Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Euro rifiton pikë në kursin e këmbimit por mbetet poshtë nivelit të 102 lekëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Euro rifiton pikë në kursin e këmbimit por mbetet poshtë nivelit të 102 lekëve
AktualitetEkonomi

Euro rifiton pikë në kursin e këmbimit por mbetet poshtë nivelit të 102 lekëve

Published: December 4, 2023
Shpërndaje

Euro ka rifituar pikë në kursin e këmbimit me Lekun në fillim të kësaj jave. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të hënën me 101.75 lekë, në rritje me 0.58 lekë krahasuar me kursin zyrtar të fundit të javës së kaluar.

Në fakt, rritja e euros erdhi kryesisht në pjesën e dytë të ditës së premte, por është reflektuar në kursin zyrtar që përditësohet çdo mesditë të hënën. Sidoqoftë, ditën e sotme kursi i Euros duket i qëndrueshëm në nivelet e të premtes pasdite.

Ringritja e Euros është reflektuar edhe në kursin e valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye të hënën me 93.63 lekë, në rritje me 0.74 lekë krahasuar me të premten. Paundi Britanik shënoi një rritje edhe më të fortë, me 1.21 lekë dhe u ringrit në nivelin e 118.63 lekëve.

- Publicitet -

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, frenimi rënies së kursit të Euros erdhi nga një kërkesë e shtuar për blerje valute sidomos në segmentin e biznesit.

Ashtu siç ka ndodhur edhe më herët gjatë këtij viti, një rënie e fortë e kursit të Euros sjell, në një moment të caktuar, rritje të kërkesës për të, me qëllim përfitimin nga një kurs që perceptohet i favorshëm.

Për këtë arsye, pas një cikli disajavor rënës, shpesh kursi i Euros shënon ringritje të ndjeshme, por të shkurtra, që zgjasin pak ditë. E tillë duket edhe tipologjia e rritjes së fundjavës së kaluar, ndërsa ngelet për tu parë nëse ajo do të vazhdojë gjatë kësaj jave.

Shpresat për një rritje, qoftë edhe afatshkurtër, të kursit të Euros, lidhen kryesisht me shpenzimet e larta buxhetore që priten gjatë këtij muaji.

Deri në fund të tetorit, buxheti ishte në një gjendje të lartë suficiti, prej më shumë se 48 miliardë lekësh. Ecuria e kursit të këmbimit gjatë nëntorit tërthorazi lë të kuptohet se as muajin e kaluar nuk pati rritje drastike të shpenzimeve buxhetore.

Sidoqoftë, rritja e pritshme e likuiditetit në Lekë do të balancohet të paktën pjesërisht nga rritje sezonale e ofertës valutore që ndodh përgjithësisht gjatë muajit tetor, e lidhur me festat e fundvitit, kthimin e emigrantëve dhe rritjen e turizmit.

Përtej luhatjeve afatshkurtra që mund të sjellë muaji dhjetor, ekspertët mendojnë se balancat në kursin e këmbimit pritet të vazhdojnë të mbështesin një Lek në pozita të forta. \Monitor\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?