Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eventi “Krenaritë e vendit”/ Kryeministri Rama, ‘Certifikatë Mirënjohjeje’ për krenaritë e Dibrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Eventi “Krenaritë e vendit”/ Kryeministri Rama, ‘Certifikatë Mirënjohjeje’ për krenaritë e Dibrës
AktualitetShoqëri

Eventi “Krenaritë e vendit”/ Kryeministri Rama, ‘Certifikatë Mirënjohjeje’ për krenaritë e Dibrës

Published: October 29, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin “Krenaritë e vendit”, në Peshkopi. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se, sot jepen simbolikisht disa falënderime publike.

“Ata që do i marrin këto falënderime drejtpërdrejt janë thjesht përfaqësuesit e të gjithë juve këtu dhe të tjerë që nuk janë këtu. Sepse vështirë për t’i mbledhur të gjithë njerëzit që na bëjnë krenarë, që bëjnë krenarë komunitetin këtu”, tha Rama.

Por, shtoi kryeministri, “kjo është një eksperiencë pozitive edhe për ne. Kështu që do të rikthehemi përsëri, edhe tek të tjerët, për t’i shprehur të gjithë respektin e merituar dhe mirënjohjen për kontributin që japin për komunitetin, por mbi të gjitha për shembullin që japin sesi me ide dhe me punë të madhe bëhet sukses jo vetëm në qytet, por edhe në fshatin më të largët”.

Kryeministri Rama u shpreh se, “ne jemi duke bërë një diskutim të brendshëm në grupit tonë brenda në qeveri për të krijuar një program të posaçëm mbështetjeje për këto rrjetet e grave, bërthamat apo rrjete më të zhvilluara që merren me traditën. Qoftë me traditën në ushqim, qoftë me traditën në veshje, qoftë me traditën në dekoracione. Dhe së shpejti do të nënshkruajmë me disa bashki, ku përfshihet natyrisht edhe bashkia e Dibrës, një sërë marrëveshjesh për të krijuar një mbështetje që këto rrjete të zgjerohen në funksion të industrisë së turizmit, e cila edhe këtu në Dibër ka filluar të hedhë hapa të rëndësishëm përpara”.

“Kemi pasur këtë vit 26 mijë turistë vetëm në bashkinë e Dibrës. Është shumë domethënëse. Dhe vlen t’ju kujtohet të gjithë atyre që kur unë flisja për një destinacion turistik të rëndësishëm të Shqipërisë për Dibrën, iu dukej sikur flisja përralla. 26 mijë kemi pasur, 260 mijë mund të bëhen dhe do bëhen brenda jo shumë vitesh, keni për të parë që kjo zonë, do të ketë çerek milionë turistë në vit”, tha Rama.

- Publicitet -

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha Ergys Sevdarit, për shembullin e treguar se emigrimi nuk është zgjidhje por një eksperiencë e fituar jashtë, për t’u shfrytëzuar në dobi të vetes dhe vendit tënd duke arritur suksesin nëpërmjet investimit në bujqësi e blegtori.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha Zija Keshit, për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të traditës së pemëtarisë në zonën e Dibrës, përmes kultivimit dhe eksperimentimit të praktikave të rejave në fushën e fidanëve dhe të bimëve medicinale.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha Remzi Kosiqit për kontributin në zhvillimin ekonomik e social të zonës, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, në një sipërmarrje të suksesshme në fushën e prodhimit të komponentëve të automjeteve me teknologji të avancuar për kompanitë më të njohura botërore të automobilizmit.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha grave të Pocestit, për angazhimin dhe kontributin në promovimin e vlerave të kulinarisë dhe produkteve dibrane, përmes bashkimit në një sipërmarrje të suksesshme ekonomike, duke u bërë shembull frymëzimi dhe model për t’u ndjekur për shumë gra dhe vajza të zonës.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha Vehip Salkurtit për kontributin e çmuar në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës, përmes ngritjes së një sipërmarrjeje të suksesshme për kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e frutave, duke aplikuar teknologji të avancuar, si dhe për prodhimin në mënyrë natyrale të lëngut të mollës “Eliksir”.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha Musë Selamit për modelin e dhënë në infrastrukturën bashkëkohore në ofrimin cilësor të shërbimeve në fushën e hoteleri-turizmit, duke e kthyer hotel “Veri” në një nga destinacionet më të njohura në Dibër dhe në gjithë Shqipërinë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Andis says:
    October 30, 2022 at 3:04 am

    Te pakten nje certifikate sot shqiptaret e marrin.Saliu I jepte vetem letra me vlere

    Reply
  • demo says:
    October 30, 2022 at 6:55 am

    Perse e shkaterrove perfundimisht per SKRAP Kombinatin e Ballshit?
    Perse nuk e ve ne pune TEC in e Vlores me Naften,gazin e tokes shqiptare,qe shkon per hajdutet.Perse nuk i can nje degzim Gazsjellesit TAP te Azerbajxhanit qe kalon mes permes ne Shqiperi ,pewr te vene ne pune TEC e Vlores? E beri kush e beri ate kontrate poshtronjese,dergoje per gjyq!Pse nuk ne dergon ne gjyq kantrataxhiun e Gazsjelesitn TAP?
    Amerika e madhe nuk u be e pasur me Turizem,pemetore,lengje frutash,por me Industri,Makinash,industri nafte,Teknologji,Shfrytezim i pasurive nentokesore,etj..Harabaxhijt nuk ta prishin sot mendjen prej lodraxhiu adoleshent me Jahte,luxe,Dubai,,po te mos kishin cpuar Puset per nafte,dhe mos kishin ngritur Rafineri Nafte qe furnizojne boten,.I tregon TI Botes panelet djellore te Harabise,.O baba ,dale te tregoj Arat!
    Po kush ja cpoi puset Harabise?Kush e zdrupi nga deveja, dhe e mesoi te ngase Roll-Rojs,Ford,Mercedes,,,mor maskara..Frutat e shqiptareve,prodhimet frutore dhe agrare te shqiptareve po kalben fushave,,prej programeve Ediramiste ,Berishe bishes,te shkaterrimit te industrise Ushqimore.
    Cfare eshte Dibra mor maskara mashtrues,ordiner,,Kopshti Edenit?Dibranet,Kuksianet kane zbrazur fshatrat e bukur dhe opo ja mbathin te gjithe ne shtepite e barit ne Angli.Po nte shiteshin frutat,fasulet,dhe kungujt e Dibres nuk hikshin Dibranet.Ke shkuar ti PALLAVRAXHI,ti tregosh 7×7 llogarine e fitimit nga Toka,qe nuk e di cfare eshte kazma,,kujton se eshte arme e Berishes per te shkallmuar betonjerat e tua ne mes te Tiranes,..Jo or karabush,jo ,ESHTE VEGEL PUNE. Nje dobic i llastuar qe nuk ka punuar kurre ne jeten e tij,NUK MUND TE JAPE LEXIONE PER PUNEN.

    Reply
  • !!? says:
    October 30, 2022 at 6:58 am

    Horri antishqiptar Edi Rama, si Rambo i frikshëm, duke hapur breshëri të pandërprer plumbash kombvrasës me mitrolozin e taksave, konçensioneve, PPP dhe çmimeve të larta jetvrasëse që vetëm mëndja e tij prej kusari të marrosur mund ti mbaj aq të larta, duke klithur me të gjithë gurmazin të tij të qelbur, ju biznesmen përzerini nga puna shqipëtarët se janë
    “dembela, jo profesionistë, thashethemexhinjë, që kërkojnë rroga të larta dhe (o zot si guxon ta nxjer nga goja) …..flasin shqip “dhe merni në punë skllevrit bagladeshas që si kanë këto cilsi negative të popullit të përbuzur shqipëtar, aq më tepër nuk flasin shqip, ama ju spiun patronazhistët e mi biznesmenë po mësuan gjysëm fjale shqip, ti përzeni me një herë dhe të qërohen nga vëndi si shqipëtarët para tyre”.

    Dhe ndërsa shqipëtarët, bashkë me fshatarët e Dibrës me qindra dalin nga ferrat e Kales me gomone në dorë dhe me flotilje të tëra çajnë LaManshin për në Britani të lemerisur nga breshërit e plumbave të kusarisë, duke alarmuar qeverin Britanike,

    kusari Edi Rama, mbasi ha një kazan me grosh tradicionale me bukë misri dhe gjizë, breth varavingo në fshatrat e braktisura të Dibrës ku kan ngelur dy tre pleqë pa emigruar dhe para medjave shpërthen pordhët e tij bujqësore të groshëve tradicionale dibrane duke qelbur ajrin e pastër të fshatrave Dibran.

    Dibranët e njohin mirë banditin zgjedhor Edi Rama dhe nuk harrojnë kurr brritmën emblamatike nga ndyrsia dhe përbuzja për dibranët të Damjan Tërmetit:

    “O Edoooo …….tërmet …….obobooooo……për nder(?!!!) tërmet , u a q…më nënat , motrat, ….more të gjithë robtë e shtëpisë budallenjve të Dibrës”.

    që nuk mund të fshihet kurrë nga pordhët e qelbura të groshëve të shout mediatik gebelsian të Edi Ramës. Vetëm dy tre spiunë patronazhistë të mplakur që mezi mblidhen në takimet e tij mund ti quajnë këto pordhë të qelbura mediatike gebelsiane si parfum aromatik dehës.

    Fshatarët e dinë mirë, bujqësia nuk bëhet me shpërthimet mediatike bujqësore turistike të pordhëve të qelbura të Edi Ramës por bëhet me superfosfat, ure, insekticide, farëra, vaditje, dhe mbi të gjitha nuk mund të bëhet me ata pak pleq që zgjasin jetën me ilaçet e tensioni që kanë ngelur në fshat por me punën e përkushtuar të të rinjëve fshatarë që kanë mar arratinë nga plumbat e kusarisë së Edi Ramës.

    Fshatarë , mos e pranoni këtë kriminel vrasës të bujqësis dhe blegtorisë tu qelb ajrin e pastër të fshatrave me erën e qelbur të pordhëve të tija të shout të përditshëm non stop mediatik gebelsian që po në çdo cep të Shqipërisë për të mashtruar shqipëtarët për ti zvarritur në kutitë e votimeve që të votojnë vetëm për atë si individ se PS ka ngordhur prej kohësh.

    Reply
  • njeri says:
    October 30, 2022 at 7:00 am

    o demo pse e sollet ne pushtet ramutin dhe e mbani ende në pushtet???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?