Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fashat rrisin çmimin e energjisë për 48 500 familje/ Zbardhen shifrat për vitin 2022, blloku mbi 800 kwh shtrenjton 22.5% e konsumit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Fashat rrisin çmimin e energjisë për 48 500 familje/ Zbardhen shifrat për vitin 2022, blloku mbi 800 kwh shtrenjton 22.5% e konsumit
EkonomiKryesore

Fashat rrisin çmimin e energjisë për 48 500 familje/ Zbardhen shifrat për vitin 2022, blloku mbi 800 kwh shtrenjton 22.5% e konsumit

Published: August 31, 2022
Shpërndaje

Shtrenjtimi i energjisë për familjet që konsumojnë mbi 800 kwh do të prekë gati 48 500 familje.

TV SCAN ka siguruar shifrat e përditësuara zyrtare për konsumin e abonentëve familjarë për vitin 2022, ku rezulton se plani i qeverisë për rikthimin e skemës së tarifimit me 2 blloqe, do të përkthehet në shpenzime më të larta për një numër të konsiderueshëm abonentësh.

Ndërkohë që, me ndryshimin e bllokut nga 700 këh, që ishte plani fillestar, në 800 kwh, qeveria duket se ka planifikon të “kursejë” rreth 20 000 familje të tjera, që rezultojnë brenda kësaj fashe konsumi.

- Publicitet -

Gjithsesi, në rast të miratimit të skemës nga Enti Rregulltor i Energjisë, OSHEE do të arkëtojë ndjeshëm më shumë para’, duke qenë se shtrenjtimi do të sjellë faturimin me çmime më të larta për gati 22.5% të energjisë që konsumojnë familjet shqiptare.

Paralelisht, planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 32% të konsumit. Kjo për shkak të strukturës apo ndarjes në kategori të tij, ku për një pjesë tashmë çmimi është rritur, një pjesë janë në treg të liberalizuar, një sasi e madhe është humbje në rrjet, ndërsa për pjesën tjetër po kërkohet pikërisht rritja përmes rikthimit të fashave.

Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare për 6-mujorin e këtij vitit, 22.2% e konsumit total ishte humbje në rrjetin e transmetimit dhe shpërnadrjes, 11% e energjisë konsumohet nga bizneset që kanë dalë në tregun e liberalizuar e që sigurojnë përmes kontratave individuale me furnizues të tjerë energjinë e nevojshme, ndërsa për 12.4% të konsumit, ku përfshihen bizneset që furnizohen nga OSHEE, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, çmimi tashmë është rritur me rreth 70%.

Nëse përfshijmë edhe 22.5% të konsumit të mësipërm familjar, atëhere vetëm 32% e energjisë që konsumohet nuk do të shtrenjohet. Gjithsesi, vendimi final për ndryshimin e çmimeve i takon Entit Rregullator të Energjisë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Robus says:
    August 31, 2022 at 6:10 pm

    Nuk eshte gje e re,!
    Ky eshte TALLONI i kohes se diktatures komuniste,por me i keq akoma!

    Reply
  • mali says:
    August 31, 2022 at 9:22 pm

    Bytha e shqiptarit eshte bere me kallo.40xfutja nuk ndjen asgje.

    Reply
  • Phoenix says:
    September 1, 2022 at 4:30 am

    E di si duan keta Pederastet? Ju a them une.

    Te krijohet nje peticion Popullor, ku te mblidhen firmat e te gjitheve, se neqoftese Qeveria vendos fasha cmimi dhe kufizime, brenda 2 muajsh firmetaret zotohen qe te nderpresin kontraten e lidhjes, me distributorin e Energjise Elektrike OSHEE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta papritur këngëtari grek Giorgos Mazonakis
  • I përhapën foto-montazh me minifund dhe e akuzuan se ‘urdhëroi policinë’, Iris Luarasi: Kjo nuk është gazetari, por qelbësirllëk
  • Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Itali
  • Prostitucioni në burg, polici merret i pandehur: Urdhrin ma dha shefi
  • SPAK nis hetimet për përgjimin e Ahmetajt, në sitë lidhjet e qeverisë me Ron Yeffet

Komentet e Fundit

  1. Flamur on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  2. Xha Teme Analisti on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  3. X on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  4. Emigranti on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  5. Luani on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?