Shtrenjtohet sërish nga fermerët qumështi për fabrikat e përpunimit. Pas 15 korrikut qumështi i lopës është rritur 7,5%, qumështi i dhisë 15% dhe qumështi i deles 8%.
Për shkak të shtrenjtimit të qumështit operatorët paralajmërojnë rritje tjetër të produkteve të bulmetit që do të nisë nga 5%. Kompanitë përpunuese janë në vështirësi për gjetjen e qumështit në vend, pasi prodhimi është me rënie. Mungesa e qumështit është krijuar nga shtrenjtimi i lëndëve ushqyese për kafshët.
Përfaqësuesi i fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita” Taulant Pupa tha për “Monitor” se shtrenjtimi i qumështit ka ardhur nga ngritja e çmimit të bazës ushqimore pas përfundimit të sezonit të korrjes së grurit. Pupa pohon se fabrikat janë të detyruara të blejnë qumësht pavarësisht çmimit të lartë, pasi aktualisht e kanë të pamundur të përballojnë kërkesën, por edhe të magazinojnë produkte.
“Kjo situatë ishte paralajmëruar edhe më parë. Ishte e pritshme të kishte një tjetër rritje të çmimit të qumështit pas përfundimit të sezonit të korrjeve të grurit. Për shkak të rritjes së çmimit të naftës, por edhe të inputeve bujqësore lënda ushqyese e kafshëve është rritur 60%. Nëse më parë çmimi për lidhjen e topit të kashtës ishte 50 lekë këtë vit arriti në 80 lekë. Për këtë arsye çmimi i qumështit është rritur deri 15%. Konkretisht çmimi i qumështit të lopës nga 54 lekë pas 15 korrikut u rrit në 58 lekë për litër (rritja 7,5%). Deri në fund të muajit gusht parashikohet të arrijë në 63 lekë për litër. Qumështi i dhisë nga 65 lekë arriti në 75 lekë për litër (rritja 15%) dhe qumështi i deles nga 115 lekë në 125 lekë për litër (rritja 8%). Për qumështin e deles parashikohet të ketë mungesa, pasi është drejt përfundimit”, pohoi ai.
Shtrenjtimi i qumështit ka shtuar kostot e prodhimit për këtë arsye kompania “Vita” ka bëre gati çmimet e reja të produkteve të bulmetit që nisin nga 5% më shumë se muaji prill. “Brenda pak ditësh pritet të dalim në treg me çmimet e reja. P.sh djathi i lopës është shtrenjtuar 5% nga 550 lekë për kg në 580 lekë. Ndërsa çmimet e produkteve të tjera, jemi ende duke i rishikuar, sesi do të jetë rritja, pasi duhet të jemi të kujdesshëm për konsumatorët. Nuk kërkojmë që produktet e bulmetit të kthehen në produkte luksi”, veçon Taulant Pupa.
Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që kompania rrit çmimet e produkteve të bulmetit. Më 25 prill fabrika e qumështit “Vita” rriti çmimet për produktet, si: kos, djath dele dhe lope nga 9 deri 11%. Ndryshimi erdhi për shkak të shtrenjtimit të qumështit të fermerit.
Situata është e ngjashme edhe për operatorë të tjerë. Për këtë vit shumë fabrika të përpunimit të qumështit kanë rritur 2 apo 3 herë çmimet e bulmetit. Kosi Morava është shtrenjtuar ditët e fundit kosin me shishe, nga 220 në 260 lekë, ose 18% më shumë.
Në fillim të qershorit Erzeni shtrenjtoi çmimet me 15% dhe është në dilemë nëse do të reflektojë dhe rritjen e fundit të kostove, për shkak të efektit që mund të kishte në konsum.
Sipas INSTAT, në vitin 2021, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 115 mijë tonë. Sipas llojit, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës është rreth 94 mijë tonë, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është 13 mijë tonë dhe sasia e grumbulluar e qumështit të dhisë është rreth 8 mijë tonë.
Krahasuar me vitin 2020, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7,4%, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%./Monitor
a.m/dita
Njerëz, janë vetë Taulant Pupët e Erzenët që vran barbarisht, me çmimet e kusarisë …….. o zot ruaje njerin e ndershëm nga kusarët e pashpirtë….. 37,0 Lekë për litër, bashkë me kryebarin e Akademisë së barinjëve , horrin dixhital Edi Rama , që heq subvencionin 10,0 L për litër, se ……..o zot ruaji mëndjen kryeministrit…….nuk shkon tek blegtori se ua vjedhin ata që kan në dor subvencionet , dmth kusarët zyrtarë të Edi Ramës, dhe
numri i krerëve të lopëve është paksuar gati më tepër se 8 herë në fshatin tim, si kudo në Myzeqe, më besoni se nuk kam pse të mashtroj, për 10 vjetë sundim të kusarit dixhital të marrosur nga sëmundja psiqike e kusarisë, Edi Rama sepse
vërtetë mua që kisha dy krerë më ngeleshin fitim vetëm bajgat e lopëve, asgjë tjetër dhe
horrori është se kusarët Pupë e Erzen vjedhin jo vetëm blegtorin me çmime kusaria të ulta por, mendoni, qumshti i lopës që meret nga blegtori tani 58,0 Lpër litër, shitet , mbasi skremohet, 260,0 L për litër, 4 herë më tepër duke e rjepur edhe blersin fatkeq që bije në dorën e tyre.
Kusarët Pupi dhe Erzeni janë dy herë kusarë, vjedhin haptazi blegtorin dhe blersin e produkteve të tyre dhe
mos i besoni horrit të shpërfytyruar, mashtruesit kronik dixhital në nivelin e një krimi, Edi Rama që para një jave deklaroj paturpësisht që produktet blegtorale janë prodhuar me 97% të qumështit të frskët të blegtorit vëndas, verifikojeni po të doni, në fabrikat e tyre prodhohet pothuaj vetëm me qumështin e blegtorit Arkan Arkaniç serb i përpunuar kimiksht në qumësht pluhur që
po të mos ishte Open Ballkan që hoqi kontrollin doganor , do ishte kthyer mbrapsht si produkt i rrezikshëm për shëndetin dhe
kusaria e dyfisht shtet- biznes mer pamjen e një krimi të rënd që vret shëndetin e popullit, kam frik se 90 % e produkteve blegtorale bëhen duke përpunuar produkte me natyrë kimike si pluhuri i qumshtit dhe vaji që quhet i palmës, mjafton të them që këta biznesmen të nerum nuk konsumojnë në familjet e tyre produktet e fabrikave të tyre dhe jam habitur dhe tronditur kur rastësisht e mora vesh këtë gjë të frikshme.
Në qoftë se nuk do të smontohet haleja e krimit , korrupsionit dhe kusarisë 30 vjeçare të Sali Berishës, Ilir Metës dhe horrit të sofistikuar shkencërisht deri në horror me gestapon e tij patronazhiste qeverisëse Edi Rama, kombi do të shpërbëhet edhe nga kequshqyerja me kimikate blegtorale!
Të më thoni, pse sundimtari psh nuk bën ministër të bujqësisë Erion Braçen që ngre probleme shqetësuse për shkatrrimin e bujqësisë e blegtorisë në vënd dhe mban kryelopën e deformuar nga idjotizmi i saj klasik anti rural Karpica që rrinte duke hapur sytë si lopë e trembur në kuvend kur fliste Erion Braçja pa qën në gjëndje të bënte një debat konstruktiv dinjitoz për një ministre?
Mos e ka stërvitur shoku Edi Karpicën ministre si Oliver Tuistin e Çarls Dikensit që stërvitej për të vjedhur xhepat duke mar pa u ndjer nga xhepi i kapobandës një shami, që kur ajo drejtonte AZHBR që subvencionet rurale të nuses tashma ligjërisht të tij BE, të shkojnë pa u ndjer, nga xhepi i nuses BE, të gjitha, në thesin e tij të kusarisë dhe asnjë euro të mos shkoj qoftë edhe në një bujk të vetëm të mirfilltë?
Eh sa do të përparoj blegtoria kur kusari dixhital rural, kryetari i Akademisë së barinjëve Edi Rama do të ulet si dhëndërr kollovar ngjitur me daj Sholcin, xhaxha Makruanin…….. dhe do të fus pa u ndjer, si profesionistat xhepistë të Çarls Dikensit, duart në xhepat e nuses BE dhe pse jo edhe në xhepat e daj Sholcit dhe xhaxha Makruanit…….xhepat e të gjithë takasapaguesve të BE, madje nuk shpëtojnë edhe xhepat e shqipëtarëve që punojnë dhe jetojnë në BE,
hëëëë…….kujtuan këta të fundit që shpëtuan nga Edi Rama duke ikur në vëndet e BE por prap Edi Rama do t’ju vjedh tani me statusin e dhëndrrit të nuses BE, nuk shpëtoni joooo…..nga Edi Rama, ai do t’ju ndjek pil më pil kudo që të veni……..
ai është kusar modern i nivelit global dhe do të shënohet në histori si i tillë dhe ta gëzoj BE si dhëndër kollovar.
Mqs fermeret dhe blektoret po rrisin cmimet è qumesbtit dhe te ne produkteve te tij jam i mendimin qe qeveria te rri se ne maksimum cmimin e qumesbtit pluhur, te vej 150lek kg dhe keshtu bar hot nuk do perdorn me pluhur por qumesht te vertete e jo pluhur qumesht. Ju ngrini cmimet dhe pastaj thoni qe nuk shitet qumesht I jone por ai qe vjen nga jashte, ai do vij persa kohe blektoret tane nuk bejne ferma te medha me blektori dhe jo me nje lope e nje dhi nuk behet Stan me lepuj. Bashkohuni bashke beni kooperative dhe shtoni bagetite dhe siperfaqet me ushqim per to. Ne shikoje arat e fushat djerre, Pak sera pa le bageti nuk te sheh syri nje na u be syri baker per te pare nje tufe me bageti. Punzoni te bashkuar me njerez, bageti e mjete bujqesore e financiare, te vetem nuk ja dini dote. Bashkimi bene fuqine.