Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 26 të vrarë, mes tyre fëmijë, Fatmir Mediu shkon në gjykim për shpërthimin e Gërdecit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 26 të vrarë, mes tyre fëmijë, Fatmir Mediu shkon në gjykim për shpërthimin e Gërdecit
KronikeKryesore

26 të vrarë, mes tyre fëmijë, Fatmir Mediu shkon në gjykim për shpërthimin e Gërdecit

Published: April 6, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të enjten vendimin e pranimit të kërkesës së SPAK për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Në njoftim thuhet se mbrojtësit e zgjedhur nga i pandehuri Fatmir Mediu kanë konfirmuar se i qëndronin kërkesës për gjykim të shkurtuar. Sipas gjykatës, nga verifikimi i akteve nuk janë gjetur akte procedurale të pavlefshme apo prova të papërdorshme.

“…Duke pasur parasysh se gjykimi i shkurtuar, si gjykim i posaçëm, eviton fazën e hetimit gjyqësor dhe në thelb të tij ka pranimin e akteve të grumbulluara gjatë fazës së hetimit paraprak duke evituar marrjen e provave në seancë gjyqësore dhe debatin lidhur me to, me pranimin e kërkesës për të vazhduar me gjykim të shkurtuar, dosja e prokurorit kthehet në dosje gjyqësore dhe shërben si bazë në parashtrimin e konkluzioneve përfundimtare të palëve dhe dhënien e vendimit nga gjykata”, vëren gjykata dhe shton se u ka kërkuar palëve që të paraqesin diskutimet përfundimtare.

- Publicitet -

Pasi prokurorët e çështjes kanë kërkuar kohë për të përgatitur konkluzionet me shkrim, është vendosur shtyrja e seancës për më datë 24 prill, në orën 08:30.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi më 8 shkurt 2023 dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Fatmir Mediut, i pandehur për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Mediu akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish ‘Brigatës së Tankeve’, në fshatin Gërdec, Bashkia Vorë, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria thotë se këto akte në lidhje me shitjen dhe çmontimin e një sasie municioni “kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe kanë sjellë avantazhe të padrejta për shoqëritë SAC inc dhe Albademil sh.p.k.”.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, por kjo gjykatë ia pasoi Gjykatës së Posaçme çështjen, duke shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, duke argumentuar se vepra penale është parashkruar. Ky vendim u rrëzua si i pabazuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 24 shtator 2021, që i hapi rrugë procedimit të Mediut.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Para ligjit të gjithë njësoj! says:
    April 6, 2023 at 4:09 pm

    Të merresh me politikë, çfarëdo që të bësh, ke mburojë thënjen po më luftojnë politikisht! Kjo është arsyeja që politikanët janë më të privilegjuar se të tjerët, sepse kanë mburojë partitë politike. Para ligjit të gjithë janë njësoj. Duhet kthyer në ligj që, asnjë politikan të mos përdorë shprehjen « po më luftojnë politikisht », por të mbrohet njësoj si ata që nuk janë politikanë.

    Reply
  • talibansi says:
    April 6, 2023 at 4:26 pm

    edhe ky gjyq nuk do te sjell gje, pervec nje denimi per shperdorim detyre, packa se me pasoja te renda! Nga asnjw lloj gjyqi nuk lejohet te dali me shume se c’ka dale ne lidhje me amerikanet dhe Pentagonin, apo se c’nxorri gjyqi ne Amerike, qe denoi dy-tre vete, sepse po te dalin te gjitha horlleqet ne mejdan, nuk eshte cudi qe ne talibanet te shkojme ne gjyqin e Hages e te hedhim ne gjyq Pentagonin dhe Ameriken!

    Reply
  • Pilo Lala says:
    April 6, 2023 at 7:41 pm

    Fatmir Mediu ka kerkuar ti vije ne burg Eli Fara dhe krushka nga Vora.
    Ta bejne me rradhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?