Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Europa në emergjencë për punonjës, sinjalizon emigracionin në rritje nga Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Europa në emergjencë për punonjës, sinjalizon emigracionin në rritje nga Shqipëria
AktualitetShoqëri

Europa në emergjencë për punonjës, sinjalizon emigracionin në rritje nga Shqipëria

Published: November 29, 2022
Shpërndaje

Vendet anëtare të BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore (BE-EQL) po përjetojnë mungesa në rritje të fuqisë punëtore pas pandemisë COVID-19. Rënia e vazhdueshme demografike sugjeron se mungesa e fuqisë punëtore do të bëhet më e fortë me kalimin e kohës.

Si rrjedhojë fuqia negociuese e punës është rritur, pagat janë rritur përgjithësisht përpara produktivitetit të punës dhe grevat kanë nisur të rishfaqen. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në një studim të posaçëm vuri ne dukje se kërkesa në rritje për punonjës në Europën Perëndimore dhe atë Lindore do të theksojë më tej emigrimin nga vendet jo natare të BE, sidomos nga Ballkani Perëndimor.

Punësimi është rritur në BE-EQL gjatë dy dekadave të fundit, pavarësisht nga tkurrja e popullsisë në moshë pune. Punëdhënësit punësuan jo vetëm të papunët e mëparshëm, por po përdorin edhe politikat e relaksuara të imigracionit për të tërhequr punëtorë të huaj, veçanërisht nga Ukraina dhe Ballkani Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova).

- Publicitet -

Çekia, Hungaria, Sllovenia dhe Sllovakia dhe së fundmi Polonia janë bërë pranues neto të emigrantëve, ndërsa në Bullgari emigracioni kompenson kryesisht vendasit që shkojnë jashtë.

Normat e vendeve të lira të punës në prodhim në vitin 2021 në shumicën e vendeve të BE-së dhe EQL-së tejkaluan nivelet e 2018/2019 . Të dhënat e sondazhit me bizneset sugjerojnë se mungesa e fuqisë punëtore është tani përsëri në agjendë në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomive BE-EQL. Për shembull, 48% e firmave në industrinë hungareze raportojnë punën si një kufizim në prodhim, një rritje nga 31% në 2014 dhe mbi 41% në Poloni dhe Slloveni.

Në të gjitha vendet e BE-EQL (përveç Rumanisë dhe Çekisë), përqindja e ndërmarrjeve që raportojnë mungesa e fuqisë punëtore si pengese për prodhimin është më i lartë se mesatarja e BE-së.

Rënia e popullsisë në moshë pune të vendeve të BE-EQL është kompensuar pjesërisht nga integrimi i popullsisë më parë joaktive në tregun e punës, por në të njëjtën kohë, kërkesa për punë është rritur dukshëm në vazhdën e rritjes ekonomike, veçanërisht që nga viti 2015.

Çekia e kishte papunësinë 2% të fuqisë punëtore në 2019, ndërsa aktualisht e ka afër zeros.

Rekrutimi i punëtorëve nga jashtë, qoftë nga vende të tjera në BE ose nga vende të treta është më së shumti si një masë për të përballuar situatën. Për të rregulluar hyrjen e punëtorëve e huaj, të gjitha vendet kanë lehtësuar regjimin e lejeve të punës për të huajt./Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 30, 2022 at 8:52 am

    Plani kalergi per te shkateruar kombesit nga Illuminati.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?