Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Faksi për Shkëlzenin, do pyetet sekretarja e Aldo Bumçit: Djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Faksi për Shkëlzenin, do pyetet sekretarja e Aldo Bumçit: Djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor
AktualitetKronike

Faksi për Shkëlzenin, do pyetet sekretarja e Aldo Bumçit: Djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Published: December 1, 2023
Shpërndaje

Procesi për tragjedinë e Gërdecit ka hyrë në fazën e dëshmitarëve kryesorë pas përballjes së ish-ministrit Fatmir Mediu me disa prej tyre në gjykatën e Posaçme të enjten më 30 nëntor. Në këtë seancë, ish-punonjësja e Ministrisë së Mbrojtjes Anila Lala (Gjergji) pranoi se faksi i Aldo Bumçit në vitin 2007 me shënimin “për Shkëlzen Berishën”, kishte mbërritur në atë formë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Dëshmitarët e radhës, që janë në listë për tu pyetur në seancën e 7 dhjetorit dhe një javë më pas, duket se kanë të bëjnë pikërisht me këtë dokument, të shkëmbyer mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2007 lidhur me projekt-vendimin e qeverisë për ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec.

Plarent Ruka, Sokrat Papadhima, Liza Maksuti, Alma Zili e Anjola Agolli, janë dëshmitarët e rradhës të thirrur në seancën e 7 dhjetorit. Anjola Agolli është ish-sekretarja e ministrit të Drejtësisë të kohës, Aldo Bumçi, e cila në hetimet paraprake, ka pranuar se për çështjen Gërdeci janë nisur fakse nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe kjo ka ndodhur konkretisht nga Drejtoria e Kodifikimit.

- Publicitet -

Pas Agollit, në listën e dëshmitarëve të prokurorisë renditen Aldo Bumçi me numër rendor 51 dhe Shkëlzen Berisha me numër 52 të cilët sipas kalendarit të seancave, pritet të paraqiten në gjykatën e posaçme më 14 dhjetor.

Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkëlzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.

Pas rihapjes së procesit për tragjedinë e marsit të vitit 2008, me 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur, në gjykatë kanë dëshmuar deri tani rreth 40 dëshmitarë. Të enjten Fatmir Mediu pranoi përgjegjësinë morale por përjashtoi veten nga përgjegjësia ligjore lidhur me ngjarjen.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?