Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: Macron, Scholz dhe Meloni i shkruajnë Albin Kurtit një ditë para takimit me Vuçiç në Bruksel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > FAKSIMILE: Macron, Scholz dhe Meloni i shkruajnë Albin Kurtit një ditë para takimit me Vuçiç në Bruksel
KosovëKryesore

FAKSIMILE: Macron, Scholz dhe Meloni i shkruajnë Albin Kurtit një ditë para takimit me Vuçiç në Bruksel

Published: February 26, 2023
Shpërndaje

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz e kryeministrja italiane, Giorgia Meloni i kanë dërguar një letër kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

Letra është dërguar një ditë para takimit në Bruksel të kryeministrit të Kosovës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Më poshtë, teksti i plotë i saj:

- Publicitet -

I nderuar z. Kryeministër,

Me rastin e takimit tuaj të ardhshëm më 27 Shkurt 2023 Në Bruksel, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, po ju drejtohemi bashkërisht për një vlerësim të diskutimeve për të rënë dakort me një platformë të re për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ne i kemi mirëpritur përzemërsisht deklaratat tuaja publike, së fundmi, në të cilat pohoni se jeni i gatshëm të pranoni propozimin europian për Marrëveshjen Themelore. Besojmë se tani është urgjente të vendoset rruga që do ndiqet me synim përfundimin e kësaj marrëveshjeje si dhe për të siguruar zbatimin e saj, në përputhje me tekstin mbi të cilin keni rënë dakord.

Në përfundimet e të datës 9 shkurt, Këshilli Europian shprehu mbështetjen e tij për këtë marrëveshje të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë i kërkoi Serbisë dhe Kosovës që të zbatojnë katërcipërisht dhe pa kushte, detyrimet për të cilat u zotuan në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

Hapat për zbatimin e tij që keni përpara duhet të pasqyrojnë këtë qasje politike, duke u siguruar që si Marrëveshja Themelore ashtu dhe detyrimet e mbetura të Dialogut të adresohen në mënyrën e duhur, pa vonesë.

Mezi presim që të dy të diskutohen gjatë takimit të ardhshëm të Dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, më 27 shkurt 2023.

Ne besojmë thellësisht në udhëheqjen tuaj personale me përpjekje konstruktive për një përfundim dhe zbatim të shpejtë të kësaj marrëveshjeje. Jemi të bindur se kjo ka rëndësi thelbësore për të mirën e përgjithshme të shtetasve tuaj, për zhvillimin paqësor dhe të begatë të rajonit si dhe për përparimin drejt perspektivës europiane të vendit tuaj.

Sinqerisht,

(Firmat e kancelarit gjerman, presidentit francez dhe kryeministres italiane)

a.d. / dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Ben says:
    February 26, 2023 at 5:38 pm

    Kerkojne ta fundosin Kosoven me Asociacinin e komunave serbe. Mjaft me me faljen e tokave shqiptare ndaj vendeve fqinje. E keni bere ne 1878 dhe 1913 dhe na late trecerekun e Shqiperise jashte kufijve tane. Eshte e turpshme se si keta rondokope europiane, mendojne se kane force ti japin Serbise toka falas per interesat e vendeve te tyre. Nese keta “lidera” europiane do te japin qofte edhe nje fakt historik qe mbeshtet Asociacionin e komunave serbe atehere “jepjani Kosoven Serbise”. Por, nuk ka asnje fakt historik. Faktet jane te tilla qe Serbia duhet te ktheje toka deri ne Nish, sepse keto jane toka shqiptare. Madje me tej se Nishi. Serbet ne Kosove duhet te kthehen ne Serbi, sepse nuk kane asnje baze hisrtorike te qendrojne ne Kosove. Keta kolone serbe u sollen ne Kosove duke ju dhene toka dhe prona falas, vetem e vetem te krijonin kete qe po kerkojne tani, preteksin per te kerkuar keto toka si gjoja toka serbe. Mos u dorezo Albin. Mbaju for dhe tregoju vendin ketyre maskarenjve te pacipe europiane.

    Reply
  • Une nuk kuptoj ne poli+etike says:
    February 26, 2023 at 5:42 pm

    Po nenshkrime te ketilla a nuk mund te fallsifikohen , mbasi ato nuk shoqerohen as me shkrimin e plote te emer-mbiemrit perkates , por gjithashtu nuk kane as vulen zyrtare te ketryre kokave europiane ?!

    Reply
  • ARBNOR says:
    February 26, 2023 at 5:50 pm

    Asocasioni i komunave me shumice serbe…. Pranimi i ketij kushti eshte kali i Trojes per Kosoven…Eshte nje thike per gjithe shqiptarine… Pavarsia dhe funksionimi i shtetit te Kosoves mbetet ne Beograd! Kurti dhe Kutet e tjere nuk duhet asesi ta pranoine…

    Reply
  • Tani says:
    February 26, 2023 at 6:16 pm

    Duhet dhene dhe marre
    Duhet te kerkosh por edhe te leshosh
    Ndryshe nuk bie kurre dakord me asnje qofte serb shqiptar ose afrikan

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    February 26, 2023 at 8:43 pm

    Jo Negociata, Vetëvendosje!
    Hë more Albin kërriçi. Përse ulesh me Vuçiçin për negociata?? Ti i pate kritikuar paraardhësit e tu, duke u thënë se s’ka negociata pa njohje nga Serbia. Ha m¥t tani, ti dhe Dosa Osmani. Zgjebaruk dështak.

    Reply
  • RADIKA says:
    February 26, 2023 at 9:46 pm

    DUKET KA SHKALLUAR
    LIDHENI EUROPEN
    DETYRON KOSOVEN
    TI BEJ VETES GROPEN

    VIKTIMEN GREMIS
    XHELATIN E MBAN
    SERBISE KOSOVEN
    PRAP JA BEN KURBAN

    I KA VENE ALBINIT
    LITARIN NE FYT
    SERISH PO GATUAN
    BERLININ E DYTE

    FINALEN E KURTIT
    MENDOJ TASH E PARE
    DO DAL HASHIM THAC
    A ADEM JASHAR

    FOL EDVIN PIKTORI
    MOS HESHT POR GJEMO
    NESE JE PA HILE
    KOSOVEN E MBRO

    SKA ASOCIACION
    PA PYETUR SOVRANIN
    PA U SHU SHQIPTARI
    SE FALIM VATANIN

    JONA ESHTE KOSOVA
    NA E LANE TE PARET
    NE DONII LIRINE
    ZHBINI TRADHETARET

    Reply
  • RADIKA says:
    February 26, 2023 at 10:56 pm

    NEME E TRADHETISE
    KURRE SNA U NDA
    SA HERE JEMI BUZE GREMINES
    DEL NJE ESAT A NJE HAMZA

    DERDHI GJAK SHQIPTARI THACI
    LIRINE E NXORRI NE PAZAR
    ASOCIACIONIN KUSH FIRMOS
    NDER BREZA MBETET TRADHETAR

    FINALEN E KURTIT
    MENDOJ TADH E PARE
    DO DAL HASHIM THAC
    APO ADEM JASHAR

    Reply
  • Asap says:
    February 27, 2023 at 6:58 am

    Këta liderat europian pranjonë me shkrim që kërkësat i vihen vetëm kosovës, akoma këta i lëpihen Putin po në mënyrë të pavetëdishme!

    Reply
  • !!? says:
    February 27, 2023 at 7:32 am

    Mc Gonigalët e SHBA dhe BE, mbasi kanë mar para “borxh” nga zoti Vuçiç, vëllau i Edi Ramës dhe Putinit dhe ish Gebelsi i kanibalit shqiptarngrënës Millosheviç, vendosën si shpërblim i parave “borxh”

    ta detyrojnë Albin Kurtin që në negociatat Serbi Kosovë të jetë prioritet jo njohja e pamvarsisë por krijimi i Donbasit serb brënda në teritorin të Kosovës, asocacionin e Arkanëve serbë që, së shpejti, të krijohen kushtet brënda Kosovës që

    tanket serbe, si tanket ruse në Ukrainë, të lëvizin për të rimar provincën e Kosovë – Metohisë, pjesë integrale kushtetuese e Serbisë.

    Ja pse “McGonigalët” e vëllaut Vuçiç, Macron, Sholz dhe Meloni, Eskobar e Lajçak i dërgojnë letër dhe i bëjnë presion Albin Kurtit të merakosur për të njohur pamvarsinë e Arkanëve serbë të Mitrovicës që janë të etur përsëri për gjak shqipëtarësh dhe nuk i dërgojnë letër ish Gebelsit të Milosheviçit për njohjen e pamvarsisë së shqiptarëve të Kosovës.

    Vllau Vuçiç i Putinit dhe vllau Edi Rama i Vuçiçit jan bër profesionistë në rekrutimin me para “borxh” të agjentëve të FBI, diplomatëve Grenelë e Lajçakë të SHBA dhe BE, madje rekrutojnë “McGonigal” edhe presidentë, kryeministra, ministra, gjeneralë, anëtar të institucioneve ligjvënse të vëndeve perëndimore që i trajtojnë popujt e Ballkanit, shqipëtarët në veçanti, si kope primitive pa dinjitet që mund të shiten e të blihen si bagëti në këmbim të parave borxh marë me bollëk nga Edi Ramët dhe Vuçiçët që drejtojnë këto kope.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?