Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë
HistoriLajmi i fundit

Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë

Published: April 18, 2024
Shpërndaje

Më 26 qershor 1880, Ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll, vendosën që Mali dhe zi dhe Shqipëria atëherë pjesë e Perandorisë Osmane të këmbenin krahinat e Hotit e të Grudës me qytetin dhe rrethinat e Ulqinit. Mali i Zi e pranoi menjëherë vendimin.

Porta e Lartë, zyrtarisht nuk e kundërshtoi, por u shpreh se ky vendim do ndeshte në lkundërshti lokale nga ana ana e shqiptarëve. Në të vërtetë, jo vetëm qyteti bregdetar i Ulqinit, por edhe fshatrat rreth tij banoheshin krejtësisht nga popullsi shqiptare.

Përveçse pjesë e pandarë e truallit kombëtar të Shqipërisë, Ulqini ishte edhe skela kryesore e Shkodrës dhe e pellgut të saj në detin Adriatik.

- Publicitet -

Shqiptarët të përfaqësuar në atë kohë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, protestuan menjëherë për këtë padrejtësi të re që Fuqitë e Mëdha po bënin në dëm të interesave kombëtare. Lidhja e Prizrenit i komunikoi Portës së Lartë vendosmërinë për ta mbrojtur me çdo kusht Ulqinin dhe gatishmërinë për të hyrë në luftë.

Por Fuqitë e Mëdha me një notë kolektive, iu drejtuan më 3 gusht 1880 Stambollit, dhe e ftonin Portën e Lartë ta thyente qëndresën e shqiptarëve dhe t’ia dorëzonte Ulqinin Malit të Zi sipas vendimit të ambasadorëve.

Në fillim qeveria osmane u përpoq me anë të kërcënimeve për t’i bindur udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit të hiqnin dorë nga qëndresa, por orvatjet nuk patën sukses. Vullnetarët shqiptarë nën komandën e Isuf Sokolit, të Haxhi Mehmet Becit, të Mehmet Gjylit etj. rrethuan Ulqinin dhe u përgatitën për të marrë kontrollin sapo të largohej ushtria turke nga qyteti.

Për të shmangur ndërlikimet ndërkombëtare, Porta e Lartë dërgoi në gusht 1880 në Shkodër gjeneral Riza Pashën me 3 000 ushtarë, me detyrën që tia dorëzonte Ulqinin, malazezëve. Riza Pasha, mbërriti në Shkodër më 19 gusht dhe shpalli shtetrrethimin e ndalimin e qarkullimit dhe të lidhjeve me Ulqinin. Shqiptarët nuk u tërhoqën. As letra personale që sulltani u drejtoi krerëve të Lidhjes, as ndërhyrjet e ministrave të tij nuk i prapsën vullnetarët nga vendimi për mbrojtjen e Ulqinit.

Më 4 shtator 1880 anijet angleze, franceze, gjermane, ruse, italiane dhe austro-hungareze hodhën spirancat në ujërat e Raguzës për të marrë Ulqinin e rrethuar nga trupat e Lidhjes së Prizrenit.

Më 25 tetor 1880, atyre iu bashkuan dhe trupat turke. Porta e Lartë dërgoi Dervish Pashën, me 21 batalione dhe të pajisur me fuqi të jashtëzakonshme. Përballë trysnisë së Dervish Pashës dhe premtimeve të konsujve të huaj, më 17 nëntor 1880 disa anëtarë të Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës deklaruan se hiqnin dorë nga qëndresa e armatosur në Ulqin. Mallkimi historik i shqiptarëve, PËRCARJA, bëri edhe këtë herë punën e vet.

Përçarja dobësoi forcat ushtarake të Lidhjes dhe tri ditë më vonë, më 22 nëntor 1880, Dervish Pasha i dha urdhër ushtrisë turke të fillonte marshimin për në Ulqin. Ushtritë turke u ndeshën me forcat shqiptare te Kodra e Kuqe, afër fshatit Kllezna. Në fillim vullnetarët shqiptarë i sprapsën ushtritë turke, por më vonë, pasi arritën reparte të tjera osmane të pajisura me artileri moderne, forcat shqiptare u thyen. Komandanti i tyre Isuf Sokoli u plagos rëndë dhe pak më vonë vdiq.

Pasi u thye ushtria shqiptare, forcat turke vazhduan marshimin dhe hynë në Ulqin, më 23 nëntor 1880, të cilin pastaj më 26 nëntor ua dorëzuan ushtrive malazeze, sipas vendimit të ambasadorëve të Fuqive të mëdha.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • mali says:
    April 18, 2024 at 2:58 pm

    Dita,historite e c’do populli eshte e pasur me ngjarje ,por kjo qe ti po nxjerr ne skene eshte e rrezikeshme sot.
    Kjo eshte qe ke ngrene nje corbe sot por do ta vjelles neser. Zj.dita mos mer mente e Edi Rames qe te zhvendoses vemendjen e miletit nga gropa me mut qe jane duke rene njeri pas tjetrit Meta,Rama,Veliaj.Fundi I tyre eshte I petcaktuar.I vdekuri nuk ngjallet me.

    Reply
  • demo says:
    April 18, 2024 at 6:10 pm

    Europa dhe Edi Rama jane bashke qe te copetojne Kosoven me Zajednica.Mutin ti hyash Kosoves,Edi Rama.

    Reply
  • Detari says:
    April 18, 2024 at 6:13 pm

    Nuk e ka fajin evropa qe turkosiptaret bashkepunuan dhe bashkepunojne me turqit ketu e 600 vite pa nderprerje.

    turket dhe serbet me ndihmen e arnauteve e boshatisen Arberine.

    Reply
  • mali says:
    April 18, 2024 at 6:35 pm

    Dita vetem nje gje te kuptosh: shqiptaret jane si fara e sinapit qe mbin kudo e shtohet. Ne jemi nje komb qe nuk do te shuhet kure ,sado perpjekje te beje Edi Rama.

    Reply
  • mali says:
    April 18, 2024 at 6:36 pm

    Shko ne Australi.Kryeministrin e ke shqiptar.

    Reply
  • aliu nga selenic says:
    April 18, 2024 at 6:39 pm

    Turqia i ka borxhe Shqiperise.Keshtu sice ka dorzuar Ulqinin ka Dorzuar edhe Kosoven shqiptaret e cila ishte deri kufi me Greqin qe sot ato pjes i ka Maqedonia e Veriut.
    Prandaj Traktati Lozanes ka perfunduar, Mbi bazen e ketije Traktai Mali i Zi Sanxhaku, Kosova Lindore dhe Shqiptaret e Maqedonise i duhen kthyer Shqiperise.
    Tuqia po kerkon Kanalin e Dardanelev po ne perse te mos i kerkojm pjeset tona qe Turqia ne vend qe ti mbronte ajo ua dhe sllaveve .

    Reply
  • Zef gjonaj says:
    April 19, 2024 at 2:14 am

    Shumten e kohes ,fajet bin mbi ne ,se hala po I thojm vetit ne disa pjes te gadishullit ILIRIK,disa shqipfolsa se jemi nandëdhjet perqin musliman ,
    N’ved çi te Thom jemi nadëdhjet Shqiptar,per at jemi Ku jemi .

    Reply
  • Shkodra says:
    April 19, 2024 at 5:52 am

    Populli Shqiptar nuk do shuhet Kurre .Shqiprine Vec me thrathetar Vendas e kane percare dhe Masakruar Nder Vite .por kjo sdo te thot se neve prape Ngrihemi dhe do te jemi me te forte dhe me te Bashkuar Brezad e Rinje do ta Bejne Prape Shqiperin e Madhe .Prandaj Vedhezer Shqiptar .Neve nuk kemi Vdhezer ase Turqit ase Greket sic e Kuptuat qe nje Zotri siper tha se Historia Dhemb po e Vertet dhemb se u Trathruam nga ai Komb qe i thonim Vedhezer se po te donte Turqia neve ne ate kohe asnje Superfuqi Botrore sdo Mposhte Dot Shqiptaret dhe Turqit .por ata perdoren dinakrin e hershme Vuan Shqiptarin te Vras Shqiptarin .Kto jane Te Asquajturit Vedhezrit tane Turq qe sopt po i Lavdrojne Pjesa Dermuse Shqiptaro Kosovare Do Vije nje dite dhe Trathtaret do ta Paguajne Shtrejt .

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    April 19, 2024 at 6:28 am

    Nguliteni mire ne mendje , ne kemi qene, jemi, dhe do te jemi gjithmone vetem ,pa miq, pa mbeshtetje….dhe aresyeja kryesore, sepse kemi luftuar dhe luftojme akoma vetveten. Kryesisht me Greqine ku na ka percare feja ne 200 vjetet e fundit ,apo ne Maqedoni , Serbi, Mal te Zi ,e kudo ne Ballkan perpiqemi te fshehim identitetin dhe te spiunojme njeri tjetrin.

    Reply
  • Met Meta says:
    April 19, 2024 at 8:06 am

    Nese jemi te bashkuar dhe te i ndihmojmë njeri tjetrit do jem unik dhe te pa thyshem.
    Me politikat qe jemi duke i bere droj de do humbim me shum se Ulqinin.
    Ju bajrami thirrje te gjithë shqiptareve ku do qe janë . Te bashkohemi nje zeriri. Te huajn nuk e duam. Token mos te lëshojmë……

    Reply
  • Fahri Haxhiu says:
    April 19, 2024 at 5:51 pm

    Fjala popullore Përqaj e Sundo ka domethënje të madhe.
    Derisa ne Shqipëtarët të mos flasim me një zë kurr nuk do ndalet gllabërimi I Tokave tona nga Armiqët qëna rrethojnë.

    Reply
  • Xhafa says:
    April 19, 2024 at 7:05 pm

    Kjo histori e dhmbëshme na ka përcjell me shekuj! Tani po na përsëritet edhe në Mitrovicë.

    Reply
  • Sali komunisti, krimineli vrases dhe non grata says:
    April 20, 2024 at 1:32 pm

    Hani mut ju qe flisni keq per Edi Ramen. Sa e ka mbrojtur ai Kosoven nuk e kane mbrojtur vet kosovaret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. Remo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Kokpalari 21 janarit on FOTO: Leje të shumta nga Rama për resorte luksi, kush është Isa Aliu i lidhur me grupin e kokainës goditur sot nga SPAK
  4. demo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?