Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fajin e ka shiu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Fajin e ka shiu
opinion

Fajin e ka shiu

Published: February 24, 2026
Shpërndaje

Nga Klodian Tomorri

Kjoo është historia, që qeveria u tregon papushim shqiptarëve prej më shumë se 13 vitesh: Përmbytet Shkodra? Fajin e ka shiu. Nuk punon hidrovori në Durrës? Fajin e ka prapë shiu. Në Maliq fajtor është shiu që ra. Në Librazhd, shiu.

Qeveria nuk lodhet asnjëherë së na kujtuari se Shqipëria do të ishte një vend shumë më i mirë, nëse shiu do të binte me karar.

- Publicitet -

Dhe kjo mund të jetë e vërtetë për shumëkënd. Fundja, njerëzit por edhe popujt, përgjithësisht besojnë atë që u pëlqen. Dikujt mund t’i pëlqejë më të vërtetë të besojë se rrugët dhe urat po bien nga shiu. Problemi është se shiu është punë e Zotit.

Njerëzit racionalë përpiqen të korrigjojnë ata faktorë që kanë në dorë. Në këtë rast, qytetarët shqiptarë kanë në dorë të kërkojnë ose jo llogari nga një qeveri, e cila u thotë atyre se një rrugë e ndërtuar para dy javësh me 300 milionë euro, u shemb nga shiu. A thua se ligjet e fizikës u rishkruan dhe shekujt u bënë sekonda.

Në të vërtetë kjo është një çështje, që shkon përtej shiut. Kjo është zhbërje e mekanizmit që mbron interesin publik. Mjafton të shohësh copëzat e përgjimeve që transkriptohen nëpër dosjet e SPAK.

Në to ka raste plot se si ndërtuesit janë dhe projektues edhe supervizorë, e madje edhe certifikues të veprave, që ndërtojnë vet. Me pak fjalë, këta projektojnë vet ose përmes kompanive të tyre satelite, ndërtojnë, mbikqyrin me supervizorë që i caktojnë vet dhe në fund çertifikojnë veprat e tyre me rryshfetet në institucione. Pas dy javësh rrugët e inauguruara me dajre, shemben si kështjella rëre.

Kjo është papërgjegjshmëri ekstreme, e cila në vitet e fundit është bërë normë.

Shqiptarët paguajnë mesatarisht 300 milionë euro në vit për ndërtim rrugësh. Por praktikisht e gjithë politika e infrastrukturës sot po bëhet nga kompanitë private. Ky është mirëfilltazi komodifikim i sigurisë publike. Por siguria publike është e patregtueshme. Fitimi është i privatit. Siguria është gjithmonë e shtetit.

Kjo është e vërteta e rrugëve që shemben nga shiu. Interesi publik ka mbetur jetim. Pra, nuk janë rrugët ato që janë shembur, por shteti.

Por fatkeqësisht përralla do të vijojë. Derisa “shiu” t’i ketë rrëzuar të gjitha rrugët dhe të na ketë përzenë të gjithëve  në kurbet.

Me shkurtime nga Kapital

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    February 25, 2026 at 12:57 am

    Asgje nga rruget,tunelet,Autoparqett,Diellat,Duranat,cfare ka kottranosur Njeriu bosh,Fasada bojatisur,nuk do te qendroje,Te tera do te rrezohen. E keqja eshte se po rrezon edhe gjithcka kane ngritur brezat para tij.
    Av.Zace Islami thote:Edi Rama eshte me i rrezikshem se gjithe ushtrite qe kane pushtuar Shqiperine.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti
  • VIDEO: Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, si reaguan kur u komunikuan dënimet përkatëse
  • Bëhet thirrje për qetësi dhe për të pritur vendimin e Apelit: Reagimet e para në Prishtinë dhe Tiranë pas dënimit të krerëve të UÇK
  • Dënohen krerët e UÇK, reagon Edi Rama: Marre!
  • Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Gjyqi i Historisë
  2. O fol e mba, o bëj e ha on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  3. Rjepsi on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  4. Mala on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  5. .... on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?