Qytetari Eri Pashaj ka dhënë një model të rrallë ndershmërie, duke dorëzuar në Policinë e Aeroportit të Rinasit shumën prej 2.8 milionë lekësh që kishte gjetur.
Mjeku i mirënjohur Tritan Kalo e ka ndarë këtë histori në rrjete sociale, duke vlerësuar gjestin si një “akt fisnik dhe shembull i vërtetë qytetarie”.
Në një shoqëri ku shpesh dominon mosbesimi dhe individualizmi, veprime të tilla tregojnë se ndershmëria nuk ka humbur. Shpresa për një shoqëri më të drejtë mbetet gjallë.
“Fatmirësisht e njoh mirë Erin në Tiranë prej shumë vitesh sepse jemi afër me shtëpi, por mbi të gjitha se jeta e solli që vëllau i tij i madh Dritani, është sot dhëndri i sime mbese këtu në Victoria, B.C, Canada. GENI i fisnikërisë do të mbizotërojë dhe do të shfaqet në çdo rrethanë të jetës” – shkruan doktor Kalo dhe shton:
“2.8 milionë lekë janë jo pak për një punonjës familjar në Shqipëri. PARAJA nuk ka lumturuar askënd në jetë po me atë forcë, si dhe po me atë peshë që e lumturon atë fisnikëria dhe ndershmëria.
SOT ekranet tona si dhe faqet e shtypit të shkruar duhej të ishin mbushur me këtë lajm. Në mes të BABËZISË për para, pasuri e prona të pa merituara dhe të pa fituara me djersën e punës së ndershme, GJESTI i Eri Pashajt i të mbeturit fisnik, shpalos qartazi forcën e karakterit të një trashëgimie familjare të ngërthyer ndër gene prej shekujsh.
Të lumtë i dashur Eri dhe kënaqësi që të njoh prej shumë kohësh”.



o.p. / dita

Krahasoni tani aktin e ketij qytetari anonim, me vjedhjet spaktakolare qindramilioneshe te monstres Rama dhe cetes se tij te hajduteve, shqiptareve.
Qytetari anonim dorezon 2.8 mije euro te gjetura nje personi – monstra Rama pin vere 34 mije euro te grabitura nga taksat e nje populli te tere…!
Tani krahasimet keshtu mund t’i vazhdoj pafund, se te pafundme jane vjedhjet e kesaj monstre; por po e leme me kaq; besoj se mjafton.
Pashai pasha mbetet,Nuk behet harbut.I vetmi pasha,qe u be harbut eshte Tomor Alizoti deputet i PD,qe ju bashkua Bandes harbuteve dhe u be kanibal.
…..pastaj morem vesh qe kete njeriun e ndershem e la gruaja….. Just kidding!
mjaft perdoret miliona lek po shkruani ne dollare ose euro
Respekt per kete njeri te thjeshte dhe te ndershem. Ndershmeria sot eshte ” malli ” me i rralle nder shqiptare.
Ne Shqiperi monedhe zyrtare ende eshte LEKU dhe jo Dollari apo Euro….
Të lumtë o njeri fisnik dhe paç jetë të bukur e të lumtur!
Të tillë njerëz ka pasur dhe do të Shqipëria, por fisnikët heshtin janë të urtë dhe të mënçur, ato nuk njohin formalitet e bujshme, veprimet fallco,
për ato flet vet veprimtaria e tyre, vlerat e tyre, që tashmë janë të rralla në përditshmërinë tonë, por model për fëmijët e tyre.
Nëse në një shoqëri modelohet mirësia,
atëhere ky popull ka të ardhmëri të sigurt, të lumtur dhe të paqme.
Mirësia gjendet kudo, por ajo nuk flet me fjalë, ajo bën vepra, ndërsa e liga bërtet dhe ulëret me dhimbjen që shkakton dhe bujën e mediave për të mbushur informacionin ditor.
Gazetar, punoni dhe do ta gjeni të mirën tek njeriu i thjeshtë dhe tek intelektuali fisnik, ajo me heshtjen e saj ajo kërkon më shumë punë dhe ndershmëri, sepse një media korrekte
përhap dhe rrezaton dritë dhe mirësi.