Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: Çfarë përmban dosja amerikane për takimet mes Ramës dhe ish-zyrtarit të FBI. Kuvendi pranon kërkesën për interpelancë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FAKSIMILE: Çfarë përmban dosja amerikane për takimet mes Ramës dhe ish-zyrtarit të FBI. Kuvendi pranon kërkesën për interpelancë
KryesorePolitike

FAKSIMILE: Çfarë përmban dosja amerikane për takimet mes Ramës dhe ish-zyrtarit të FBI. Kuvendi pranon kërkesën për interpelancë

Published: January 30, 2023
Shpërndaje

Konferenca e Kryetarëve pranoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

Të hënën e kaluar, kreu i grupimit Foltorja apo Rithemelimi në PD, deputeti i shpallur non grata nga Perëndimi për korrupsion, Sali Berisha, bllokoi foltoren e Parlamentit, duke akuzuar mazhorancën se po i mohon lirinë e fjalës.

Deputetët e opozitës kishin kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në sallë, ndërsa një kërkesë e bërë më herët gjatë ditës për ndryshimin e rendit të ditës për të mbajtur një mocion me debat për çështjen McGonigal, u rrëzua me votë nga mazhoranca.

- Publicitet -

Pas tensioneve në Kuvend, Sali Berisha dhe 4 deputetë të PD-së u përjashtuan me 10 ditë.

 

Çfarë përmban Dosja e Uashingtonit

Dosja e Uashingtonit, dosja hetimore që lidhet me marrëdhëniet e McGonigal me Shqipërinë, paraqet një zyrtar që në mënyrë aktive kërkon para nga shqiptario-amerikani i raportuar si Personi A, ndërsa udhëton në Shqipëri në mënyrë të përsëritur, udhëtime për të cilat, nuk paguan.

Sipas aktakuzës [Link], “jo më vonë se gushti 2017-ës, i akuzuari McGonigal u takua me personin A dhe pyeti nëse Personi A mund t’i siguronte atij para”.

Më 5 shtator 2017, McGonigal i raportoi FBI-së se do të kryente një vizitë “jozyrtare” në Shqipëri. Hetuesit zbuluan më vonë se ai nuk kishte treguar se do të ishte në këtë vizitë nën shoqërinë e Personit A, se shpenzimet e udhëtimit nuk po paguheshin prej tij, se ai do të udhëtonte edhe në Kosovë dhe se ai do të takohej edhe me Personin B.

Më 7 shtator, i akuzuari dhe Personi A diskutuan për paratë dhe ai i tha se do t’ia siguronte gradualisht.

Më 9 shtator ai takohet me kryeministrin Edi Rama dhe diskuton mes të tjerave edhe licenca kërkimi për naftë. Partneri i tij dhe i Nezës është Shefqet Dizdari, një individ që njihet si avokat, por drejton një kompani nafte. Këtij personi i kanë dalë emaile, që e lidhin me Gazpromin rus dhe kompani serbe të naftës. Dizdari, Neza dhe McGonigal janë partnerë në biznese të regjistruara në Shqipëri që në 2007.

Më 5 tetor 2017, McGonigal mori 80 mijë dollarë nga Personi A në Nju Jork. Dy pagesa të tjera prej 80 mijë dhe 65 mijë dollarë pasuan më vonë atë vjeshtë.

Në 16 tetor 2017, McGonigal njoftoi FBI-në për një udhëtim tjetër në Shqipëri, ku sërish nuk deklaroi se do të takohej me kryeministrin shqiptar. Ai gjithashtu nuk pagoi për udhëtimin.

Më 20 nëntor 2017, ai është në Shqipëri ku takohet me Ramën. Sërish, as ai dhe as FBI nuk paguan për hotel e për ushqime.

Më 25 nëntor 2017, McGonigal informon Departamentin e Drejtësisë për një hetim të ri potencial në lidhje me burimin e fondeve për lobimin e një partie në Shqipëri. (Kjo është pjesa për të cilën, grupi i Berishës akuzon se ka të bëjë me të) Sipas PD-së, Rama korruptoi zyrtarin e FBI në mënyrë që ky i fundit të hetonte lobuesin e PD në SHBA.

Në dhjetor 2017, McGonigal, Personi A dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare, përfshirë kryeministrin Edi Rama, hëngrën darkë në Uashington D.C.

Në 22 janar 2018, McGonigal mori informacion “mbi një shtetas amerikan lobist” nga Personi A dhe ia kaloi këtë informacion një agjenti special në varësi të tij. Sipas aktakuzës, “Personi A e mori informacionin nga Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.”

Personi B ndihmoi në lehtësimin e hetimit të FBI-së, mes të tjerash, duke paguar shpenzimet e udhëtimit të një dëshmitari që u intervistua në Evropë.

Më 26 shkurt 2018, zyra e FBI në Nju Jork hapi zyrtarisht një hetim penal të fokusuar te lobisti amerikan me kërkesë të të akuzuarit McGonigal dhe nën udhëzimin e tij.

Në 4 Mars 2018, McGonigal pati një darkë e dytë në Uashington me Ramën, Personin A dhe zyrtarë të tjerë.

Aktakuza vijon më poshtë me udhëtimet e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në 14 shtator 2018, McGonigal tërhiqet nga puna e tij në FBI.

o.p. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Antishqiptari says:
    January 30, 2023 at 3:52 pm

    Ha-ha-ha-ha, flm lideri yne i gjate, Edi Rama, qe e ke katandisur kete shtet ne nje republike banane! Ne antishqiptaret nuk ta shperblejme dot punen qe ke bere! Te lumte!

    Reply
  • eld says:
    January 30, 2023 at 4:07 pm

    O gazeta Dita, jua postova une nja dy dite me pare kete dokument. Jini pak me teper profesioniste, ju lutem..

    Reply
  • Bajgat kala says:
    January 30, 2023 at 4:50 pm

    Lobimi rus per PD eshte i dokumentuar. NQS kryeministri ka patur informacion dhe ja ka percjelle FBI, me duket cdo gje normale. Se si eshte kryer kjo, ne cfare forme, kjo do investigim.
    Detyra e kryenministrit eshte te tregoje te verteten ne Parlament. PD nuk e kan dot mu..in me shu..e.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 31, 2023 at 7:53 am

    Interpelanca me KM Rama do sqaroi gjith shpifjet e SHPIFSIT KAMPION BOTE SB.
    -Sb i shpallur NON GRATA nga DASH,etj për 1001 të ZEZAT që i ka bërë Shqipërisë,tashmë kërkon të shpëtoi Amerikën nga E.Rama.
    -Shpifjet e paprecedenta të Sb për të hedhur baltë ndaj E.Ramës që e ka cilësuar ARMIK për ngjarjet që zhvillohen në Amerikë dhe gjyqi nuk ka filluar akoma për ish drejtuesin e FBI,kjo tregon se Sb po përpëlitet si peshku në zall për të shpëtuar nga 155 krimet e tij në 32 vite.
    -Të gjitha medjet e Sb 99 % po merren me shpifje për një ngjarje përtej oqeanit,duke TRËMBUR PREJ SALIZMIT SPAK-un që të lërë nën hije GËRDECIN,21 JANARIN,etj dosje që SPAK nga frika e Sb i mban në sirtar.
    -E.Rama nuk i ka dhënë 225.000 $ kurrkujt.Ato i ka i dhënë Agron Neza si huadhënie ortakut të tij në bisnes.
    -Sulmi që i bën Sb Ambasadores Amerikane është idiotësi.Ai kërkon që Amerika ti heqi NON GRATËN dhe të dënoi E.Ramën për të ardhur në pushtet pa votë.
    -Sb është fatkeqsi Kombëtare për PD,Shqipërinë dhe Kosovën..!

    Reply
  • mirel says:
    January 31, 2023 at 10:48 pm

    Heren fundit ne Shqiperi Z. McGonigal ka qene në 20 nëntor 2017….Sipas Salikufomes ai ka ngrene dreke ne Tirane me Ambasoderen Kim (qe ka ardhur ne Shqiperi ne Janar 2020), Rama eshte “rrembyer nga FBI dhe eshte cuar ne nje ishull” per 3 dite… E kuptoni se me cfare kemi te bejme? Thjeshte kapje ps fijes se barit me shprese qe te shpetoi Salikadavra nga laku qe po i ngushtohet ne fyt. Thjesht fare, le te presim vendimin e gjykates se NY ne USA.

    Reply
  • ¿? says:
    February 1, 2023 at 12:18 am

    Po, po mireli sumkacureli, prit gomar te mbije bar, e honger derrin edhe ai brekushexhiu jot. Menjehere mas Salikadavres ka per te shkuar tek shtate penxheret, ia kane pre bizhamet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
  • Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Komentet e Fundit

  1. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  2. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. demo on Një turist në protestë
  4. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. demo on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?