Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një shpërdorim brutal i parasë publike!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Një shpërdorim brutal i parasë publike!
Kryesoreopinion

Një shpërdorim brutal i parasë publike!

Published: December 22, 2025
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Sipas pjesëve të dosjes hetimore të publikuara, rasti i këtij Ergys Agasit nuk është thjesht një histori abuzimi financiar, por një shpërdorimi brutal i parasë publike.

Ka funksionuar krejtësisht pa kontroll. Nga dokumentet e SPAK-ut rezulton se kompania “EA Solution”, në pronësi të Agasit, ka përfituar rreth 29 milionë euro nga fondet publike përmes AKSHI-t, dhe ajo që e bën këtë fakt edhe më tronditës është koha: këto miliona euro janë faturuar brenda vetëm disa muajsh, konkretisht në një periudhë rreth 9-mujore.

- Publicitet -

Pra, jo gjatë vitesh pune, investimesh apo shërbimesh të konsoliduara, por në një hark kohor jashtë çdo logjike normale ekonomike.

Sipas hetimit, këto para janë përfituar përmes faturave të dyshuara si fiktive, për shërbime që dyshohet se nuk janë kryer fare.

Ndërkohë, kompania që faturonte miliona euro rezulton se nuk kishte as zyra funksionale, nuk kishte staf dhe nuk kishte kapacitete reale teknike për të justifikuar kontratat që fitonte.

Me fjalë të thjeshta: një kompani “fantazmë”, pa strukturë dhe pa njerëz, ka thithur miliona euro nga buxheti i shtetit.

Ndërsa qytetarët përballen me taksa, çmime të larta dhe vështirësi të pashembullta, sipas dosjes hetimore, ky individ dhe rrethi i tij zhvillonte një jetë luksoze ekstreme. Vetëm koleksioni i verërave të shtrenjta, sipas të dhënave të publikuara, kapte vlera 3 deri në 4 milionë euro – një shifër që për shumicën e shqiptarëve përfaqëson punën e disa brezave.

Ky kontrast është thelbi i skandalit: nga njëra anë, miliona euro të faturuara në pak muaj nga fondet publike; nga ana tjetër, luks, shpenzime marramendëse dhe një stil jete që nuk përputhet në asnjë mënyrë me realitetin ekonomik të shumicës së qytetarëve.

Me të drejtë SPAK dyshon se ky mekanizëm nuk mund të funksiononte pa bashkëpunim dhe tolerim nga zyrtarë publikë, ndaj edhe janë marrë masa sigurie, përfshirë arrest me burg për Agasin dhe bashkëpunëtorë të tij, si dhe arrest shtëpie për disa zyrtarë të AKSHI-t.

Por ky nuk është vetëm një rast penal. Është një alarm shoqëror. Çdo milion i shpërdoruar këtu është një shkollë e pambyllur, një spital pa pajisje, një rrugë e papërfunduar.

Sa raste të tjera të ngjashme kanë kaluar pa u parë, pa u hetuar, pa u ndëshkuar?

Një tjetër element që ta thellon revoltën lidhet me arratisjen e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, pavarësisht se ndaj tyre ekzistonin këto hetime aktive dhe dyshime serioze për përfshirje në një skemë masive abuzimi me fondet publike.

Arratisja e tyre është një dështim i rëndë institucional. Kush mban përgjegjësi që persona të tillë nën hetim për miliona euro të kenë pasur kohë, mundësi dhe qetësi të largohen nga vendi? A ka pasur neglizhencë, paralajmërim të brendshëm apo mbrojtje politike?

Kur hetimet prekin këto shuma dhe këto nivele, largimi i të dyshuarve ngre shumë dyshime.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • chp says:
    December 22, 2025 at 2:39 am

    Ja dhe avioni gjuajtes MiG 21 po bombardon qeverine Rama me municjonin e mare ne bazen ushtarake te Spakut..ky koleksioni vererave te 3 deri 4 miljon dollare qe thote artikullshkrueja na kujtojne miljonat ne breckat e gruas Veliajt…Turp turp
    *
    Do isha dakort dhe me MiG 21 komentues qe keto hajdute te denoheshin me varje ne litar dhe litarin jo vetem do ta bleja une por dhe do ti vija lakun…
    *
    Por nese krimineli minister Fatmir Mediu puthet akoma me pleqte e Washingtonit
    *
    Por nese terroristi i certifikuar nga amerikanet Xen Salih Berishaj eshte bere miliarder dhe menaxhon ndertimet me te fuqishme ne Shqiperi…Atehere dhe ky artikull i MiG 21 eshte si nje cope mish i qelbur i hedhur nga Spakriminelet per Hijenat e Internetit…
    Stop Spak Invazion me arome Lacipitas & Argitas !!

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 22, 2025 at 4:35 am

      Ik mer cope qelbesire e ndyre. Cope kurve, mban dhe fjalim si i indinjuar, pale.
      Vrromat e Ramutit

      Reply
  • demo says:
    December 22, 2025 at 4:25 am

    Shpejt cuna mbathjani,se dolen emrat ne Miting! Provat mos i prishni fare,por i merrni me vete.Ato shishe vere 4 miljon euro,mos ja lini ne dore ketyre 2 lekshave qe kerkojne ngritje rroge,se keta jane mesuar me Merlot Balldreni.Merni Lamborghinat ne Traget,por lereni Diellen,se do ti rrasim ca Tendera.Ballukun nuk e dorzoj,se e kam si Mon Kukaleshen.Kemi marre votat per te vjedh e per ta rrujt kte popull.

    Reply
  • demo says:
    December 22, 2025 at 4:42 am

    Ooooo SPAK! Gjurme tenderash ,tunelesh korrupsioni nuk keni per te gjet ne 22 Janar,kur te mblidhet KPDja socialiste te vendosi per fatin e Ballukut.Asnje shishe Romano Conti nuk ju lane per Vit Ri!

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    December 22, 2025 at 4:50 am

    Pra, Jane kthyer Ne fakte ato qe interpreton prokuroria, jo dokumentI fakt. Keto shkrimet, pra, Jane te prokurori, zonnjusha gazetare I paraqet fakte..

    Reply
  • intelektuali says:
    December 22, 2025 at 5:24 am

    Ciceroni i Romes se Lashte ka nje citat qe eshte perdorur nga shume burra shteti:

    BUDALLENJTE NUK KANE ARGUMENTA, PRANDAJ FLASIN ME EREN

    Kjo vlen edhe per BAJGAT e Enverit qe spjegojne hajdutetine dhe krimet antishqyptare te Edi Rames me Sali Berishen dhe Imperializmin e LIG, kjo ne nje situate kur ne baze te akuzave te SPAK rezulton se sot Shqypnia po perjeton ditet me te zeza te historise se saj, qe nga shpallja e Pavaresise, sepse vendi me Saliun ka mbetur pa opozite, nderkohe qe Banda Kriminale e Partise Socialiste te Edi Rames po kafshon cdo gje nga buxheti i shtetit dhe po shet cdo llokme nga Vatani, duke parakaluar hajduterine e Enver Hoxhes dhe te Ismail Beut para tij.

    PSE KESHTU?

    Sepse me te vertet shqyptaret i kane bere regjimet e hajduterise si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu qe dine te flasin vetem me eren.

    Reply
  • Skypion says:
    December 22, 2025 at 6:53 am

    Zonje e nderuar, ka dicka qe nuk shkon me revolten tuaj.
    Sepse, revoltoheni per qilarin e vererave te shtrenjta te koordinatorit te Rames me krimin e organizuar, dhe nuk ju revolton vera 34 mije euro qe pin vete Rama!
    Ju revoltoheni me qehajane, por jo me beun qe ka instaluar ne oborrin e Kryeministrise nje instlacion 4 milione euro, vetem e vetem per te kenaqur syte e tij!
    Ju revoltoheni me sejmenin, por jo me Sheikun qe ben nje jete superluksoze, qe ua kalon madje edhe sheikeve te Lindjes se Mesme, po ta marrim parasysh faktin qe ata, per shkak te besimit, jane te rezevruar ne qejfe, kursi ky sheiku tone nuk njeh kufi ne qejfe dhe perversitete!
    Ju revoltoheni me qilarin e nje banditi, por jo me vilen futuriste super-te-shtrenjte te Kryeministrit tend, ku edhe punonjesve te mirembajtjes u behet kontroll i perditshem, nga ushtare dhe bandite civile, njejte si ne rezidencat e boseve te karteleve latine te droges!
    Ju revoltoheni me luksin e sherbetorit, por nuk ju ben aspak pershtypje superluksi i padronit!
    Me falni qe po jua them keshtu ne publik, por duket qarte se ju jeni shume naive; mos degjoni mashtruesit qe hiqen si gazetare me pervoje, dhe te cileve u kerkone mendje per ceshtje te ndryshme; ok, pyeti, por edhe shiko se ku dhe si jetojne; se edhe keta jane bere milionere ne kete kohe kolere.
    Eshte nje keshille qe ua jap te gjitheve, natyrisht falas, meqe nga natyra jam bujar: mos degjo se c’thone, por se c’bejne dhe si jetojne.
    Eshte kjo arsyeja, se pse e permend shpesh ketu ne forum Sali Berishen, jo se jam i fiksuar pas tij.
    E permend, sepse shoh se cfare jete ka bere keto 35 vite; nese , ju zonje e nderuar, apo kushdo tjeter, me gjen qofte edhe nje foto te tijen duke pire kafe, po po kafe, qofte edhe nje te vetme, me miq a shoke per qejf ne ndonje bar a restorant gjate ketyre 35 viteve, me thoni dhe terheq mbrapsht gjithe c’kam thene per te; nese gjeni ndonje ves, hobi a cdolloj vaniteti te tij, me thoni gjithashtu; nese apartamenti i rendomte ku jeton ay, te duket luksoz, thuajeni;nese ka falimentuar ndonje linje ajrore per udhetime qejfi per te pare ndjeshje futbolli ne gjithe kryeqytetet e Europes, apo ndeshje basketbolli ne SHBA me thoni; nese i bente mbledhjet e qeverise dhe partise ne restorante dhe resorte luksoze, serish me thoni; nese eshte akuzuar nga ndonje organizate nderkombetare, si OSBE-ja bie fjala, se ka pasuri marramendese prej 200 milione dollaresh…
    Them keshtu, sepse te gjithe keto e shume te tjera te ngjashme, i ka bere dhe po i ben Edi Rama.
    Por, ju nuk thoni asgje per te; nuk ju ben aspak pershtypje, edhe pse e dini sikunder une dhe te gjithe shqiptaret, se haptas po i ben.
    Prandaj them qe revolta juaj nuk ka kuptim, per te mos thene, me vjen keq qe po jua them, se eshte hipokrite.

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 22, 2025 at 4:36 pm

      Berisha notonte si kampion bote ne Dhermi, deri sa u plak.
      Cfare foto kafeje na permend.
      Kaq budallenj jeni sa mendoni te na hidhni hi syve per nje kriminel te degjeneruar si berish?
      Berisha pinte kafene me Arkanin or taj…dhe me ate serbin tjeter per te cilin sulmoi Ina Ramen..Damir Fazllic..
      Apo harruat?

      Reply
  • Artan says:
    December 22, 2025 at 7:32 am

    Dyshja legjendare intelektuhale-Skarypion. Diarreja vu vu vu

    Reply
  • Simbioza krim-pushtet says:
    December 22, 2025 at 8:05 am

    Hajde tani o Migena e Aleksit mos bej naiven e shtirur!
    Rasti i ketij Ergys Agacit qe sic po thua ” Ka funkionuar krejtesisht pa kontroll ” nuk eshte keshtu, rastesor!
    Ne kete vend ku nje tregetari ambulant i vijne rrotull tere diten taksidaret e pushtetit, Ergys Agasi me shoke ka funksionuar krejtesisht pa kontroll (pa thonjza fare) sepse ka pas nje status te vecante : Koordinatori i Pushtetit me krimin e organizuar!
    Dhe kete gje ti Migena e di mire por nuk guxo ta thuash, pasi patjeter e ke pare emisionin investikativ Report te RAI 3 ku vajti dhe Rama me pas dhe kur gazetari italian e pyet ne e njeh Ergys Agasin, ketij ju tha peshtyma ne fyt e nuk beri as gek as mek.
    Prandaj leri naivitetet se vecse te bejne qesharake. Ate status “jashte kontrollit” atij Ergys Agacit ja ka dhene ky pushtet se i sherben si ure lidhese me grupet e krimit qe jo pak here i ka mbledhur e dhene direktiva, e kete gje ose thuaje ose mos merr kot penen ti vish rrotull!

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 22, 2025 at 4:39 pm

      Sakte, ajo shprehja “krejtesisht jashte kontrollit” eshte nje idiotizem, dhe naivitet i shtirur.

      Reply
  • K R says:
    December 22, 2025 at 8:23 am

    Cfare skandali !!
    Dhe gjithandej ne gazeta shef qe jane turrur ca minj vrimash qe hedhin parulla per te relativizuar skandalet e Ballukut dhe Agasiit.

    Keto kerma shkruajne nga bodrumet e Kryeministrise ku paguhen prape me.parate e qytetarve.

    Legene moralisht sumshqyer qe.mbroni hajdutet

    Reply
  • TIRONA says:
    December 22, 2025 at 8:33 am

    Boshatisja e një kantine vere të bllokuar gjatë operacionit për kapjen e Ergys Agasit, hapi një dritare tjetër të vogël, nga ku dallohet jeta e luksit të qeveritarëve tanë. Ajo tregon se pas fasadës së reformave, pas fjalimeve për shtet dhe ligj, fshihet një univers tjetër, ai i privilegjit, i shijeve të shtrenjta dhe i qejfeve, që fantazia e shumicës së qytetarëve e ka të vështirë ta perceptojë.

    Kjo është Shqipëria e atyre që shpenzojnë 4 milion euro për një kopsht me lule apo 800 mijë euro vetëm për fustane, dhe ku një shishe verë mund të kushtojë më shumë se 33 mijë euro.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    December 22, 2025 at 9:11 am

    Do benja hallall, nje korupsion kaq te tmershem, para plan- programit te kesaj qevrie per cfarosien e shqiptarrise.Ky nuk eshte thjeshte nje korupsion.

    Reply
  • EDMOND says:
    December 22, 2025 at 9:40 am

    Nuk kuptova kryesoren: per çfare sherbimesh ose blerjesh jane dhene keto para? Ku jane Faktet se ne ç nivel jane realizuar? Nivel mediokerr prokurori!!!

    Reply
  • karma says:
    December 22, 2025 at 9:53 am

    Pyes veten nëse Rama ështê i paaftë apo i korruptuar deri në palcë edhe ai?!

    Reply
  • SPAK says:
    December 22, 2025 at 11:28 am

    Sikur edhe vete Jezu Krishti te vije ne Shqiperi do ta kompromentojne! Shqiptaret jane lindur per te qene hajdute dhe zgjedhin hajdutin ne vend te vraserve tip Sali!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 22, 2025 at 12:54 pm

    Diella MREKULLI SHQIPTARE, Kopje e programeve Indiane e programuar per te vjedhur nga kopilat e AKSHIT.
    Hajdute Teknologjike. Te rrofte kopilja Rame,Kete hidhe ne gjykate,,kerkoji atesine,se amesia te mbeti ty.

    Reply
  • Drin says:
    December 22, 2025 at 2:58 pm

    O Migena, qe po habitesh, nuk i dije ti keto? Apo ju ra lali nga fiku dhe papritmas u bene dhe socialistet e tjere hajdute?

    Reply
  • 3D says:
    December 22, 2025 at 7:34 pm

    More shpërdorimet mund të jenë të besueshme por përse nuk i ipet rasti që edhe të dyshuarit të flasin publikishtë ndryshe këto janë informime të një anēshme Berishët dhe Metajt me vite i dëgjojmë gjithë kundë çdo kundë në çdo kohë bile edhe jashtë shtetit

    Reply
  • chp says:
    December 22, 2025 at 9:37 pm

    Aldrinp 4:35 am
    Nuk e ke kuptuar komentin tim te pare dhe po e perseris:
    Do isha dakort dhe me MiG 21 komentues
    qe keto hajdute te denoheshin me varje ne litar
    dhe litarin jo vetem do ta bleja une por dhe do ti vija lakun…
    *
    Por nese krimineli minister Fatmir Mediu
    puthet akoma me pleqte e Washingtonit
    *
    Por nese terroristi i certifikuar nga amerikanet Xen Salih Berishaj
    eshte bere miliarder dhe menaxhon ndertimet me te fuqishme ne Shqiperi…
    Atehere dhe ky artikull i MiG 21 eshte si nje cope mish i qelbur
    i hedhur nga Spakriminelet per Hijenat e Internetit…si puna jote dhe Skypit Sales

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?