Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: “As denjoi të paraqitej”, gazetari publikon dokumentin, ky është prokurori që mbylli dosjen 500 mijë euro të Ridvan Bodes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FAKSIMILE: “As denjoi të paraqitej”, gazetari publikon dokumentin, ky është prokurori që mbylli dosjen 500 mijë euro të Ridvan Bodes
KronikeKryesore

FAKSIMILE: “As denjoi të paraqitej”, gazetari publikon dokumentin, ky është prokurori që mbylli dosjen 500 mijë euro të Ridvan Bodes

Published: August 19, 2023
Shpërndaje
Prokurori i Prokurorise e Pergjithshme, Arqile Koca, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Koca po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij.??/r/n/r/nProsecutor at the General Prosecutor's Office Arqile Koca, leaves after a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Koca is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.?

Bazuar në të dhëna zyrtare, nga viti 2014 deri në vitin 2022, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht mbi 500 zyrtarë dhe ish zyrtarë të niveleve të ndryshme për fshehje pasurie, mashtrim me deklarimin e pasurisë dhe pastrim parash.

Fillimisht ILDKPKI publikonte emrat e të këllëzuarve si dhe një përmbledhje nga hetimi. Mes emrave të publikuar ishin edhe Gjin Gjoni, Alaudin Malaj, Ridvan Bode, Arben Ndoka, Andis Harasani, Tom Doshi, i ndjeri Dritan Prifti, Ken Dhima, Agim Isaku etj.

“Ndaj ILDKPKI-së nisën presionet dhe ndërhyrjet e forta. Për shkak të presionit, ILDKPKI nuk publikoi më asnjë emër zyrtari dhe ish zyrtari të kallëzuar që nga vjeshta e vitit 2015. Kallëzimet vijuan, por emrat u fshehën’ – shkruan gazetari Adriatik Doçi.

- Publicitet -

Duke fshehur emrin, zyrtari i kallëzuar e kishte më të lehtë për ta mbyllur dosjen në prokurori, me mënyrat dhe marifetet që dihen. Nëse çështja bëhej publike, mbyllja e dosjes bëhej më e vështirë dhe sigurisht rritjej edhe kostoja.

Disa muaj më parë, ILDKPKI ka zhdukur nga faqja zyrtare edhe emrat e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve që kishte publikuar deri në tetor 2015, ndërsa numri i kallëzimeve erdhi duke rënë vitet e fundit deri në 70 %.

Shkruan Doçi:

Të gjithë ‘peshqit e mëdhenj’ i mbyllën dosjet e pasurisë në Prokurorinë e Përgjithshme me në krye Adriatik Llallën, i dënuar me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për fshehje pasuri dhe non grata nga SHBA, si dhe në Prokurorinë e Tiranës me në krye Petrit Fushën, i pandehur për fshehje pasurie.

Nëse dosjet do t’i kishte në dorë SPAK, me standardin që po vendos, autoritetin dhe hetimet alla FBI, ndoshta fati i të kallëzuarve do të ishte ndryshe.

Mes të shpëtuarve nga drejtësia e Sali Berishës dhe Ilir Metës, me Adriatik Llallën, Gjin Gjonin, Petrit Fushën, Arjana Fullanim, Tom Ndrecën, Farmira Hajdarin etj., është edhe Ridvan Bode, ish ministri simbol i qeverisje 8-vjeçare të Sali Berishës, emri i të cilit lidhet pothuajse me të litha krimet madhore financiare të pushtetit të Sali Berishës.

Gazetari thotë më pas emrin e prokurorit që ka mbyllur hetimin

“Mbylljen e dosjes së pasurisë së Ridvan Bides e ka firmosur prokurori Arqile Koça, i cili edhe pse pranon se Ridvan Bode nuk e ka deklaruar një pjesë të pasurisë sipas ligjit, ky fakt, sipas tij, nuk përbën vepër penale.

Arqile Koça, i njohur si një prokuror biznesmen për shkak të pasurisë që posedonte, përfshirë të paktën 5 apartamente, u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut në mars të vitit 2019 për shkak të disa problemeve me pasurinë, por u rikthye më pas në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Hetimi ndaj Bodes dhe familjarëve të tij është është i përciptë, formal dhe sa për të larë duart.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi Ridvan Boden në prill 2015 për fsheje pasurie dhe pastrim parash. Sipas ILDKPKI, Bode nuk justifikonte një pasuri me vlerë 500 mijë euro.

Ky institucion e kishte thirrur ish ministrin e Financave disa herë për të dhënë shpjegime dhe justifikuar pasurinë, por Bode, me arrogancë, kishte refuzuar, duke sfiduar ligjin.

Pas kallëzimit, Bode tha se po sulmohej politikisht. Në fakt, koha tregoi se Edi Rama, jo vetëm që nuk e ka sulmuar politikisht, por në dhjetor të 2018, Rama emëroi përmes Parlamentit Ridvan Boden anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku është punësuar edhe e bija, Adela Bode, pra babë e bijë në një institucion publik, në konflikt interesi.

Ndërsa dhëndri ishte person kyç në kompaninë private kryesore të kromit, e favorizuar nga ministritë e Industrisë, Financave dhe Tatimeve”.

Emri i Ridvan Bodes lidhet me disa prej aferave epike të denoncuara nga socialistët, kur ishin në opozitë dhe në pushtet.

Emri i Ridvan Bodes lidhet me skandalin e shitjes së pronës publike ish Hotel Dajti tek një intitucion tjetër publik si Banka e Shqipërisë për 30 milionë euro, aferën me pullat fiskale, koncensionin e markimit të karburanteve si dhe shitjen abuzive të hidrocentraleve në fund të pushtetit të Berishës, “Ulëz”, “Shkopet”, “Bistrica-1” e “Bistrica-2” te kompania turke “Kurum”.

Emri i Ridvan Bodes lidhet me shitjen e pronave të ushtrisë, privatizimin e ish Klubit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, aferën CEZ, koncesionin e Lotarisë Kombëtare, kasat fiskale, disa skema zhvatje me rimbursimin e TVSH-së etj.

Ridvan Bodes është akuzuar nga UEFA për aferën e peivatizimit të klubit Skënderbeu dhe për ndërhyrjet për fiksimin e rezultatit të ndeshjeve të futbollit. Edhe këtë për këtë akuzë Bode tha se është nxitur nga qeveria Rama.

Ridvan Bode u kallëzua penalisht edhe për shkelje të barazisë në përzgjedhjen e një ofertuesi për marrjen e një kredie 250 milionë euro. Bode ndryshoi kriteret rrugës dhe përzgjodhi ofertën më të shtrenjtë, duke duke i shkaktuar shretit 60 milionë euro kosto financiare.

Emri i Bodes lidhet me një sagë aferash financiare me kosto miarda euro për xhepat e shqiptarëve, si kryefiamciar i qeverisjes Berisha 2005-2013.

SPAK ka hapur rreth 50 dosje abuzimesh për qeverisjen socialiste 2013-2022, ndërsa vetëm 4-5 dosje për qeverisjen para 2013, edhe pse taksapaguesit shqiptarë vijojnë të paguajnë koston e një sage aferash të pandëshkuara.

Ish ministra socialistë, ish drejtorë dhe ish kryebashkiakë sot janë në burg, ndërsa protagonistët e korrupsionit para vitit 2013 po shikojnë paratë dhe pasuritë e vjedhura – thotë gazetari, shkrimi i të cilit është publikuar sot edhe nga gazeta DITA.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Filoeuropiani says:
    August 19, 2023 at 11:07 am

    Pse u kujtuat tani per Boden?!

    Reply
  • demo says:
    August 19, 2023 at 11:25 am

    Per cfare i mbani ju te Prokurorise se Pergjithshme keta prokurore e gjykates te plepave te Saliut,qe ne bashkpunim me hajdutet e Saliut bene kerdine ne kete vend,.Ka zene bajga bajgen ,Eshte bere mullare.Nuk di nga ta zesh e ta dreqosesh.
    Pse i mbani ne periferi Prokuroret dhe Gjykatesit e Rinj ,TE PAKORRUPTUAR,QE U DIPLOMUAN NE SHKOLLEN E MAGJISTRATURES?Pse i keni lene ne periferi?Kush do t`i zbardhe keto dosje te korrupsionit politik dhe pushtetar ne dhjetra vite?
    Pse u be Reforma ne Drejtesi?
    Per kete u be.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 19, 2023 at 11:45 am

    Fylloevreopiani i paditur:

    Ja ta thote intelektuali sepse:

    SEPSE EDI RAMA E MBAJTI ME PEKULE HAJDUTIN RIDVAN BODE DHE KOKEN E PIRAMIDAVE FINANCIARE DHE E EMEROI NE MAJAT ME TE LARTA TE SHTETIT DHE I DHA PUSHTET TE PLOTE ENVERIST ME RILINDJEN E TIJ SOCIALISTE

    njashtu:

    Sic ka mbushur cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit gjithe administraten, ministrite, SPAK e Drejtesine, por dhe Parlamentin me kriminele te regjimit monist, me spiune te Sigurimit, me prokurore, hetues dhe xhelate te Enverit, njashtu sic mban Sali Berishan me pekule, si nje ALIBI e tij per hajnine e tij makaber antishqyptare me fondet dhe pasurite publike, Edi dhe Saliu hiqen sikur jane “armiq te perbetuar” por ne terrin e nates ndajne placken qe u kane vjedhur shqyptareve dhe perdorin spiunin e Enverit, Ilir Meten si bedel per vota, njashtu sic perdori Edi Rama nje spiun te Enverit per te korruptuar FBI, por nje gje eshte fare e paspjegueshme dhe tejet allogjike e kontradiktore:

    PSE MEDIA JONE KOMBETARE E NXIN DHE ANATEMON PA PUSHIM EDI RAMEN SI NJE HAJDUT PRONASH PUBLIKE, SI KUSAR KONCESIONESH DHE PLACKITKES I BUXHETIT TE SHTETIT KUR FJALA ESHTE PER POLITIKEN E BRENDESHME DHE KUR EDI RAMA FLUTURON JASHTE SHQYPNISE DHE SHKON NE STRASBURG DUKE VALAVITUR RAPORTIN E DICK MARTY-IT SI NJE LETER BYTHE E PERDORUR PARA EUROPARLAMENTAREVE EUROPIANE TE SHASTISUR PA MASE ME QELLIM PER TE JUSTIFIKUAR VRASJET E BANDES SE HASHIM THACIT NE KOSOVE DHE JASHTE SAJ, ATEHERE PO KJO MEDIA KOMBETARE E SHPALL EDI RAMEN SI NJE “GJIGAND” QE I KA TREGUAR GISHTIN E MESIT IMPERIALIZMIT, I CILI E KA “HALE NE SY SHQYPNINE ENVERISTE”

    Kjo sjellje e dualizuar si “mesalla me dy faqe” e media sone kombetare me te vertet nuk ka pergjigje per kohen qe jetojme dhe “patriotizmi dualist, kontradiktor me gisht ne bythe” i gazetareve investigative shqyptare eshte i pakapshem dhe i pakuptueshem per Boten Demokratike.

    Reply
  • Luftuam bllokmenet e na erdhën saliqenët says:
    August 19, 2023 at 11:49 am

    Të korruptuarit dhe kriminelët e këtyre 30 vjetëve dihen e njihen (përveç drejtësis që nuk i di),por ju lutem na thoni a ka ndonjë të ndershëm në këto vite ku populli është i lirë të shajnë kë të dojë me prag shpije

    Reply
  • Bardi says:
    August 19, 2023 at 12:05 pm

    Jo ore reforma ne drejtesi u be per te kapur kryepleqt ne fshatra se kane mbuluar parcelat e kanabisit ne male e pyje.Keta qe kane vjedhuur ashiqare buxhetin e shtetit ,keta kane bere mire se mesuan rilindjen se vidhet buxheti shtetit nga qorra qe hedhin firmat .Tani vjedhjet do behen se ske me cte vjedhesh ndaj duhen rritur taksat e shtepive,siguracionet,ne mnyre te vecant shendetesore,se populli pagusn te privati dhe aty eshte dhe pjesa e pushtetarve.Kosovaret shkojne ne spitalet private po shteti i paguan 80 % te vleres tek ne i paguan populli se ee kemi mjekesin gratis.Cdo vvite e me shume kumbulla te tharta do hame sa te kemi politikan qe vitin tjeeter shteti do u rris rrogat dhe vvotat i kane te siguruara.A nuk shikoni qe ne shqipri kemi mbetur as2 milion banor por numuri i punonjesve qe punojne ne institucionet shtetrore eshte 740000 punonjes.per 1.3 banor 1 ne punon ne shtet?.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 19, 2023 at 12:13 pm

    bllokmeni qe u nderrua me saliqenin:

    Eja ketu ne SHBA qe te shikosh dhe te bindesh vete me syte e tu si amerikanet dhe media e ketij vendi te Demokracise Maksimale ja ka nxjerre te gjitha te palarat Presidentit Biden per djalin e tij mafioz qe e ka korruptuar Kina Komuniste me fakte dhe dokumenta qe u gjeten ne laptopin e tij, por po deshe eja ketu ne SHBA qe te ndjekesh me veshet dhe syte e tu si Prokuroria dhe Gjykata amerikane ndjek pa meshire enveriste ish Presidentin Donald Trump me akuza per puc kundra shtetit ligjor dhe se si ka paguar ryshfet te majme per te mbuluar perdhunimin e tij kur palloi nje bukuroshe blonde shume vite me pare se te behej President dhe shume vite me pare se Ridvan Bode i Saliut dhe Edvinit te shpikte Piramidat Financiare per te vjedhur kursimet e shqyptareve dru me pre. Eja ketu ne SHBA qe te shikosh dhe te bindesh si Prokuroria dhe Gjykata detyroi shefin e FBI, Mc. Gonigal te pranoje fajin monstruoz te tij te pjese qe kish te bente me favoret per mafien ruse te Putinit dhe eshte ne pritje te pranoje edhe fajin e tij qe u korruptua nga nje spiun i Sigurimit te Enverit me porosi nga kryeministri shqyptar, Edi Rama, si nje turp dhe rezil i Shqypnise ne syte e Botes,

    EJA KETU NE SHBA QE TE SHIKOSH SE SI AMERIKANEt SHAJNE KE TE DUAN, MADJE EDHE FBI E PRESIDENTA ME PRAG SHPIE DHE MEDIA AMERIKANE I PASQYRON ME QEF TE MADH

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    August 19, 2023 at 12:29 pm

    @intelektual eshte nje shprehje qe thote: “Kur ve doren poshte dhe prek 4 koqe mos mendo menjehere se je supernjeri; por mendo se dikush ta ka futur ne bythe”.

    Ti ke 30 vjet qe e ke ne bythë por te genjen mendja se je ai supernjeriu qe i kupton te gjitha.

    Nuk ishte per ty pyetja o trap! Ishte per Gazeten Dita. Kushedi pergjigjen do ta marrim ne ditet ne vazhdim.
    Po te ndihmoj inteligjencen tende me nje pyetje tjeter: Mos ka lidhje me thirrjen e Shkelqim Canit ne SPAK dhe Dita po ben avokaturen duke perdorur Boden?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 19, 2023 at 12:40 pm

    OK,Gazetarit A.Doçi të REP.TV në DITA,Por:
    1-Duhet thën se SPAK pret të hidhet TYM nga MEDJET për aferat korruptive të X & Y personave mandej të veproi.Ndaj,Gazetari Doçi këto që deklaron në DITA Ti denoncoi në SPAK,Ndonse R.Bode është SALIST Nr.1 në 33 vite dhe është i IMUNIZUAR prej Sb sikur familja e tij,Aleatët etj,për të cilën DASH e ka futur në listën e zeze përjetësisht.Mos pandehi se SPAK nuk i di këtë 33 vite rrumpallhane..!
    2.Për çdo ditë dëgjojmë shumë GAZETAR që lexojnë dosjen e X personave të PS për Korrupsion duke lexuar Mota-Mo se çfar ka shkruar PREKURORI SPAK në dosje,duke mediatizuar problemin dhe mandej bëhet ARRESTIMI Y Personi,shprsh herë pa fakte,e pa ndodhur në asnjë vënd të botës në 33 vite,Kur Prekurori,Gjykatësi,Policia..etj,duhet të japin DEKLARATA PËR SHTYP.
    3.Dihen faktet korruptive të RIDVAN BODES që në 1997.Dhe Kur themi BODE..NËNKUPTOJMË SALI.
    •Dhe Edi Rama nuk duhet ti varte UJKUT Bode MULLÇIT NË QAFË..në BSH me mbi 6-7 milion € rrogë në muaj..!
    •Ndaj E.Rama thot..Përtej të majtës & të djathtës.Pasi R.Bode grumbullon shumë VOTA NË QARKUN KU KA LINDUR.OK..?
    4.Ne.. i biem fyellit me një vrimë,
    Shqpëtarët po marrin arratinë,
    Balenat kan dalë në ciktinë,
    Por,SPAK ne nuk na i VËRSHËLLINË..!

    Reply
  • Luftuam bllokmenet e na erdhën saliqenët says:
    August 19, 2023 at 1:55 pm

    O intelekt hale ku t’a fus unë e ku pjerdh ti,unë pyes,na tregoni për ndonjë të ndershëm në këto vite,e ti më thua hajde në USA të shikosh këtë e atë.
    Unë kam qënë në USA dhe kam parë që të gjithë komunistat dhe ish komunistat si puna jote bashkë me sigurimet kanë fituar azil.
    Kam parë edhe në Shqipëri që Sali qeni jot një komunist fanatik i ndyre,u ndihmua dhe u përkrah nga USA dhe arritën deri aty sa kur vrau njerëz e quajtën burr shteti,këtë komunist muti.
    Është një person te Tajvani që ecën shtrembra shtrembra dhe flet për krimet që keni bërë ju komunistët,mos je gjë ti?po qe ti ike pak zërin kur flet se të çan trapin,njësoj si këtu te “Dita”

    Reply
  • intelektuali says:
    August 19, 2023 at 2:07 pm

    fylloevropiani rrugaci pa llogjike:

    Ka nje fjale akoma me te urte qe thote: “Kur debaton me te panjohur ne internet me “kar dhe pidh” pa te provokuar kush, kjo tregon se as mamaja dhe as babai dhe as gjyshja ne fshat nuk te kane mesuar edukate qytetare, sepse kur ben pyetje budalli ne kete forum te gazetes DITA, menjehere u lind e drejta intelektualeve te reagojne me nje pergjigje adekuate qe spjegon pse Fatos Nano ne fillim dhe me pas Edi Rama ne vend te ndeshkonte me Drejtesine e Re mashtruesin Ridvan Bode si Sekretar i Pergjithshem i PD, Drejtor i Doganave dhe Minister i Financave qe doli se ishte koka e Piramidave Financiare te Sali Berishes, tani Edi Rama i ka varur Ujkut te PD – se melcite e Shtetit ne qafe duke e bere kete Ujk Kamze te Saliut Mbikqyres te Bankes se Shtetit, sic ishte Fullan Kusari me gruan e tij do kohe me pare.

    KU I SHIKON TI O KARAGJOZ FYERJET DHE OFEZAT E INTELEKTUALIT NE KETE PERGJIGJE ETIKE ME POZITE TE LARTE QYTETARE KUR PYETJEN E BERE VET QE TE REAGOSH ME “KAR DHE PIDH” SI TE GJITHE PUSHTAT DHE FANSAT PA EDUKATE TE ENVERIT DHE EDVINIT?

    Reply
  • intelektuali says:
    August 19, 2023 at 2:23 pm

    Një biografi e Ridvan Bodes, njeriut që mban rekordin si Ministri i Financave i cili qëndroi më tepër në detyrë pas vitit 1990
    Ata politikanë, si në Shqipëri, ashtu edhe në botë, të cilët bëjnë një karrierë të gjatë qeveritare, dhe që ngjan si një gjë shumë e çuditshme, në fakt kanë pas, në të shkuarën e tyre, ose të familjes së tyre, një forcë shtytëse të karrierës së tyre, që për të tjerët nuk është e dukshme. Një karrierë e tillë është ajo e Ridvan Bodes. Bode është i vetmi Drejtor i Përgjithshëm i Doganave i cili është bërë Ministër i Financave pas vitit 1990. Dhe është kureshti e madhe që pikërisht Kryedogianieri i vetëm i bërë Ministër i Financave është njeriu i cili e ka mbajtur më gjatë postin e Ministrit të Financave pas vitit 1990. Bode e ka mbajtur portofolin e Financave në të dy periudhat e qeverisjes së PD-së, atë 1992-1997 dhe atë 2005-2013. Në qeverisjen e parë të PD, Bode vërtet ka qenë ministër për nëntë muaj, në 1996-1997, por nuk duhet harruar se kjo ishte periudha e rritjes më të madhe të veprimtarisë huamarrëse të kompanive rentiere piramidale dhe periudha e falimentimit të tyre. Bode e mbajti postin e Ministrit të Financave edhe gjatë krejt periudhës kur PD ishte në pushtet, 2005-2013. Posti i ministrit të financave është i tillë që ai i cili e mban atë konsumohet shumë, siç ka ndodhur edhe me Boden edhe herën e dytë që e mori portofolin e financave, kur pati probleme të mëdha me inflacionin, mbledhjen e tatimeve, doganat, borxhin, si dhe skemat nepotike dhe të llojit të klikës, në poste-kyç në tatime, dogana, në kombinim me agjenci doganore të caktuara të njerëzve të tij, etj. Prandaj PD, në qeverisjen e saj të parë, në vitet 1992-1997, pati katër ministra financash, Genc Ruli, Pirro Dishnica, Dylber Vrioni dhe Ridvan Bode. Edhe PS, gjatë tetë viteve të qeverisjes së saj, 1997-2005, pati tre ministra të financave, Arben Malaj, Anastas Angjeli, Kastriot Islami, nga të cilët më gjatë qendroi në post Arben Malaj, për 35 muaj, në vitet 1997-1998 dhe 2003-2005. Arben Malaj ishte Ministri i Financave i cili qëndroi më tepër në detyrë pas vitit 1990, deri kur ia theu rekordin Ridvan Bode, i cili tashmë ka vendosur një rekord që vështirë se do t‘ ia thyejë dikush gjatë këtij shekulli, duke qenë se e ka mbajtur portofolin e Financave për tetë vite e nëntë muaj.
    Ridvan Bode përveç rekordit si qeveritar ka patur dhe një rekord partiak të cilin vështirë se do t‘ ia thyeje njeri tjetër në PD, në të ardhmen. Bode ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i PD-së për 17 vite pa ndërprerje që nga viti 1997 deri në vitin 2014. Sipas Statutit të PD-së, Sekretari i Përgjithshëm është nr. 2 në parti, mbi nënkryetarët. Është e vërtetë se gjatë gjithë kohës që Bode ka qenë Sekretar i Përgjithshëm, Berisha ka ushtruar kontroll absolut në parti, por edhe vetë Berisha kishte nevojë për leitnantë, të cilët të zbatonin urdhërat e tij në parti. Duke qenë se Sekretari i Përgjithshëm është si të thuash administratori i partisë, Bode ishte leitnanti kryesor i Berishës në parti në kohë të këqija e të mira. Si e gjeti Berisha Boden? Përse e mbajti atë kaq gjatë në detyra të larta? Cila është forca misterioze pas karrierës së Bodes.
    Çelësi për të zbërthyer marrëdhënien speciale të Berishës me Boden është marrëdhënia speciale e familjes së Bodes me Francën. Për të kuptuar këtë gjë nuk duhet të ndjekësh rrugëtimin në Francë të paraardhësve të Bodes, se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por duhet të ndjekësh gjurmët franceze në fshatin ku ka lindur Bode. Ridvan Bode ka lindur në fshatin kufitar Rakickë të rrethit të Korçës, në 1959. Fshati Rakickë, me ndarjen e re administrative pas vitit 1990 gjendet në rrethin e Devollit. Rakicka është një fshat i largët malor, që gjendet në një luginë të ngushtë malore, midis dy liqeneve, atij të Prespës së Madhe dhe atij të Prespës së Vogël. Në fshatin Rakickë nuk shkonte rruga automobilistike deri kur Bode u bë Ministër i Financave në vitin 2005. Ridvani nuk e ndërtoi rrugën për në fshatin e tij për bashkëfshatarët, por se ndërtoi një shtëpi të madhe atje, për ta pasur për turizëm malor.
    Rakicka është katërmbëdhjetë km larg Bilishtit, kryeqendrës së Devollit. Në kohën që lindi Ridvani dhe për sa kohë jetoi ai banorëve të Rakickës, për të shkuar nga fshati i tyre në Bilisht, iu duhej që të ecnin dhjetë kilometra në këmbë deri në rrugën dytësore automobilistike që shkonte nga Bilishti në fshatrat minoritare maqedone të Prespës së Madhe. Në këtë rrugë, nëse qenë me fat mund të gjenin ndonjë automjet për të shkuar në Bilisht, që ishte rreth pesë km më tutje, ndryshe iu duhej të vazhdonin rrugën në këmbë.
    Gjatë Luftës së Parë Botërore, fshati i Bodes dhe pjesa më e madhe të atyre që sot janë rrethi i Korçës, Devollit dhe i Kolonjës u pushtuan nga Ushtria Franceze, të cilat krijuan Krahinën autonome të Korçës. Në veri të saj ishte Ushtria Austro-Hungareze dhe në verilindje Ushtria Bullgare, e cila ishte aleate e austro-hungarezëve. Shërbimi i Zbulimit Ushtarak Bullgar infiltronte zbuluesit e vet në territorin e kontrolluar nga austro-hungarezët, nëpërmjet Liqenit te Prespës së Madh. Bazat e Zbulimit bullgar qenë në fshatrat sllave të Prespës, në këtë anë të kufirit të Shqipërisë së vitit 1913. Për të vrojtuar lëvizjet e zbuluesve bullgarë, si dhe për të dërguar zbulues në territorin e kontrolluar nga bullgarët, francezët nga ana e tyre kishin krijuar bazat e tyre të Zbulimit dhe Kundërzbulimit në fshatrat përreth Prespës. Një nga këto baza gjendej në fshatin Rakickë, që ishte në një pozicion shumë të përshtatshëm për të shërbyer për këtë qëllim. Baza e shërbimeve të fshehta franceze në Rakickë gjendej në shtëpinë e stërgjyshit të Ridvan Bodes. Në arkivat e shërbimeve të fshehta të fuqive të mëdha si Franca, ruhen emrat e njerëzve që iu kanë shërbyer atyre. Shërbimet e fshehta të fuqive të mëdha, kur është e mundur, janë të prirur që të punojnë me pasardhës të familjeve që kanë punuar për ta dikur.
    Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në shtëpinë e Ridvan Bodes u krijua çeta e Ballit Kombëtar e fshatit Rakickë. Duke qenë se Rakicka ishte fshat kufitar (fshati gjendet pranë kufirit shqiptaro-grek), do të kishte mjaftuar vetëm ky detaj që familja e Ridvan Bodes të ishte internuar nga regjimi komunist. Nëse në zona të tjera mund të tolerohej ndonjë familje e tillë, në një fshat kufitar, as që bëhej fjalë për tolerim. Megjithatë familja e Ridvan Bodes nuk u internua. Një familje e tillë mund të kursehej nga persekutimi në një fshat kufitar, vetëm nëse kishte vendosur një bashkëpunim të ngushtë me Sigurimin e Shtetit. Pavarësisht kësaj, sipas rregullave të kohës, në dosjen personale të Ridvan Bodes që gjendej në Zyrën e Kuadrit, në kohën e shtetit komunist, gjendej i shënuar fakti që shtëpia e tij kishte qenë bazë e Ballit Kombëtar. Në kohën e regjimit komunist çdo njeri i cili quhej “kuadër”, që nga agronomët e kooperativave bujqësore te inxhinierët e thjeshtë në ndërmarrje, kishin një dosje në Zyrën e Kuadrit që ishte në çdo ndërmarrje, kooperativë bujqësore, institucion, repart ushtarak etj.
    Ridvan Bode lindi në Rakickë në 26 qershor 1959. Në fshatin e tij bëri vetëm katër vitet e shkollës fillore, se në Rakickë nuk kishte shkollë tetëvjeçare. Katër vitet e lartë të shkollës tetëvjeçare i bëri në fshatin Bitinckë, dhjetë kilometra larg fshatit të tij. Për të bërë shkollën e mesme Ridvani duhet të shkonte në Bilisht, 14 km larg fshatit të tij. Meqënëse nuk mund të shkonte çdo ditë në Bilisht, Ridvani shkoi ta bënte shkollën e mesme në Gjirokastër, ku banonte motra e tij e martuar. Kështu nisi që të ecte Ridvani në gjurmët e Enver Hoxhës, me emrin e të cilit do të lidhej më pas hyrja e Ridvanit në politikë. Në atë kohë bëhej kërkesë në Komitetin Ekzekutiv- organi qeverisës vendor- për të marrë të drejtën e studimit, siç thuhej. Kur Ridvani për kërkesë për të vazhduar studimet universitare, pas përfundimit të shkollës së mesme, atij për dy vite rresht nuk i dhanë të drejtë studimi, për shkak se në shtëpinë e tij ishte krijuar çeta e Ballit Kombëtar e fshatit.
    Më në fund, në vitin 1979 Ridvanit iu dha e drejta e studimit në Institutin e Lartë Bujëqsor të Kamzës, në Tiranë, për degën Financë Agrare. Nga kjo degë në fakt dilnin shefa llogarie të kooperativave dhe të ndërmarrjeve bujqësore. Bode u diplomua si financiar agrar, apo siç e quanin me ironi në atë kohë “agrofinancier”, në vitin 1983. Gjithsesi, duke konsideruar cenin që kishte në biografinë politike të familjes, Ridvan Bode mund të konsiderohej si shumë i privilegjuar që iu dha edhe kjo e drejtë studimi. Në jetëshkrimet e veta zyrtare që ka botuar si politikan, Ridvan Bode e fsheh faktin që ka diplomuar për Financier agrar. Kështu, në jetëshkrimin e vet zyrtar që ka publikuar si deputet në faqen elektronike të Kuvendit të Shqipërisë, z. Bode, thotë se në vitin 1983 ai ka diplomuar si Financier i lartë. Merret vesh, z. Bode ka një kompleks inferioriteti intelektual.
    Pasi Bode diplomoi, Ministria e Bujqësisë ia dërgoi emrin e tij Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Librazhdit për t’ i gjetur punë. Në atë kohë kishin nisur të diplomoheshin aq shumë agrofinancierë saqë komitetet ekzekutive të rretheve, duke mos ditur se çfarë të bënin me ta, mbingarkonin organikën e kooperativave bujqësore, duke i emëruar llogaritarë. Ridvan Boden, Komiteti Ekzekutiv i Librazhdit e emëroi llogaritar në Orenjë të Çermenikës, një fshat i largët malor në skajin veriperëndimor të rrethit të Librazhdit. Nga qyteti i Librazhdit nuk kishte rrugë automobilistike që të çonte drejtpërdrejt në Orenjë. Duhet të kalojë nëpër rrugën e ndërtuar nga italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore që kalonte pranë Orenjës, në rrethin e Elbasanit dhe dilte në Labinot-Fushë, ku takohej me rrugën kombëtare. Për këtë arsye banorët e Orenjës kishin bërë shumë herë kërkesë që Orenja të kalonte në varësi të rrethit të Elbasanit, por kjo kërkesë nuk iu ishte pranuar. Meqënëse shoku Enver Hoxha kishte thënë se ishte strehuar në Orenjë të Librazhdit, ky fakt nuk mund të ndryshohej më. Rruga nga Orenja në Librazhd zgjaste mbi 70 km. Afërsisht kaq zgjaste rruga nga Orenja në Elbasan.
    Në jetëshkrimet e veta zyrtare që ka botuar si politikan, Ridvan Bode e fsheh faktin që ka nisur punë si llogaritar në Orenjë. Kështu, në jetëshkrimin e vet zyrtar që ka publikuar si deputet në faqen elektronike të Kuvendit të Shqipërisë, z. Bode, thotë se në vitin 1983 ai ka nisur punë si shef i Degës së Financës në Përrenjas të Librazhdit. Por nuk sqaron se ku ka punuar shef finance në Përrenjas. Në të vërtetë ai në Përrenjas ka shkuar më vonë. Në 1983, u emërua llogaritar në Orenjë.
    Kur Ridvani u paraqit në zyrat e kryesisë së Kooperativës bujqësore të Orenjës për të marrë emërimin, ai nuk dukej aspak i mërzitur, ndryshe nga të emëruarit e tjerë, nga rrethet e largëta të Jugut që vinin të pikëlluar në këtë fshat të largët. Sipas një dëshmitari, ky qëndrim i tij iu bëri shumë përshtypje drejtuesve të kooperativës bujqësore, aq sa njëri prej drejtuesve pyeti se mos ndoshta ky korçari ka miq me poste të larta dhe do të largohet shpejt nga Orenja duke u transferuar në një vend më të mirë.
    Por sekretari i organizatës së Partisë të kooperativës, i cili e kishte parë dosjen e të porsaardhurit, tha për Boden se me cenet në biografi që kishte ky djali, duhet të ishte i lumtur nëse arrinte moshën e pensionit si llogariturar në Orenjë, dhe se ai mund të largohej nga Orenja vetëm nëse braktiste profesionin e vet. Kjo profeci u përgënjeshtrua shpejt.
    Orenja ishte fshati ku kishte jetuar disa kohë Enver Hoxha gjatë dimrit 1943-44. Një vit pas emërimit të Ridvanit në Orenjë u botua libri i Enver Hoxhës me kujtime, “Mes njerëzve të thjeshtë”, ku tregohej se si Enver Hoxha u strehua në shtëpinë e Nënë Zyhrasë në Orenjë, ku Nënë Zyhraja theri për mikun dhinë e vetme që kishte dhe nga e cila merrte qumështin. Ridvani këtë libër nuk e lëshonte nga dora, në zyrë, dhomën ku banonte, mencën e kooperativës ku hante ushqim. Ashtu si në çdo fshat tjetër të izoluar të Shqipërisë, vendasit, edhe në Orenjë e kishin zakon që të ardhurit nga larg me punë në fshatin e tyre, t’ i begenisnin duke iu shprehur keqardhjen që i kishin sjellë me punë kaq larg. Ridvani këtyre fjalëve iu përgjigjej shkurt se kur në këtë fshat kishte jetuar shoku Enver në mes të Operacionit gjerman të Dimrit, përse duhej të mërzitej ai sot. Kuptohet se pas këtyre fjalëve vendasit do ta shikonin me frikë të porsaardhurin.

    Reply
  • mali says:
    August 19, 2023 at 4:39 pm

    Me duket se kjo qe po lexoj me lart eshte nje tymnaje qe perpiqet te mbuloje aktivitetin mafioz te Edi Rames.Edi Rama eshte nje “politikan” aventurier qe eshte ne krye te ne nje tufe (nuk po gjej fjalen e duhur per kete lloj katerkembesh) te padinjitete qe quhet PS.Pse Meloni eshte motra e Edi Rames?Meloni eshte pjese e mafies kalabreze si edhe Rama dhe si e tille I dha $64 milion Edi Rames para xhepi,jo borxh.Si aventurier Rama nuk thellohet shume .Ai ia beri mutin Azerbaxhianit dhe vizites se presidentit lolo per planin e gazit.Ne rrezik me kete psikopat te pa bese jane edhe oligarket shqiptare.Une nuk jam kunder ketyre por politikat ekonomike te qeverise duhet te rendojne ne fuqizimin e te gjitha fushave te vendit.Edi Rama ka deshtuar ta beje kete sepse nuk e ka idene si qeveriset nje shtet.Dhoma tregetare amerikane I dha me shkrim qysh sa mori pushtetin udhezimin e menyra se si te qeverise.Edi Rama eshte personi me I rrezikshem per shqiperine,Kosoven, BE-ne,sepse Amerikes I ha mutin .

    Reply
  • Shqiperi Vajmedeti says:
    August 19, 2023 at 7:15 pm

    SHQIPERIA…..
    NJE SHTET I KAPUR KRYE KEPUT NGA KRIMI I ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONI GALOPANT… KU NGA VITI 1990 E KETEJ ESHTE DREJTUAR NGA MONSTRAT, SALI BERISHA, ILIR META, TE CILET GJITHESEJCILI NE QEVERISJEN E VETE INDIVIDIALE USHTRUAN KRIM DHE KORRUPSION GALOPANT…ME ARDHJEN E EDI RAMES NE PUSHTET ICILI E MORI PUSHTETIN DUKE JU PERGJERUAR POPULLIT…AMANI O POPULL…MA JEPNI VOTEN DHE DO SHIKONI QE DO TI PRES KRAHET DHE KEMBET KORRUPSIONIT TE SALI BERISHES DHE ILIR METES…POPULLI JA DHA VOTEN DHE E BESOI VERBERISHT PA E DITUR QE JA DHA NJE SKIZOFRENI EXTREMISHT TE RREZIKSGEM DHE NJERIUT I CILI JO VETEM QE NUK I PREU KRAHET E BRISHTE KORRUPSIONIT TE SALIUT DHE ILIRIT…POR I MBLODHI BASHKE DHE TE TRE NDERTUAN NJE KORRUPSION DHE KRIM TE ORGANIZUAR DINOSAURIAN ME KRAHE CELIKU DHE KEMBE BETONI QE NUK KA PERENDI TA CMONTOJE…KY ESHTE ESI RAMA…PRA ISHIN DY KUCEDRA QE ME MARJEN E PUSHTETIT NGA EDI RAMA U BE NJE SUPERKUCEDER ME TRE KOKA…

    Reply
  • LEON says:
    August 19, 2023 at 7:29 pm

    Shtrengimet,perqafimet,puthjet plot pasion te Melonit me Hollywoodsin edvin rama e paten nje dobiclluk.
    Futuroi per Itali uji krtstal i Burimit turistik “Syri i Kalter”gjoja per te vaditur fushat e Puglias. Se fusha e Vtines,e Delvines,e Konispolit,nuk kane nevoje te ujiten.
    As per kete nuk do sherbeje.Do te jete Ujesjellesi i Fabrikes se mbushjes te bidonave me ujin KRISTAL te fIRMES ME TE NJEJTIN EMER,,,qe do te shitet jo vetem ne Itali por edhe ne Shqiperi me 1000 leke bidoni.
    Ne fund te kafese,u ra dakord qe te avancohen punimet per ujesjellesin.
    Shqiptare!Rrembeni varre,leva,qysqi kazma dhe lopata dhe cani tubacionet e ujesjellesit te burimit tone,.Dergojani per SKRAP. KESHTU MERR VESH MASKARAI.

    Reply
  • Arber iliri says:
    August 20, 2023 at 2:42 am

    Abuzimi per 30 vite me fiñancat publike e ktheu korrupsionin dhe abuzimin nga te 3 pushtetet nga dukuri anesore ne pjese themelore e Administrimit te Pushteteve.SPAK eshte shume pak,korrupsioni dhe abuzimi jane bere pjese e ADN qeverisese dhe duhen masa shtese ,reforma gjitheperfshirese qe te mund te shpresohet per nje qeverisje demokratike e moderne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?