kësaj, gjykata paralajmëroi se në rast përsëritjeje të ndërhyrjeve, Kryemadhi do të largohej nga seanca.

“Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni do të largoheni nga seanca”, deklaroi gjyqtari.

Nga ana e tij, Meta vijoi mbrojtjen duke theksuar se nuk ndikohet nga qëndrimet e prokurorisë.

“Unë nuk impresionohem nga aktrimet”, tha ai, duke sqaruar se po i referohej pretendimeve të organit të akuzës.

“Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan komprometuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë. Për të kuptuar gjithë këtë përrallë me Adrian Shatkun, thuhet se kam shkuar në Marok për hatër të Adrian Shatkut. Prokuroria pretendon se Monika i ka thënë Shatkut: “Po ti do të vish, se Iliri për ty po vjen”. Sipas SPAK, aq i madh ka qenë ndikimi i Adrian Shatkut tek unë, sa unë po shkoja në Marok për të. Po sipas SPAK, Shatku i ka thënë se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai. Ndërkohë, vizita ishte vizitë shtetërore. Në Marok kanë qenë edhe biznesmenë të tjerë”, tha Meta.

Seanca vijon me shqyrtimin e pretendimeve të palëve dhe provave të administruara në proces.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Berlin says:
    June 24, 2026 at 11:14 am

    “Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni do të largoheni nga seanca”, deklaroi gjyqtari.

    —————-

    Keto nuk jane paraljmerime por poshtersi morale te nje klase apo grupi njerzish qe duhej me koh e vakt te ndihmonin shqiptaret ne ndertimin e nje shoqeri demokratike dhe meritokrate.

    Reply
  • Sinapi says:
    June 24, 2026 at 2:19 pm

    Mos valle edhe dekorata qe te ka dhene
    Greqia zoti ish President eshte nje sajese
    Greke?

    Reply
  • Zgjohuni, populli kerkon kthimin mbrapsh te lekeve t’grabitura taksapaguesve prej fuqis superkorruptive te pushteteve. says:
    June 24, 2026 at 4:23 pm

    Ilir e mona floriri, ku i keni florijte qe grabitet ne tynelet e Krrabes? Po per energjine elektrike ku leket derdhen si lume? Po per shitjet simbolike sa per nje kafe apo darke te pasuris kombetare e asaj private ku i keni? Po per korrupsionet me ze, figure e deshmi te gjalla, a ndjeni pergjegjsi morale e ligjore??????

    Reply
  • Phoenix says:
    June 24, 2026 at 5:23 pm

    Teater I bukur. Megjithe mend ka ende budallenj qe besojne performancen e ketyre llozhrave? Patjeter qe ka, sidomos kur behet publike nga burime te ” pavarura ” mediatike e Demokratike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
  • Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
  • Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Veliajt për emërimin e Dados prokuror
  • “Argjentina jashtë” Botërorit përgjithmonë: peticion me mbi 23 milionë firma në vetëm një javë
  • Unioni i Gazetarëve reagon ashpër ndaj Policisë, pas ndalimit të gazetares që po raportonte nga protesta

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  2. 1thundrak on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  3. U on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  4. realisti on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  5. Soza on Ndryshime në Kodin Rrugor: 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?