Shqipëria është ende një nga popullsitë me moshë më të re në Europë, por po plaket me ritme shumë më të shpejta se shtetet e tjera. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat popullsia shqiptare e grupmoshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, për periudhën 2014 -2021, duke kryesuar kështu listën e tridhjetë e shtatë vendeve për të cilat janë publikuar të dhënat (Kosova mungon).
Nga 19.6% që ishte përqindja e popullsisë deri në 14 vjeç në vitin 2014, ka zbritur në 16.5% në fund të 2021-t. Për të njëjtën periudhë, ky tregues për vendet e Bashkimit Europian është reduktuar maksimalisht nga 0 në 1.8 pikë përqindje (shiko grafikun: Sa është reduktuar në pikë% grupmosha 0-14 vjeç, 2021/2014).
Ritme të larta të plakjes pas Shqipërisë kanë edhe Turqia dhe Islanda me nga 1.8 pikë përqindje secila, Irlanda me 1.5 pikë përqindje dhe Holanda me 1.4 pikë përqindje. Më e qëndrueshme duket plakja për vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut me 0.8 pikë përqindje dhe Mali i Zi me 0.7 pikë përqindje.
Shqipëria ende bën pjesë në grupin e vendeve me popullsi të re në moshë, me moshë mediane 38.2 vjeç, në fund të 2021-t, (nga 44 vjeç që është mesatarja e Europës) por ritmet e plakjes vitet e fundit janë më të shpejta nga sa ka ndodhur në vendet e tjera të Europës sidomos të BE-së. Mosha mediane, është kufiri që ndaj popullsinë në dy grupe të barabarta, dmth në Shqipëri gjysma e popullsisë është më e re se 38.2 vjeç. Në gjithë dekadën e fundit, popullsia e vendit u moshua me 5 vite, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.
Por cilat janë disa nga shkaqet që kanë çuar vendin në këtë situatë?
Nga njëra anë gratë shqiptare po lindin më pak. Indeksi sintetik i fekonditetit ka shënuar rënie nga 1.73 në 2014-ën në 1,32 në vitin që lame pas. Në Europë, shkalla e lindshmërisë u vlerësua të ishte 1.49 lindje për grua për vitin 2022. Emigracioni i lartë i popullsisë së moshë riprodhuese dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë.
Faktori tjetër lidhet me emigracionin e familjeve që largohen me fëmijë të vegjël. Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se rreth 30% e kërkesa për azil janë të grupmoshës deri në 14 vjeç. Disa shtete si Gjermania, të cilat kanë filluar procesin e plakjes disa dekada më parë tashmë janë duke përjetuar rikuperim të popullsisë prej politikave që kanë rritur normat e lindshmërisë.
Si po përmbyset piramida e popullsisë?
Në vitin 2001, Shqipëria regjistronte rreth 30% të popullsisë totale në grupmoshën deri në 14 vjeç. E njëjta grup-moshë regjistrohet të jetë reduktuar në 19.57% në 2014 dhe 16.5% në 2021 referuar të dhënave të Institutit të Statistikave. Vitet më të këqija, ku ritmi i rigjenerimit ka qenë më i ulët rezultojnë të jenë ato mes periudhës 2006-2012. (shiko grafikun: pesha e grupmoshës 0-14 vjeç ndaj totalit të popullsisë.
Në të kundërt është rritur pesha e popullsisë së moshuar, 60-74 vjeç, që zinte 15.9% të totalit të popullsisë në 2021, nga 8.6% në vitin 2001. (shiko grafikun: Popullsia sipas grupmoshave, 2011 vs 2021)
Të rinjtë në vendet e Bashkimit Europian
Shtetet Europiane kanë disa vite që e kanë kuptuar rëndësinë e një popullsie të re në moshë, ndaj kanë marrë masa për moslejimin e plakjes së popullatës, kryesisht përmes politikave të emigracionit të hapur, ose lehtësimit të proceduarave për të rinjtë e arsimuar.
Sipas Eurostat, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç përbëjnë rreth 16.3% të popullsisë totale të BE-së. Ato përbënin më shumë se një të katërtën e popullsisë së përgjithshme në rajonin e kryeqytetit danez të Byen Kobenhavn , si dhe në qytetet studentore të Overig Groningen në Holandë dhe Heidelberg. Stadtkreis në Gjermani. Në mbi 46 rajone në të gjithë BE-në, të rinjtë përbëjnë të paktën një të pestën e popullsisë totale.
Këto janë rajone kryesisht urbane apo qytete universitare dhe ishin të përqendruara në një numër të vogël shtetesh anëtare të BE-së si Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Greqi, Spanjë, Francë, Qipro, Holandë dhe Suedi. Duke parë të ardhmen dhe bazuar në parashikimet e Eurostat për popullsinë, të rinjtë do të përbëjnë 14,9% të popullsisë së BE-së deri në vitin 2050, ose 1,4 pikë përqindje më e ulët se në 2021, duke treguar shenja të plakjes progresive të Popullsia e BE-së.
Ndërkohë, po sipas këtyre parashikimeve, janë 16 zona ku numri i të rinjve parashikohet të mbetet konstant ose të vazhdojë të rritet në 16 zona, 14 prej të cilave ndodhen në Gjermani./Monitor
a.m/dita

Nuk eshte e vertete. Kjo eshte vetem nje genjeshter e EUROSTAT-it te ndyre. EUROSTAT-i publikon shume Fake News. Shqiperia ka 4.500.000 banore rezidente pa emigrantet. Edhe kafenete ne Shqiperi jane plot me te rinj. Keni degjuar ju qe te ankohen pronaret e kafeneve se nuk paskan me kliente? Jo, sigurisht qe jo se rinia aty ne Shqiperi eshte. E kuptuat tani me mire te verteten?
Shkaku kryesor eshte Sali bythe shkerdhyeri tjetri eshte Edi grua palluari.
Ushqimi jo cilesor,stresi ne aspektin e plote te fjalen,seksi dhe droga keto jane arsyet kryesore ne Amerike te pakten sipas statistikave.
Shkaku kryesore eshte se Veziret,Pashallaret,Bejleret,Agallaret, Hoxhallaret, Muhipet, Dervishet etj luftuan per Privilegjet e tyre nga Sulltani.
Kete e vertetoi edhe shkuarja e “Rilindasve” Arnaute si Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj qe shkuan dhe u bene Depputete ne Parlamentin turk Osmane,pse? Sepse ishin turq ne Kombesi dhe Ndergjegje.
Kurse “vellezerit” e tyre Epirote Greke,Ilyre,Maqedhonas (jo sllavet) etj kishin dekada te tera qe ishin ngritur per tu cliruar nga keta bashkepunetore te Sulltanit qe sot u dalin nga hundet Padrejtesite.
Mos te harrojme qe edhe turku Sami Frasheri parashikoi qe ky Pashallek do jete i Lumtur.
Lum kush “te rroje” ta shikoje Zonje.
D.m.th nje popullsi Osmane e zbrazur nga vendallinjte.
Te shkuara.
Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:
grekët: 10 milionë
(por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
serbët: 5.9 milionë
kroatët: 5 milionë
sllovenët: 1.8 milionë
boshnjakët: 2 milionë
bullgarët: 7 milionë
sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
malazezët: 0.25 milionë
Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:
hungarezët: 11 milionë
suedezët: 8.5 milionë
norvegjezët: 4.5 milionë
finlandezët: 5 milionë
danezët: 4.5 milionë
islandezët: 0,3 milionë
estonezët: 1 milion
letonezët: 1.4 milionë
lituanezët: 3 milionë
bjellorusët: 8 milionë
çekët: 10 milionë
sllovakët: 5 milionë
austriakët: 3.5 milionë
zviceranët: 3 milionë
hollandezët: 3.4 milionë
belgët: 3.5 milionë
luksemburgasit: 0.25 milionë
irlandezët: 5 milionë
skocezët në Britani: 7 milionë
valisët në Britani (Wales): 3 milionë
katalanët në Spanjë: 10 milionë
galicët në Spanjë: 2.8 milionë
baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
portugezët: 10 milionë
Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.
Shpresojme qe europa te ndreq gabimin ne lidhje me shqiptaret dhe te bashkoje keto 32 shtete ne BE te jetojne ne liri dhe paqe. Eshte kontinenti me i vjeter me qyteterim dhe kulture qe meriton me shume.