Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fëmijët në situatë rruge, të parët që shfrytëzohen. KE: Masat të pamjaftueshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fëmijët në situatë rruge, të parët që shfrytëzohen. KE: Masat të pamjaftueshme
AktualitetShoqëri

Fëmijët në situatë rruge, të parët që shfrytëzohen. KE: Masat të pamjaftueshme

Published: June 27, 2022
Shpërndaje

Fëmijët në situatë rruge janë ata që bien të parët viktimat të trafikimit dhe shfrytëzimit.

Në Shqipëri, ky grup është më pak i mbrojturi dhe ata janë viktima të prostitucionit, pornografisë dhe shfrytëzimit seksual.

Diçka e tillë bëhet me dije në raport-zbatimin katërvjeçar për Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijës, ndërkohë që Këshilli i Evropës thekson se masat e marra për të ndihmuar dhe për të mbrojtur fëmijët në situatë rruge në Shqipëri, kanë qenë të pamjaftueshme, “pavarësisht përpjekjeve për të harmonizuar legjislacionin me traktatet ndërkombëtare, ndërsa fëmijët vijojnë të jenë viktima të prostitucionit, pornografisë dhe shfrytëzimit seksual.”

- Publicitet -

Edhe një raport i fundit nga UNICEF vëren se një shqyrtim i kryer nga OSBE-ja për viktimat e mundshme të trafikimit të fëmijëve në vitin 2020 evidentoi probleme madhore në lidhje me menaxhimin e rastit, “ku përfshihej mungesa e vendimmarrjes së posaçme lidhur me identifikimin e trafikimit, mungesa e ndjekjes së hetimeve penale, si dhe mangësia shqetësuese në sigurimin e masave të mjaftueshme të mbrojtjes së fëmijës.”

Në të u evidentua dhe se është një nevojë e konsiderueshme për të fuqizuar sistemet për mbrojtjen e fëmijës në Shqipëri për sa i përket trafikimit të fëmijëve, nëpërmjet rritjes së trajnimit të palëve kyç të interesit, duke përfshirë oficerët e zbatimit të ligjit, punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve dhe shkollat.

Martesa e hershme ende problem, edhe pse nuk raportohet

Ndonëse mosha minimale e martesës sipas Kodi të Familjes (2003) është 18 vjeç, 11% e grave të grupmoshës 20–49 vjeç dhe 2% e burrave ishin martuar në moshën 18-vjeçare, ndërsa përqindja e grave të grup-moshës 15–19 vjeç në moshë riprodhimi, u rrit me 3.5% midis periudhës 2017–2018, nga 2.8% gjatëve viteve 2008–2009.

“Të dhënat aktuale kanë treguar se martesa e fëmijëve, ndonëse nuk është raportuar në nivelin e duhur, kryesisht për shkak të pabarazisë gjinore, varfërisë dhe përjashtimit social, vazhdon të jetë ende një çështje me rëndësi madhore që duhet adresuar urgjentisht.”, vërehet në një raport të përgatitur nga disa organizata në vend dhe të bërë publik së fundmi.

Me ndryshimet e fundit, ligji tashmë ka siguruar që fëmijët e lindur pa shtetësi në territorin shqiptar, fëmijët e braktisur, fëmijët e birësuar dhe shumica e fëmijëve të lindur nga shtetas jashtë vendit të fitojnë përkatësinë.

Fëmijët përballen ende me vështirësi nëse prindërit kanë dokumentacion të parregullt dhe si rrjedhim komunitetet rome dhe egjiptiane ndikohen në mënyrë të pabarabartë, ndërsa fëmijët e lindur jashtë vendit nga prindërit romë, veçanërisht në Greqi, përballen me vështirësi të veçanta.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Vlora 97 on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?