Nga Migena Aleksi
Hetimet ndaj Belinda Ballukut, numrit dy të qeverisë dhe ministre.e Infrastrukturës, kanë marrë një dimension të ri pas sekuestrimit të celularit të ish-vartësit të saj, Ervis Berberi.
Ky i fundit ishte drejtor i Rrugëve, por tashmë është i burgosur për abuzime në tendera. Mesazhet e gjetura në pajisjen e Berberit po përdoren si prova kyçe në hetimet e autoriteteve.
Media përgjithësisht afër opozitës shkruajnë se sipas burimeve të sigurta, Berberi ruante disa nga mesazhet e tij duke i fotografuar (screenshot) dhe duke i dërguar tek celulari i gruas së tij për të siguruar dokumentimin e komunikimeve.
Prokurorët po analizojnë të gjitha këto.komunikime të sekuestruara në celularin e Berberit për të kuptuar më mirë dinamikën e rrjetit të ndikimit në një çështje që tashmë ka marrë jehonë të madhe politike dhe mediatike në vend.
Por ndër këto mesazhe, një nga më pikantët që u përmend edhe nga krerët e PD – është ai që i ka ardhur nga vetë Belinda Balluku, ku në mënyrë joformale e quan kryeministrin Edi Rama “palloshi gjatë”.
Ky raportim, nëse është i vërtetë, tregon një komunikim joformal dhe të hapur mes dy zyrtarëve, që mund të interpretohet si provë e kontakteve të afërta dhe influencës reciproke në çështje të brendshme të ministrisë dhe tenderave. Por a është ai real? Sipas faqes Lapsi, e njohur për qëndrimet kundër Ramës, nuk ka dyshime për këtë dhe madje mesazhi është lënë të rrjedhë qëllimisht nga dosja.
Madje ky është shkaku pse ka patur tension mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos.
“….Ajo (Balluku) i bën me dije se në një orë të caktuar do hynte tek zyra e Ramës, dhe pas 5 minutash që ajo do gjendej aty, ai duhet t’i dërgonte një njoftim në telefon, në mënyrë që të dy të shtireshin sikur po e merrnin vesh aty për një çështje që ata kishin vendosur t’i paraqisnin kryeministrit si surprizë, duke dashur t’ia hedhin atij. Në këtë kontekst Balluku i shkruan Berberit që në filan orë “do hyj tek palloshi i gjatë…” – shkruan kjo faqe.
Nga dosja Balluku ka rrjedhur shumë pak. Publiku nuk është njohur ende me imtësi të saj, siç ka ndodhur me dosje të ngjashme. Për këtë arsye, nuk dihet me saktësi se për çfarë teme po komunikonin të dy bashkëbiseduesit, as pse kjo u ka interesuar hetuesve.
Por një gjë është e sigurtë sipas Lapsit që shkruan:
“….Ndoshta për t’i çuar sinjal Ramës se nuk duhet të vazhdojë me mbrojtjen e zëvëndëses së tij, prokurorët e kanë lënë qëllimisht këtë info të rrëshqasë. Vështirë të kuptohet se ç’efekt ka pasur ky ‘zbulim” dhe se cila pjesë Ramën e ka prekur më shumë, etiketimi që i bënte Belinda me vartësit apo bashkëpunimi mes tyre në përpjekje për t’ia hedhur atij…”
Mesazhi nëse është i vërtetë, nuk është vetëm pikant, por tregon komunikim të afërt dhe ndikim personal brenda administratës. Ndërsa SPAK po heton për abuzime, përdorimi i këtij mesazhi nga opozita dëshmon se si informacioni selektiv mund të ndikojë perceptimin publik dhe betejat politike.
Rasti reflekton edhe njëherë sfidat e transparencës, besueshmërisë institucionale dhe kontrollit të brendshëm në dosjet e bujshme hetimore.

Kete mesazh e ka nxjerre SPAK-u, o zonje. E ka nxjerre SPAK-u nepermjet atyre gazetareve te vet te besuar. Opozita nuk po perdor asgje. Ai qe po perdor eshte SPAK. Eshte ne taktiken e SPAK per te denigruar ate qe ata mendojne se duhen denigruar. Keshtu kane bere edhe me BEn Ahmetajn.
Ja pra edhe nje arsye, se pse Doktor Berisha ka te drejte, kur i thote SKAP. Tani , qe kjo nxjerr ne drite shume te keqe “udheheqjen”, kujt i plasi?! Po behesh merak ti per kete?
Me qetesi shoku
Ta kam thene dhe njher tjeter
Mos e pi rakin pa meze
“Pallosh i gjate” i thote e gjithe Shqiperia. Nuk dime si i thone mes tyre liderat e BE 😀
Per pallosh pallosh eshte ai, hahaha. Por eshte pjekur aq sa te mos bjere ne vogelsira.
Kuadrot si Balluku , shqiperia nuk i ka me bollek . Eshte intelegjente punetore dhe dallohet , per jete te thjeshte . Nuk di ku bazi akuza per Te . Ne disa rraste Spak ngutet . Vjedhesi duket , qe ne jeten private . Jemi ne nje kohe , kur shpikim kundravajtes dhe vjedhes . KJo ngutje nuk eshte vetem e nxituar , por dhe ne dem te mbarvajtjes ekonomike . T’i denojme , por dhe t’i ruajme kuadrot e shquar . Zgalem
Beles ju sos ujet e gamiljes. Ka honger plot kumblla e dardha pas shpines se Sulltan Surrelit. Tani te haje te Fikut…. hahaha karma is B…. dmth Bela, hahaha
Ne qofte qi belinda bundra ballukja ben jete te thjeshte atehere shqiptaret ne 90% jane vetem zombie e te vdekur… Belinda dhe kur veteqihet lodrat e seksit i kushtojne miliona…
Danieli e paska pare Belinden nga vrima e celsit duke i rene me dore.
Por…mund te kete edhe keshtu:-telefonat Jane sekuestriar ,Jane me dore te ASPAK.Prokurori,nga telefoni i te burgosurit ,i Ka derguar kete mesazh telefonit te Belindes me mesazhin e “palloshit te gjate”.Une nuk besoj qe Belinda te perdore keto shprehje vulgare .Spese “pallosh i gjate “eshte dhe ai Miky mes kembeve,kur eshte i vecante i gjate ,eksitues.Kkjo eshte nje tentative per te provokuar Belinden si imorale.
Ruj gruun Daniel se e ke shume te shkathet.Belinda punet e qefit i ka hesapet e veta.Hesapet e popullit jane Rruget me suppercmime.
Po tani, edhe pallosh i gjate, dhe te te
hane kumbullat pas kraheve, fjale per fjale,
perkthehet ( leshko),….a eshte vertete keshtu
Skenderbeu i Mamices?…