Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Familjen Xhelo,  nuk e mposhti  as  burgu, as zjarri dhe as plumbat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Familjen Xhelo,  nuk e mposhti  as  burgu, as zjarri dhe as plumbat
Histori

Familjen Xhelo,  nuk e mposhti  as  burgu, as zjarri dhe as plumbat

Published: 14 Janar, 2023
Shpërndaje

Hysen Tabaku

Duke patur  respekt  maksimal  për brezin antifashistëve  tanë,  që i dhanë  nder Shqipërisë  dhe kombit  me luftën  dhe sakrificat e tyre sublime,  kam një simpati, nostalgji  dhe interesim  të veçantë, për atë brez idealistësh të papërsëritshëm. Patriotin dhe veteranin Hasan Xhelo,  unë arrita ta njoh  personalisht në kohën kur isha në moshën  e adoleshencës.

Dëgjoja  kur ai vinte tek ne  dhe bisedonin me babanë tim Shashon, për periudhën e luftës, kur kishin qënë bashkë në Çetën e Jançës  dhe përkohësisht edhe  në Batalionin Vërçë –Sulovë, dhe pastaj në komandën e vendit   në Tunjë të Sulovës, si edhe  për pjesmarrjen e tij në  organet e ndjekjes dhe të sigurimit. Ish-partizanët e dikurshëm kanë  një ngjarshmëri e larmi vlerash  që krijon atë sfond marramendës të historise  sonë  antifashiste  të  Luftës së Dytë Botrore…!

- Publicitet -

Ai ishte një burrë  simpatik,  stoik dhe optimist, i qetë, i ndershëm dhe tepër i kujdeshëm  në mardhëniet  me të tjerët., Me pamje e sjellje fisniku, dhe një buzëqeshje të lehtë, kuptohej me një here, që e kishte prejardhjen  nga një familje e mirë.  Portreti i një burri  të thinjur dhe serioz, me një shenjë në  fytyr (që tregonte se ishte plagosur në luftë), që të shihte drejt  e në sy , që paraqist një zgjuarësi plot mirësi dhe dinjitet. Ai kishte parë  dhe përjetuar shumë ngjarje, të gëzuara dhe të dhimbshme, kishte takuar plot njerëz me të mirat  dhe të  këqiat e tyre.

Më ka mbetur peng për të shkruar  për  këtë  rast të veçant, që më kalojnë  nëpër mend  disa kujtime, mbi kontributin  e vyer të familjes Xhelo,në historinë e vendit, e cila kulmoi veçanërisht gjatë luftës Nacionalçlirimtare dhe veprimtarisë të saj  me ndikim  në   fshatin Nartë të Gramshit.

E konsideroj privilegj e kënaqësi , por edhe obligim  dhe “detyrim- moral”, që të shkruaj për kontributin e pjestarëve të familjes së Ali Xhelos.

***

Mendoj se  nuk është e lehtë të përshkruash kontributin e një familje apo jetën e çdo njeriu të zakonshëm, por është mision i pamundur të përmbledhesh në vetëm pak rreshta udhëtimin, përpjekjet, vuajtjet, zhgënjimet, modestinë dhe vlerat e një qytetari shëmbullor, një patrioti model, me integritet të spikatur siç janë  familjarët e Ali  Xhelos.

Djemtë e Ali Xhelos ruajten me nder tabanin e të parëve  të vet dhe mbështetën luftën çlirimtare, duke shpalosur  hapur  ndjenjat e tyre  atdhetare, teksa  morën krahun  e Lëvizjes Antifashiste. 

Sali Ali Xhelo lindi më 1903, kurse Hasan Ali Xhelo, lindi më 03-08-1915  në fshatin  Nartë të  Gramshit, në një familje patriotike e atdhetare dhe përparimtare .Prindërit dhe të afërmit  nga babai e nëna ishin  njerëz  të shquar, të besës , trima dhe atdhetar. Ata  urrenin çdo dhunë dhe  nuk pajtoheshin  me padrejtësitë. Urrenin  çdo pushtues të huaj që na shkelte vatanin. Në këtë djep traditash  e virtyte të larta  familjar e fisnor u përkundën dhe u rritën djemtë e Ali Xhelos.

Nëna e Saliut u nda nga jeta shumë shpejtë dhe e la Saliun  të mitur. Atë e rriti  babai  dhe Sheza,   njerka,  gruaja e dytë e Aliut, e cila nuk e ndau, por e trajtoi  njëlloj si fëmijet e saj .

Pushtimi fashist i vendit  ton, më 7 prill 1939, si për këdo , u prit me urrejtje të madhe  edhe nga Familja e  Ali Xhelos. Vëllezerit  Xhelo,Sali dhe Hasan, ditën  të orjentohen  pa mëdyshje  në krahun e duhur  të historise,  qysh  kur ishin të rinjë, së bashku me gjithë familjet dhe nënën e tyre Shezën.Ata u përfshinë energjikisht në Lëvizjen NAÇL,qysh në fillimet e saj dhe iu bashkuan  armatë 70 mijëshe të partizanëve tanë legjendarë për të çliruar vendin nga pushtuesit  nazifashistë  dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë.

Saliu u bë propagandist kundër pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit. Ndërsa Hasani ishte puntor

krahu  në rrugën  automobilistike  Gramsh-Bratilë,në bashkëpunim  me shokë të tjerë në  dhjetor

1940 organizuan një grevë për rritjen e rrogave dhe  për 8  orë punë në ditë.

Fashistët Italian ndërhynë fuqishëm kundër tyre. Hasan Xhelon, e dënuan dhe e futën në burgë, ndërkohë shokët e tij u ngritën kundër italianëve e kërkonin lirimin e  tij. Por italianët, Hasanin,e  dërguan  në burgun e Selanikut, për 12 muaj. Pas dymbdhjetë muajësh ai kthehet në vendlindje.

 

***

Kontaktet përfaqësuesve të Qarkorit të Partisë për Beratin dhe ardhja e Çetës së Mestan Ujanikut, gjatë vitit 1942, në zonën e Tomoricës dhe Sulovës së Gramshit, krijuan lidhje të forta  me lëvizjen, një numër i konsiderueshëm  veprimtarësh besnikë  dhe  të shquar të  LANÇ-it .

Këto lidhje të krijuara qysh nga viti 1942 e në vazhdimësi, familja Xhelo si: Sheza, Saliu dhe Hasani, qëndruan besnikë  si veprimtarë trima të LANÇ-it, edhe pse  egërsia  gjermano-balliste ishte  shumë  e madhe.Ata kurrë nuk e ndërprenë veprimtarinë e tyre në dobi të luftës pë çlirim.

Në vitin 1942, kur Hasan Xhelua po kthehej nga Gramshi, për në shtëpin e tij në Nartë, në vëndin e qujtur përroi i Çekrezit, shpëtoi nga përdhunimi i ushtarëve italianë një nuse e fisit Qeti nga fshati Strorë i rrethit Gramsh, e cila po kthehej me të kunatin nga prindërit e saj. Italianët, pasi kishin lidhur kunatin, i vërsulen nuses, por Hasani, me një të shtënë vret njërin prej tyre, kurse tjetri largohet me vrap në pyll.

Mbas disa muajsh, me anë të spiunëve e kapin dhe e burgosin në burgun e Beratit. Nga fundi i vitit 1942, një njësit i çetës së Jançës i përbërë nga Cene, Rreme dhe Yzeir Tabaku, të ndihmuar nga juristi beratas, i quajtur Safet Gjinokastra, mik i Tabakasve, si dhe tregëtari Kol Mbreshtani, me origjinë nga fshati Shemitër i Gramshit, të cilët me ane të futjes për takim të Rreme Tabakut, futen brënda ambienteve të burgt litar dhe organizuan arratisjen e Hasan Xhelos dhe Xhemal Tabakut. Ata, do të interrnoheshin së shpejti në Itali. Atë natë u morën masat dhe u organizua arratisja e Hasanit, Xhemalit dhe pas këtyre dualën edhe dy-tre antifashistëve të tjerë, por i fundit, një i dënuar nga Skrapari, mbeti i vrarë mbasi u diktua nga rojet italiane të burgut kur po zbriste me litar.

 

***

Mbas daljes nga burgu Hasan Xhelo lidhet me çetën e Skraparit të Mestan Ujanikut. Gjatë pranverës dhe verës të vitit 1943 ai bashkë me çetën e Jançës u bën pritë 5-6 herë forcave balliste të komanduara nga Abaz Ermenji, F. Gurrozezi dhe Lake Turku të cilët në bashkëpunim me  forcat italiane ndërmerrnin  veprime luftarake  në Sulovëe –qaf-Dardhë-Tomorricë  .

Urrejtja e vllezërve Sali dhe Hasan Xhelos ndaj pushtuesve e bashkëpuntorëve të tyre sa vinte  e rritej. Ndërkohë populli i Nartë, Saliun,  e zgjodhi antar të Këshillit nacionalçlirimtar të  fshatit, me kryetar Ramo Dragotin. Kjo familje kontribuoi duke u përfshirë energjikisht në Lëvizjen Nacionalçlirimtare qysh në fillimet e saj. Ishte kjo arsyeja  që komanda e balliste bënte presion, që kjo familje të hiqte dorë  nga LANÇ dhe  të bashkohej me ta, por  ata, nuk u tundën asnjëherë nga vendimi  i tyre, për të qënë në krahë të LANÇ për çlirimin e Atdheut.

Me formimin e batalionit Vërçë-Sulovë, më 18 gusht 1943, Hasani, inkuadrohet në të dhe caktohet komandant kompanie. Ai ishte i lidhur ngushtë me fshatarët, gëzonte  respektin e tyre, ishte i dashur, trim dhe i papërkulur para çdo vështirësie. Ai punonte  papushim për shtimin e radhëve  partizane. Fjala e tij dëgjohej me vëmendje, të rrëmbente zemrën, ngrohte edhe gurin, i bënte njerëzit për vete dhe ishte i ashpër e i rreptë me armiqët e tradhëtarët e vendit.

Shtëpia e tij u bë çerdhe, bazë e sigurt strehimi, pushimi, pritje e përciellje, për shumë drejtues të LANÇ-it si: Mestan Ujanikun, Gjin Markun, Ramiz Aranitasin, Mehmet Shehun, Nexhip Vinçanin, Rito Markon,Petrit Hakani,Riza Kodhelin(të cilin e kishte kushuri të dytë nga nëna) e tje.Si dhe për të gjitha shtabet e forcave partizane të qarkut të Beratit, Korçës, Elbasanit,

si dhe të Brigadës së l-rë “S”, Br. lV të Br. VII dhe të Br V “Sulmuse”, që vepruan në këtë zonë.  Kjo familje prahë,vuri  në shërbim të lëvizjes gjithçka që  kishte. Ndërsa nënë Sheza, ishte aktiviste e pa lodhur dhe u zgjodh Kryetare e Këshillit të Gruas  Antifashiste NAÇL për fshatin Nartë..

Ajo siguronte ushqime, u dërgonte bukë, veshmbathje partizanëve kudo që ndodheshin, bënte  edhe  (lëvizen e postës sekrete)  detyrën e korjerit, për forcat partizane. Ajo ishte me të vërtet një zonjë e madhe e shtresave të thjeshta  popullore.Sheza vinte nga një familje fisnikësh e patriote, nga të fisit Ago, e bija e Kasëm Agos  nga fshati Sotirë e Gramshit, e lidhur edhe kjo qysh në fillim me LANÇ-in.

Në operacionin e Dimrit, duke luftuar kundër forcave gjermane e balliste në fshatrat e Skraparit, Hasani plagoset në shpatull. Ndërkohë gjatë  këtij operacioni, gjermano-ballistë, forcat balliste, të komanduara nga Xhaf Bali, kapi në befasi  dhe arrestojnë dy vëllezrit, Sali e Hysni Xhelo dhe pastaj, ata plaçkitën dhe dogjën shtëpinë tyre. Hysni Xhelo, i cili ishte invalid (çalonte shumë) e larguan deri 500 metra, e rrahin dhe e lënë pa ndienja në rrugë, kurse Sali Xhelon e marrin me vete për ta pushkatuar në Tomorricë. Gjatë rrugës atë e qëllonin, e torturonin.

Xhaf Bali, ky ballist katil, i thoshte me cinizëm: “Ku e do plumbin o Sali Xhelo, para apo mbrapa? Ai shfytëzoi një moment shpërqëndrimi të tyre dhe në moment u hodh në një rrepirë e u fut në pyll. Ata e qëlluan dhe mundën vetem ta plagosin. Pas disa orësh Saliun e gjen kunati i tij, Ramo Dragoti dhe e çon në shtëpi e vetë, ku interesohet  dhe për mjekimin e tij. Por, pas disa kohësh, Saliu vdes nga plagët e pa shërueshme të shkaktuara nga dyfeku i Xhaf Balit.

Ai është shpallur dëshmor i Atdheut dhe trupi i tij prehet në vorrezat e dëshmorëve  të Gramshit.

Ndërsa pjesa tjetër e familjes Xhelo,shkoi e u strehua  tek miqët e vet në fshatin Dardhë, në familjen Koci.Ndërkohë,fshatarët e fshatit Nartë,e ndihmojnë menjëherë,dhe i ndërtuar  shtëpinë.

Në fillim të pranverës së vitit 1944, Hasani ngarkohet me detyrën e Komandantit të vëndit në Sulovën e Sipërme, me qëndër në ish komunën Tunjë.

Në operacionin e Qershorit forcat gjermano-balliste, djegin përsëri shtëpinë e Hasan Xhelos. (Pas çlirimit, pushteti popullor i  ndërtoi shtëpinë falas).

Kurse Hasani gjatë operacionit armik të Qershorit në qafën e Kashtës, plagoset në kokë               (fytyrë) nga një copë predhe murtaje, gjatë sulmit gjerman. Nuk ka aksion , pritë  apo aktivitet  tjetër  të çetës  apo  batalionit, ku të mos ketë marrë pjesë e dhënë kontributin  e tij.

Ai qëndronte gjithmonë  në vijë të pare të  sulmit. Ai ishte i veçant, i mprehtë nga  mendja  dhe i shkathtë nga dora.

Mbas çlirimit të vëndit Hasani inkuadrohet me forcat e ndiekjes me gradën e togerit. Në vitin 1951, gjatë ndjekjes së bandës së Halil Hoxhës, Hasan Xhelo plagoset keqas në kofshë.

Ka ndodhr në Proboshtin të fshatit Jançë të Gramshit, aty ku ngeli i vrarë dhe komandanti i postës Tunjë, aspiranti nga Mallakastra.

Hasan Xhelo ishte një trim i rrallë dhe patriot i flakët. Ishte burrëror, nuk e njihte frikën dhe aq  më pak, nuk dinte të kthehej mbrapsht. Atë nuk e mposhti as burgu fashist, as zjarri dhe as tre plagët e marra,dy gjatë luftës,një e mori gjatë asgjesimit të bandave të diversantëve.Madje

përballoi po me kaq burrëri edhe vrasjen e vëllait nga ballistët.

Aty nga viti 1956 lirohet nga organet e punëve të brendshme dhe më pas në vitin 1959 shkon

familjarisht në fermën e Thumanës në Krujë. Ka qënë viti 1961 kur Hasan Xhelua u nda nga jeta.

E shkurtë,e thjeshtë  e plotë sakrifica  qe jeta e Hasanit, por ai, hyri në histori  si atdhetar  dhe

partizan i LANÇ-it. Madhështinë e njeriut nuk e bëjnë postet e larta që arrin në jetë, por

virtytet, karakteri i tij, ideali atdhetar, të cilave u përkushtohesh. Ai kërkoi sakrificën. Kjo sakrificë, pavarësisht vlerësimeve me ulje e ngritje,  do të mbetet ndër breza sakrifica më e madhe, sepse ajo kish si produkt lirinë e vendit tonë. Ai do tё kujtohet nё breza si njeri qё ka lёnё emёr tё mirё, sepse  rron kontributi e veprimtaria  e tij.

Presidjumi i Kuvendit Popullorë i kohës, Hasan Xhelon, e ka dekoruar me urdhëra  e medalje të ndryshme. Por është për të ardhur keq që,kjo figure  e ndritur është lënë në harresë e pas dore nga rrethi. Deri tani nuk ka shkruar njeri dhe nuk i është dhënë asnjë titull, nga pushteti vendor i Gramshit.

 

***

Kjo familje ka dhanë gjithçka, edhe jetën,gjënë  më të shtrenjtë në LANÇ,kundër okupatorëve  nazifashist dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Prandaj, është në nderin pushteti vendor,që këtë patriot e luftëtar të pa epur, ta vlerësoj,  nderoj dhe ta përjetësoj, duke i dhënë  një titull nderi.

Është detyrë morale  dhe atdhetare  për çdo njeri të zbuloj  dhe të shkruaj për ato kontribute e vlera  që ka çdo person,ose familje, se kështu  pasqyrohet i plotë kontributi i popullit shqiptar në çdo  epok apo kohë.

Veteranë, historianë dhe intelektualë e Gramshit duhet të shkruajnë, të publikojnë vlerat patriotike dhe kontributet që ka dhënë populli dhe patriotët e Gramshit në luftën për pavarësi e çlirim kombetar. Eshtë ky popull që ka lënë gjurmë të ndritura në historinë kombëtare, që ka bërë histori si mbarë populli shqiptar, duke e shkruar atë me gjak, me sakrifica, duke e mbrojtur me tytën e pushkës.              

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Koment
  • fshatari.pafshat thotë:
    15 Janar, 2023 te 9:04 am

    Zotit Hysen Tabaku, dua ti them se me kete shkrim – me faktin se shkrimi eshte botuar ne gazete dhe portale elektronike – mjafton per ta bere te pavdekshem sjelljen patriotike te Familjes XHELO. Shkrimi ne gazete mbetet fakt ne jete te jeteve. E shikojne, lexojne, qemtojne, studiojne, vecojne, pergjithesojne, theksojne, ripublikojne etj., etj., Kurse “Dekorata”, nga kushdo president apo tjeter rob qofte ai, ka vetem nje shans te sigurt: te qendroje ne sirtar dhe here pas here te perkedhelet nga ndonje nipce. Dhe kaq, vetem kaq.
    Pastaj Zoti Hysen, ju e dini, sikurse e di tere Shqiperia se Dekoratat blihen, madje jo lire. Dekoratat nuk meritohen. Meritat patriotike jane tipare, dhunti, vlera te krimineleve, vrasesve, tradhetareve, dhe kurvareve politik, ekonomik, social, kulturor, mjedisor, ushtarak, te gjithe keta – shtetror.
    Te lumte pena zotni Hysen Tabaku.

    Shkruani shoke shkruani
    Per ne var asgje mos ruani
    I vdekuri nuk flet
    E jo me te lexoje, e te mesoje
    Se si Shqiperine ta doje.
    Sa te jemi gjalle
    Mos e kurseni ate palle
    Shkruani, kudo shkruani
    Te drejta, e te verteta.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet në Spitalin e Traumës
  • Tragjike! Hyri për t’u larë, 22-vjeçari humb jetën në lumin e Matit
  • Pas sulmeve të Izraelit në Iran, zbulohet ku fshihet udhëheqësi suprem bashkë me familjen
  • Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, çfarë parashikon paketa e re
  • “Formësojmë të ardhmen tonë Evropiane”, Samiti i SEECP, Tirana pret sot krerët e 13 shteteve

Komentet e Fundit

  1. Ali baba me 40 hajdutet në Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime
  2. Mohikani në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  3. Kola në Karriera e gjykatëses shkodrane që do vendosë nëse kryebashkiaku i Tiranës do ta presë në qeli apo në zyrë fundin e hetimeve dhe gjykimin
  4. intelektuali në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  5. TRENI në Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln euro
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?