Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Euro pëson rënie drastike, Dollari amerikan ia kalon për herë të parë pas 20 vitesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Euro pëson rënie drastike, Dollari amerikan ia kalon për herë të parë pas 20 vitesh
EkonomiKryesore

Euro pëson rënie drastike, Dollari amerikan ia kalon për herë të parë pas 20 vitesh

Published: August 24, 2022
Shpërndaje

Euro ka pësuar rënie drastike dhe pas 20 vitesh ka rënë më poshtë se dollari amerikan. Bazuar në kursin zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, sot 1 euro këmbehet me 117 lekë, ndërsa 1 dollar këmbehet me 117.86 lekë. Në katër javët e fundit, kursi midis euros dhe dollarit humbi 2,06 për qind, kurse gjatë 12 muajve të fundit, ra me 14,78 për qind.

Mesa duket, dollari po pëson rritje në tregun e këmbimit valutor vendas ndërsa monedha e përbashkët europiane ka arritur nivelin më të ulët historik ndërsa shënon vetëm rënie. Kjo do të sjellë çmim më të lartë për kompanitë dhe konsumatorët europianë që do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importohen.

Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji ka rritur shanset për recesion në zonën e euros. Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron. Dollari ka qenë gjithashtu i fortë muajt e fundit, i nxitur nga rritja e normave të interesit nga banka qendrore amerikane dhe investitorët që kërkojnë strehën e sigurt të aktiveve të dollarit në kohë trazirash globale.

- Publicitet -

Përse po dobësohet euro

Turizmi evidentohet si shkaku kryesor për këtë zhvlerësim të monedhës evropiane, pasi ka shumë prurje për shkak të hyrjeve të larta turistike, ndërsa nga ana tjetër ka më pak kërkesë për valutë. Ndikim në uljen e kërkesës për euro po jep edhe ngadalësimi i tregtisë, që në 3 muajt e fundit ka shfaqur shenja ngadalësimi.

Dobësimi i monedhës evropiane në raport me Lekun, në njërën anë ndihmon importuesit të cilët blejnë në euro dhe shesin në lekë, si dhe ata individë apo subjekte që kanë detyrime në euro dhe të ardhurat e tyre në lekë, dhe nga ana tjetër godet eksportuesit që blejnë me lekë e shesin me euro, të cilët për produktet që do të tregtojnë jashtë vendit do të fitojnë më pak si pasojë e këtij nënçmimi të monedhës evropiane.

Luhatjet e Euros janë të ndikuara ndjeshëm edhe nga lufta në Ukrainë, pasi edhe në tregjet ndërkombëtare vlera e saj është e paqëndrueshme, ndërsa nga ana tjetër janë fuqizuar pozitat e dollarit i cili në muajin korrik arriti të këmbehej me 117 lekë aq sa dhe Euro.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    August 24, 2022 at 9:15 am

    Do shikoni dhe dollarin!

    Reply
  • alphade says:
    August 24, 2022 at 8:44 pm

    Dhe sa do t’ja kaloi ne muajt e ardheshem,
    ndersa vazhdon lufta ne Ukraine ……!!

    Reply
  • Sheqa says:
    August 25, 2022 at 12:40 am

    Deri sa te perfundoi lufta ne ukraine..dollari do te rri baras ose me karte se euro…sepse evropa mallin nga usa do duhet te paguaj me dollar dhe kjo dmth qe paguan me shume kur dollari eshte me i forte…apo nese paguan me euro prape paguan me shume.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…
  • Macja Larry, ‘zyrtarja’ më jetëgjatë e Britanisë: ka ‘përcjellë’ 6 kryeministra

Komentet e Fundit

  1. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  5. Anonymous on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?