Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eurostat: Shqipëria, me popullsinë e katërt më të re në moshë në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Eurostat: Shqipëria, me popullsinë e katërt më të re në moshë në Europë
AktualitetShoqëri

Eurostat: Shqipëria, me popullsinë e katërt më të re në moshë në Europë

Published: October 13, 2022
Shpërndaje

Ndonëse po plaket, Shqipëria vijon të jetë një nga popullsitë me moshë më të re në Europë.

Sipas Eurostat mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën mediane dhe tjetra mbi moshën mediane) ishte 37.6 vjeç në vitin 2021, nga 35.2 vjeç vitin e mëparshëm. Mosha mediane e Shqipërisë është shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 44.1 vjeç.

Shqipëria ka popullsinë e katërt më e re në Europë, pas Kosovës (30.5 vjeç- viti 2020), Turqisë (32.8) dhe Islandës (36.7).

- Publicitet -

Në rajon, popullsia me moshën më të vjetër është në Serbi (44 vjeç), ndërsa dhe shtetet e tjera si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po i afrohen kufirit të 40 vjeç.

Sipas Eurostat, në vitin 2021, mosha mesatare e BE-së ishte 44.1 vjeç, nga 43.9 në 2020. Shumica e rajoneve të kryeqytetit në BE kishin popullsi relativisht të reja, megjithëse, rajoni francez i Mayotte kishte, deri tani, moshën mesatare më të ulët (17.7 vjeç). e ndjekur nga Guyane (26.3 vjet).

Në Europë, shteti më i plakur është Italia (47.6), i ndjekur nga Gjermania (45.9), Portugalia (45.8), Greqia (45.5), Bullgaria (45), Spanja (44.7).

Mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

Mosha mediane e popullsisë në vendin tonë po rritet me ritme te shpejta nga viti në vit duke sinjalizuar plakjen e popullsisë. Përgjatë një viti mosha e mediane për të dy gjinitë gati u rrit me një vit, ndërsa në 10 vitet e fundit për gratë u rrit me 4.6 vite dhe për burrat me 5.5 vite.

Mosha mediane për popullsinë gjithsej arriti në 38.2 vite me një janar 2022, në raport me 37.6 vite më 2021. Në gjithë dekadën e fundit, popullsia e vendit u moshua me 5 vite.

Për shkak se jetojnë më gjatë, mosha mediane e grave në Shqipëri është më e lartë se burrave.

Në vitin 2022, mosha mediane e grave shqiptare arriti 39,1 vjet (mosha mediane nënkupton që 50% të grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), duke u rritur me gati 11 muaj për një vit raportoi INSTAT.

Ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37,3 vjet ose 2.3 vite më e ulët se grave. Mosha e mediane e meshkujve në Shqipëri si kudo në botë është më e ulët se e femrave për shkak se kanë jetëgjatësi më të ulët se paku më 5 vite.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • njëri says:
    October 14, 2022 at 5:35 am

    ore po ne nuk jemi 2.8 milion banor jemi 1.8 milion.
    dhe një e treta pra 600mijë janë pleq.
    ça thoni ju se na habitët?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri
  • Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  • Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Komentet e Fundit

  1. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  2. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  3. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
  5. Yp Xhixhi on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?